Author: Isen almakos

(PSP – SJO shfrenimet ne kurriz te shtetit dhe qytetareve te RMV-se nga persona te caktuar me pushtet Prokurori) Shkruan: Bedri Ajdari Sipas informacioneve te mia, sot 06.04.2022 do te mbahet seance ne Keshillin e Prokurorise ne lidhje me udhetimin e Specijalna Obvinitelkes (Prokurores Speciale) FF ne Palermo dhe ne shum vende jashte shtetit, te cilat udhetime kane nje kosto te larte neper hotele luksoze me darka e dreka te begatshme te kurorezuara me wheskey dhe coca(ne vijim edhe kete do ta shihni), e gjith kjo ne shpinen e qytetareve te vendit. Prokurorja e cila ben tifozllek per RMV-ne krah…

Lexo më Shumë

Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lumë. Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha për Gazetën Express se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit. “Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërgu një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi për Gazetën…

Lexo më Shumë

Dosja gjyqësore, për Mile Janakieskin numëron pesë aktgjykime. Ndaj tij janë në pritje edhe katër lëndë të tjera penale, shkruan Alsat. Përkundër pesë aktgjykimeve ndaj tij, Janakieski nuk është në burg. Ai është dënuar me kusht për dy raste – “Qendra shuplakat”, rast i formës së prerë, si dhe për rastin “Dizajn” për blerjen e autobusëve kinezë, për të cilin Janakieski ka pranuar fajësinë. Janakieski përsëri mori dënim me burg për tre raste. Ai deri më tani është dënuar me 14 vite burg. Dënim më të madh deri tani ka marrë për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, 6 vite. Vetëm…

Lexo më Shumë

Rakip Tairi, nga Aleanca për Shqiptarët dega Shuto Orzare përmes një konference për media ka reaguar ndaj Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili me vendim politik dhe në kundërshtim me ligjin emërton drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” duke anashkaluar kompetencat e Komunës së Shuto Orizares, Dritan Ganiu, vëllaun e Kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, përcjell in7 “Jemi këtu për të reaguar ndaj ndërhyrjes së ministrit për arsim dhe shkencë i cili me vendim politik dhe në kundërshtim me ligjin emërton drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” duke anashkaluar kompetencat e Komunës së Shuto Orizares. Konkretisht bëhet…

Lexo më Shumë

Trajtimi i ndotjes së ajrit është luftë e përbashkët e të gjithë faktorëve në shoqëri dhe të rinjtë janë forcë shtytëse në këtë betejë. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot në fjalimin përshëndetës në panelin e titulluar “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që ishte organizuar nga MladiHub – Zyra e Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski. “Mjekët e rinj kanë rol të veçantë në këshillimin e pacientëve për masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtje, duke qenë se kjo çështje na prekë të gjithëve, por veçanërisht grupet e pambrojtura, si të sëmurët kronikë, personat me sëmundje të zemrës…

Lexo më Shumë

Pas masave të marra, dhe me kërkesë të Interpolit të Spanjës, me datë 04.04.2022, oficerë policorë nga Stacioni Policor Strugë dhe Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në një hotel në Strugë, kanë gjetur K.M.T. (39) nga Spanja. Siç ka raportuar ajo, përmes Tiranës ka arritur në Strugë me marrëveshje paraprake me një qytetar të Strugës. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. Sektori për Punë të Brendshme Ohër.

Lexo më Shumë

Në shumë mure nëpër ndertesa në qytetin e Manastirit është vizatuar shkronja “Z”, simbol i invazionit rus në Ukrainë. E shoqëruar me shkurtesën “RF” në qirilicë, si simbol i “Federatës Ruse”, flet për propagandën e shtuar pas fillimit të konfliktit në Ukrainë. Ekspertët paralajmërojnë institucionet kompetente të marin masat e nevojshme, duke theksuar se bëhet fjalë për propagandë që vjen nga shërbimi sekrey rus. “Shteti maqedonad është sulmuar nga brenda, institucionet janë sulmuar përmes Shërbimit Sekret Rus, e këtë e vërteton edhe dëbimi i disa diplomatëve rusë nga vendi. Më herët joformalisht u dëbuan edhe diplomatë tjerë rusë të cilët…

Lexo më Shumë

Sipas anketës së fundit nga IPSOS, VMRO-DPMNE gati dyfish është para LSDM-së. Anketa tregon se VMRO-DPMNE ka rejting prej 18.2 kurse LSDM 9.5 për qind, e Levica 4 për qind. Te partitë shqiptare BDI ka rejting 4.1 për qind, kurse Aleanca për Shqiptarët 3.5 për qind. Të papërcaktuar janë 16.5 për qind, kurse 15.9 nuk kanë treguar për kë do votojnë. 24.6 për qind kanë thënë se nëse tani mbahen zgjedhje, nuk do të votonin fare. Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski ka rejting 9 për qind, para presidentit Stevo Pendarovski me 6 për qind. Kryeministri Dinitar Kovaçevski ka rejting 4…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela në Klan Debat është përgjigjur në pyetjen e gazetares se pse nuk dorëheqje pas zgjedhjeve. “Unë nuk i shkel fjalët e mia, nëse do kishim zgjedhje fer dhe demokratike në vend , si mosvjedhja e votave , proces jodemokratik dhe korrektësia në zgjedhje atëher do të veproja ashtu siç kam thënë, do të presim zgjedhjet e ardhëshme se si do dalë rezultati pastaj do shofim.”, deklaroi Sela./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Zevendes ministri për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu, sot në hapësirat e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë ka realizuar takim me drejtoreshën e shkollës, Teuta Llalla. “Pas publikimit në media se ndaj saj është bërë presion dhe shantazh nga ana e përfaqësues të Komunës së Tetovës me pretekstin për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të shkollës e pash të arsyeshme për ta vizituar dhe për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh”, deklaroi Aliu për mediat pas takimit. Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe…

Lexo më Shumë

Serbët e Kosovës votuan për zgjedhjet serbe në jug të Serbisë, pas moslejimit të mbajtjes së tyre nga qeveria e Kosovës. Autoritetet ndërkombëtare vunë në dukje, se nuk pati ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente. Rreth 900 votues serbë kanë votuat edhe në Maqedoninë e Veriut. Përveç në Shkuo, serbët sivjet kanë votuar edhe në Kumanovë. Sipas rezultateve ebde jozyrtare shumica e tyre kanë votuar për Vuçiqin dhe partinë e tij, raporton Almakos. https://youtu.be/P-q_DYfu15M Ndryshe, grupe të organizuara qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe…

Lexo më Shumë

Para pesë ditësh, financier Seldi Sulejmani humbi te një korsi biçikletash një shumë të konsiderueshme parash. Por duket se Zoti ka bërë mrekulli dhe personi që i ka gjetur ia ka dorëzuar. Bëhet fjalë pikërisht për agjentin imobiliar, Arens Bregu, i cili në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” tregoi arsyen e këtij gjesti, e cila lidhet me muajin e Ramazanit. Djemtë të dy ndan detaje nga kjo ngjarje, e cila u bë virale në rrjet. “Filloi më ditën 31 mars, e theksoi ditën sepse për ne në ekonomistët është shumë e rëndësishme. Shkova te bankomati dhe i…

Lexo më Shumë