Author: Isen almakos

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ësjhtë përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç në lidhje me akuzat që këta të fundit kanë bërë për armatosjen eSerbisë. Vuçiç përmes një deklarate për mediat është shprehur se ato duhet që “ta lënë Serbinë rehat”dhe të ndalin kritikat në lidhje me marrjen e armatimeve nga Kina. Ndër të tjera në fjalën e tij Vuçiç e ka quajtur veten një “ujk të vetmuar”, madje duke refuzuar të jetë edhe luan, sepse, sipas tij, luanët, elefantët dhe tigrat mund të shihen në cirk, por “nuk ka kurrë…

Lexo më Shumë

Anxhello Gjorgjievski, i dyshuari I parë për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, I cili ishte në arrati, gjendet në paraburgim. MPB-ja ka njoftuar se ai në orën 01.20 të mëngjesit u është dorëzuar zyrtarëve policorë ekipit operativ “Kërkime” në rajonin e lagjes Aerodrom, kurse rreth orës 02.00 është dërguar në paraburgim në Burgun e Shkupit. Për të, sic njofton MPB-ja, tashmë është miratuar vendimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve. Në mengjes edhe Prokuroria Publike njoftoi se MPB-ja në mëngjes ka njoftuar PTHP-në Shkup se Anxhello Gjorgjievski është privuar nga liria. Ai ishte në kërkim në bazë…

Lexo më Shumë

Së bashku me menaxhmentin e Klinikës së Pulmologjisë, ministri Bekim Sai sot vizitoi Qendrën e re Kompjuterike për Diagnostikë, ku është instaluar sistemi më bashkëkohor i tomografisë kompjuterike. Sistemi i ri më bashkëkohor për tomografi kompjuterike është vënë në funksion në Klinikën e Pulmologjisë. Ky sistem është siguruar përmes fondeve IPA, në kuadër të mbështetjes financiare nga BE-ja, në vlerë prej 3.7 milionë euro, të destinuara për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për këtë qëllim, në Klinikë është punësuar edhe kuadër profesional i cili do të punojnë me pajisjet – katër radioteknologë dhe dy mjekë specialistë radiologë. “Furnizimi me pajisje mjekësore…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka takuar edhe mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku u vlerësua se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura. Në takim u theksua se të dy vendet, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal. Pendarovski ka thënë në takim se Maqedonia e Veriut përcjell me vëmendje situatën politike në Mal të…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ishte pjesmarrëse në sofrën e bëgatshme të iftarit të shtruar nga Ajgyl Sylejman, kryetare e Asociacionit për Afirmimin e gruas. Në këtë Iftar, Arsovska u shoqërua edhe nga nënkryetatja e qytetit, Bujare Abazi. “Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit një mundësi e mirë për tu shoqëruar me zonja që vijn nga degë të ndryshme: politikë, biznes, arsim si dhe për të reflektuar me respekt për punën dhe sukseset e tyre”, njoftoi Abazi në Facebook.

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive me dhimbje stomaku, siç raporton A1on shkak ka qenë helmimi nga ushqimi. Kryeministri u pranua me dhimbje stomaku nga helmimi i mundshëm nga ushqimi. Atij i është ofruar kujdes i plotë shëndetësor, pas së cilës gjendja e tij është përmisuar menjëherë. Ai është ndaluar në mbrëmje për vëzhgim ndërsa sot është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore ka thënë për portaln A1on dr. Milena Stevanoviq.

Lexo më Shumë

Disa persona janë qëlluar me armë në një stacion metrove në Brooklyn orët e para të së martës. Sipas të dhënave të para, dyshohet që 13 persona janë plagosurndërsa autoritetet po kërkojnë një person që kishte vendosur maskë kundër gazit dhe kishte veshur një jelek fosforeshent. Veç personave të plagosur, sipas raportimeve në vendin ngjarjes janë gjetur edhe një sërë lëndësh plasëse të paaktivizuara. Si pasojë e sulmit dyshohet që te ketë edhe viktima. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë të shtrirë në tokë me plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë,…

Lexo më Shumë

Lufta në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve mund t’i prishin planet e atyre që dëshirojnë të shkojnë për punë në ndonjë shtet evropian. Nga Agjencitë që ndërmjetësojnë për punësim jashtë vendit, thonë se për dy deri tre muaj do të jetë e qartë nëse kriza e refugjatëve do ta zvogëlojë numrin e punëtorëve nga Maqedonia e Veriut që pranohën ne vendet perëndimore. Ata thonë se refugjatët ukrainas që kanë arritur në Gjermani veçmë kanë filluar të kërkojnë punë, në grupe prej dhjetëra personave të gatshëm për të punuar çkado qoftë dhe duke pranuar paga më të ulëta në krahasim me…

Lexo më Shumë

Mediat botërore janë alarmuar pasi një autor i panjohur ka regjistruar një video nga rajoni i Leningradit, duke pretenduar se në këtë video shihen automjete ushtarake të ushtrisë ruse duke lëvizur në drejtim të autostradës për në Helsinki. Sipas videos së publikuar në Twitter, ushtria ruse po transporton sistemin raketor të lëvizshëm të mbrojtjes K-300P Bastion-P. Informacionet se kamionët po lëvizin drejt kufirit finlandez janë ende të pakonfirmuara. Tensionet mes Rusisë dhe Finlandës, por edhe Suedisë, u ngritën në nivelin më të lartë pasi dy vendet, deri tani ushtarakisht neutrale, njoftuan se do të nisin procesin e anëtarësimit në NATO.

Lexo më Shumë

Ish zv/drejtori në ELEM, Fatmir Limani, ka ngacmuar kushëririn e tij, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pasi ky i dyti në një intervistë ka thënë se rinitarët që po largohen nga vëndi nuk janë patriotë. Reagimin ndaj tekstit që përcjell këtë deklaratë të Ahmetit, Limani e ka filluar me titullin “Karadyzen që dikur ishte qeha!”, kurse aty ka përdorur edhe fjalë tjera si “ mosmirënjohës, injorant, i pafytyrë dhe bukëshkelës!”. Më poshtë u sjellim të plotë reagimin e Limanit. KARADYZEN QË DIKUR ISHTE QEHA ! ◾️ Kur varfnjaku dhe i pafytyri harron papasjen, bëhet mosmirënjohës, injorant, i pafytyrë dhe bukëshkelës…

Lexo më Shumë

ASH ka marë sot edhe një post të lartë në qytetin e Shkupit. Zevendes drejtor në Ndërrmarjen Publike “Rrugët dhe rrugicat” është emëruar Sevdair Izairi, i cili personalisht e ka bë të ditur këtë informacion. “Sot edhe zyrtarisht mora Postin e Zv. Drejtorit te NP Rrugët dhe rugicat Falemenderoj gjith ata té cilët më përkrahën dhe kan qenë me mua gjat gjith kohës kur ka patur nevoj. Me shpresë se edhe kësaj rradhe detyrat dhe Obligimet do ti kryej me sukses. Kjo do të jetë edhe një motiv plus për Aleancën per Shqiptar Degën e Shuto Orizares”, ka shkruar Izairi…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të plotësojnë disa kushte të jashtëzakonshme në rast se planifikojnë të kryejnë haxhin për këtë viti, transmeton Portalb.mk. “Haxhi i këtij viti është për grupmoshën nën 65 vjeç, me kusht që të jenë të vaksinuar (me dy vaksina) kundër Covid-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë”, deklarojnë nga BFI-ja, bazuar në informatat e marra nga Ministria e Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Për shkak gjendjes epidemiologjike të krijuar nga virusi Kovid-19, qytetarët që duan të kryejnë pelegrinazhin në Mbretërinë e Arabisë Sauditë, gjatë hyrjes duhet të kenë edhe testin PCR negativ,…

Lexo më Shumë