“Hiena më e madhe, shërbëtore e Zoran Zaevit. Ky gjykim është dëshmi se je shërbëtore e Zoran Zaevit. Por Zoti dënon, nuk dënon ti”. Ky ishte reagimi i Boki 13 pasi dëgjoi aktgjykimin se dënohet me 9 vite burg për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”, ku akuzohej për mashtrim dhe larje parash. Avokati i Boki 13, Sasho Dukovski, vlerëson se ky dënim nuk bazohet në prova dhe dëshmi. “Ky aktvendim nuk bazohet në asnjë milimetër në dëshmi që janë dorëzuar gjatë procedurës, por është kompromis fatkeq mes politikës dhe gjykatëses. Vlerësoj se ky është një shembull i një aktgjykimi se si nuk…
Author: Isen almakos
Agresioni rus ndaj Ukrainës, përpos ndikimeve dhe pasojave të shumta ekonomike, ka hapur edhe shumë dilema sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein deklaroi sot se, tani më shumë se kurdoherë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të shihet si politikë e sigurisë. Sipas saj, duhet me urgjencë të jepet një shtytje vendimtare dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ajo po ashtu tha se, qeveria gjermane është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor më shumë se kurrë më parë dhe është herë parë që…
Djegësira e specave, për konsumatorët kosovarë, më shumë po vërehet në çmim se sa në shije. Një kilogram i tyre shkoi deri në 8 euro të martën, të paktën në një dyqan në Hajvali. 25 për qind më lirë se aty u shitën të martën në një rrjet dyqanesh, njofton Klan Kosova. Por, për blerësit është shtrenjtë edhe 6 euro. Tregtarët që nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se po i shesin shtrenjtë pasi nuk i blejnë lirë nga furnizuesit. Këta të fundit gjenden me bollëk në Pazarin e Gjelbër në Prishtinë, ku u mësua se specat e shtrenjtë…
Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gashi tha se nuk e dinë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, por shtoi se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Kujtojmë se ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. “Ekspertiza e Institutit…
Pas brishtësisë femërore, një “shtrigë” nacionaliste Si një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve, mediat serbe përmendin hyrjen e partisë “Zavetnici” në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, një kandidate presidenciale e cila propagantoi idetë e djathta gjatë fushatës. Sipas Blic, ajo ka lindur në vitin 1990 në Beograd dhe është rritur në Kaludjericë, siç thekson shpesh. Ajo u diplomua në Gjimnazin e Parë të Beogradit, e më pas u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike. Babai i saj është një dramaturg, gazetar dhe reporter lufte, Rajko Gjurgjeviç, i cili në vitin 2012 mori pjesë në themelimin…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte e çeli iftarin në familjen e dëshmorit, Nusret Hajdari në Dobërçan. “Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari te e cila gjetëm mikëpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”, me ç’rast ka postuar edhe disa fotografi nga mikpritja e familjes Hajdari.
Në qytetin Livonia në shtetin Miçigan, sot është ngritur në mënyrë solemne flamuri kuq e zi. Solemniteti është mbajtur para ndertesës komunale të këtij qyteti ku jetojnë mijëra shqiptarë. Në solemnitet kanë prezantuar kryetari i qytetit, Maureen Miller Brosnan, anëtari shqiptar në Këshillin e Qytetit, Rob Gjonaj Donoviq, biznesmeni Agim Bajra, si dhe shumë aktivistë e veprimtarë tjerë që jetojnë aty. Donoviq këtë rast e vlerësoi historik. “Sot e ngritëm Flamurin Shqiptar para Këshillit Komunal në Livinia, datë historike për kokunitetin Shqiptaro-Amerikan. Livina është qytet mikpritës, i njohur për presencën e fuqishme shqiptaro-amerikane. Familja ime dhe mijëra shqiptarë kanë emigruar…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur. Osmani thotë se nuk e dinë se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran. “Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ekskluzivisht për Tv News flet lidhur me rezultatet e Regjistrimit. Rezultatet shkaktuan reagime të shumta, kurse në intervistën e realizuar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, Ahmeti për televizionin tonë thotë se procesi mund të vlerësohet i suksesshëm. Ai shton se reagimet e partive opozitare janë diçka e pritur, por bën apel që ky proces të mos politizohet. “Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar qytetarëve nga vetura e saj, derisa ishte rrugës për në Gjilan. Osmani, tha se ka kohë që kanë planifikuar që t’i nisin vizitat nëpër komuna të Kosovës, e tani sipas saj, është e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave, që të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen e të shohin se si mund t’i kalojnë ato së bashku. “Kemi filluar me komunën e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen e çfarë punë mund të bëjmë bashkë…
Depozitat e thëngjillit në REK “Osllomej” në Kërçovë do ti takojnë së kaluarës dhe zëvendësohen me panele fotovoltaike, njoftoi zv/kryeministri i parë Artan Grubi, pasi që bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari lëshuan në përdorim zyrtar centralin e ri fotovoltaik “Ky është projekti më i madh energjetik të realizuar në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripërtrishme elektrike prej 10 megavat. Mbetemi të fokusuar në realizimin e tranzicionit energjetik konform parimeve të agjendës sonë të blertë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe…
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, në kushte krejtësisht tjera e më moderne arriti t’i heqë copat e mbetura nga granata që e goditi gjatë luftës, 23 vjet më parë. Shyti iu nënshtrua para disa ditëve një operimi dhe me sukses arriti që t’i largojë mbetjet e granatës. Shokët e tij i qëndruan pranë si gjatë luftës e ashtu edhe këtë të shtunë. Ferid Berisha, ka publikuar pamje teksa në kushte të jashtëzakonshme lufte Bekim Shyti u trajtua pas plagosjes nga granata, teksa Shefqet Loshaj nga vizita që i bëri tani kur operimi ishte kryer me sukses. Sipas…

