Zëvendës ministri i arsimit, Lulzim Aliu, priti sot në kabinetin e tij përfaqësues të Universitetit të njohur të Çanakalasë. Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi – ÇOMÜ me mbi 1800 akademikë dhe mbi 48,000 studentë u rendit në mesin e 1,000 universiteteve më të mirë në botë në Raportet Botërore të Renditjes së Institucioneve Scimago në vitin 2012. Në takim janë dakorduar aktivitete konkrete bashkëpunimi, që mundësojnë hapjen e dyerve të këtij Universiteti për studentë nga Maqedonia e Veriut. “Sot u vizituam nga rektori i universitetit të Çanakalas, Prof. Dr. Sedat Murat, sekretari gjeneral Ayhan Monus, koordinatori Ziya Arnavutoglu si dhe Prof.…
Author: Isen almakos
Aktivisti i shoqerisë civile nga Tetova, Krenar Osmani, ka komentuar rezultatet e regjistrimit të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas Osmanit, nuk është e vertëtë se në Maqedoni jetojnë më pak se 500 mijë shqiptarë. “Vetëm Tetova (me rrethinë) dhe Shkupi (me rrethinë) pa diasporën (mërgimtarët) kanë mbi 400 000 shqiptarë”, shprehet Osmani. Sipas tij, me gjithë diasporën, Kumanovën, Gostivarin, Dibrën, Kërçovën, Strugën, Ohrin, Manastirin, Prilepin dhe Velesin “jemi mbi 850 000 shqiptarë në Iliridë”. “KY REZULTAT I DIRIGJUAR I RREGJISTRIMIT ËSHTË NJË NGA TURPET DHE TRADHËTITË MË TË MËDHA”, thekson Krenar Osmani në statusin e publikuar në Facebook.…
Zv kryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkuar se pas 20 vjetësh, RMV më në fund ka realizuar operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstrukcioneve dhe sfidave. Postimi i Grubit në Facebook: Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullësisë. Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në…
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Sipas rezultateve zyrtare të ESHS, në Maqedoninë e Veriut për momentin jetojnë 24.3 për qind, respektivisht 446.321 shqiptarë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2002, numri ka rënë për 63.223 banorë (në vitin 2002 në Maqedoninë e Veriut kanë jetuar 25.2 për qind, respektivisht 509.544 shqiptarë), shkruan Almakos. Përafërsisht, tani në Maqedoninë e Veriut jetojnë më pak shqiptarë sa ka gjithsej banorë një qytet si Kërçova (me rrethinë). Kjo ulje është e çuditshme kur kemi parasysh se nataliteti tek shqiptarët ende është…
Një kumanovar është mashtruar nga familjar i tij për 11.500 euro, njoftoi sot policia. “Personi O.H. Nga Kumanova ka njoftuar policinë se është mashtruar nga një anëtar i familjes për 11.500 euro. Sipas denoncimit, familjari i tij i ka ofruar të ja shesë veturën, por pasi ka kaluar kohë e gjatë, ka kuptuar se veturën ia ka shitur dikuj tjetër, kurse paratë nuk ia ka kthyer”, njoftoi MPB Kumanovë. Policia po mer masa për ndriçimin e plotë të rastit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, tashmë njihet si figurë e respektuar në trojet shqiptare edhe jashtë Shqipërisë. Në kuadër të lëvizjeve të pandalshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Alizoti sot ka vizituar Kullën e Jasharajve në Prekaz, ku u prit nga kryefamiljari, bacë Rifat Jashari. Edhe njëri edhe tjetri kanë biseduar gjerë e gjatë si përfaqësues të familjeve që kanë treguar heroizëm dhe atdhetarizëm në kohë të vështira për kombin shqiptar. “Prekazi është kryeqendra e patriotizmit dhe frymës liridashëse në historinë më të re kombëtare. Sakrifica e kryeheroit Adem Jashari dhe familjarëve të tij ka bë jehonë në mbarë botën…
Pas tenderëve që i ka fituar djali i Millorad Dodikut të Republika Srpska në MPB, si dhe kompania ruse Lukoil në MPJ dhe te rezervat shtetërore, një skandal i ri del në shesh me furnizimet publike. Skandalin e ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Millosovski në Twiter, duke zbuluar se konsulli i nderit i Bjellorusisë (aletait kryesor të Rusisë), ka fituar tender në vlerë 26 milionë euro në Maqedoninë e Veriut vetëm për një muaj. Tenderin në fjalë ai e ka fituar në Kombinatin e Minierave dhe Energjetikës në Manastir, shkruan Almakos. “Deri sa ministrat në formë retorike janë për…
Një 30 vjeçar, banor i fshatit Bukoviç me iniciale E, A dje në stacionin policor Gjorçe Petrov ka lajmruar për një incident që ka ndodhur me 26 mars në magjistralen Tetovë- Shkup. Sipas raportimit të tij pas një mosmarëveshje paraprake në komunikacion, pesë persona iu kanë kërcënuar dhe dy prej tyre kanë pasur edhe armë zjarri. Pas masave të marra nga policia është konstatuar se personat në fjalë janë : F.R (41), A.A (38), D.N. (41), N.S.(28) dhe D.D.(48), të gjithë nga Gostivari dhe të gjithë punonjës të MPB-së. Ngjarja është raportuar në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve…
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 1.955.058 testime për COVID 19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID 19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 305.114, numri i të shëruarve është 294.072, numri i atyre që humbën jetën është 9.208 dhe numri i rasteve aktive është 1.834, transmeton Almakos. Sipas të dhënave zyrtare, përqindje më e lartë e personave që kanë humbur jetën nga Kovid është shënuar në komunën e Likovës, në vend të dytë është Saraji, kurse në vendin e tretë komuna e Tearcës,…
Gazeta e madhe italiane Corriere della Sera ka publikuar ditën e sotme një shkrim mjaft kritik në 2 vjetorin e misionit shqiptar të mjekëve në Itali. Gazetari Andrea Galli, shkruan se ardhja e mjekëve shqiptarë, ku mes tyre ishte edhe një punëtor karburanti, më shumë së ndihmë ishte një shou i ndërtuar nga Edi Rama. Por mes radhëve të shkrimit, Corriere shkruan se, në avionin ‘Air Albania’ që transportoi mjekët shqiptarë, kishte shumë para, shumë më tepër se sa ishte e nevojshme për të jetuar në Brescia, ku edhe shkuan shqiptarët. Në këtë shkrim, gazetari Andrea Galli thekson se; ‘në…
Policia e Tetovës ka arrestuar dje katër kosovarë në fahatin Jazhincë në kufi me Kosovën. Sipas MPB, ata janë kapur duke bë kontrabandë me begati, shkruan Almakos. Bëhet fjalë për personat me iniciale L.Z.(47), L.Sh. (48), L.A. (61) dhe A.C. (35), të cilët janë arrestuar nga policia në lokalitetin Rogaçevë dhe ua ka konfiskuar bagëti ë. MPB nuk ka bë të ditur nëse ata janë arrestuar duke kontrabanduar bagëti nga Kosova në Maqedoni, ose nga Maqedonia në Kosovë.
Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët miratoi këtë deklaratë të cilën ua sjellim të plotë në vijim: Deklaratë : 1. Aleanca për Shqiptarët është krenare me origjinën e saj politike që buron nga përpjeket e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të vazhduara nga Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, dhe që mbështetet në filozofinë politike të Arbën Xhaferit. 2. Aleanca për Shqiptarët si forcë e qendrës së djathtë me orientim properëndimor dhe synim për t ’iu bashkuar familjes së partive popullore evropiane, vazhdon me përkushtim këtë rrugëtim politik për realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si shtet ku të gjithë…

