Author: Isen almakos

“Në këto kohë të vështira ne mund të shohim se kush është miku i vërtetë i Ukrainës”, tha Klitschko për AA, i cili ka folur lidhur me masat e sigurisë që vazhdojnë në Kiev me mbështetjen e shteteve mike dhe fqinje të Ukrainës, veçanërisht Turqisë Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, deklaroi se i është mirënjohës Turqisë për mbështetjen e dhënë për vendin e tij, ndaj të cilit Rusia ka shpallur luftë. “Në këto kohë të vështira ne mund të shohim se kush është miku i vërtetë i Ukrainës”, tha Klitschko për Anadolu Agency (AA), i cili ka…

Lexo më Shumë

Të dielën në mbrëmje do të vendoset nëse do të kthehen nxënësit në shkollë apo do të vazhdohet greva. Kështu tha kryetari i Sindikatat të Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, pas mbledhjes që pati me Qeverinë. Nedelkov bëri të ditur se ekzekutivi gjatë takimit ka prezantuar argumente, por nuk ka dalur me propozim konkret për rritjen e pagës minimale. Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut “Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dal me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe…

Lexo më Shumë

Çdoherë i jemi përmbajtur marrëveshjes së koalicionit dhe pozitës aktuale kornizë të Bullgarsë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk ka kurrfarë dokumenti që u nënshkrua nga pala bullgare, deklaroi sot në Stara Zagora, kryeministri bullgar Kirill Petkov, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Deklarata e Petkovit vjen pas deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se ka dokument si bazë për marrëveshjen me Bullgarinë, të pranueshëm për Maqeodninë e Veriut, por ende nuk ka përgjigje nëse ai është i pranueshëm edhe për Sofjen, duke potencuar se kur të ketë pëlqim lidhur me cilindo dokument, si…

Lexo më Shumë

Boki 13 dhe Katica Janeva u takuan sërish në Gjykatën Civile ku janë paditur nga biznesmeni Orce Kamçev. Ai kërkon prej tyre kthimin e 1.5 milionë eurove, të cilat sipas aktgjykimit i ka dhënë në rastin “Reket”. Përkundër faktit se në këtë rast është dënuar edhe Zoran Milevski – Kiçeec, Kamçev nuk ka kërkuar prej tij kthimin e parave. Boki 13 hodhi poshtë pretendimet e tij dhe thotë se vendimi për “Reketin” nuk ishte i drejtë. Ish-kryetarja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, ka tentuar të dëshmojë në gjykatë se fjalia “Gjithçka do të jetë OK” e publikuar nga një bisedë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dukej i përhumbur përsëri pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të furnizimit të vendit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, presidenti 79-vjeçar shihet teksa shtrin dorën si për të shtrënguar duart, ndërsa askush nuk ndodhej aty pranë. Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, pamjet tregojnë Biden duke u kthyer në të djathtën e tij dhe në dukje duke thënë diçka në hapësirën boshe pas tij, para se të shtrinte dorën. Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, shikoi përreth për një moment dhe më…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka ngritur sërish alarmin për atë që e pret Ukrainën në ditët në vijim, shkruan Alsat. Lideri ukrainas thotë se objektivi kryesor i forcave ruse është zona lindore e vendit. Kurse këshilltari i tij, Oleksej Arestoviç, ka thënë se në rast se Rusia sërish granaton Kievin, atëherë Ukraina do ta granaton Moskën. I pyetur se pse deri tani nuk është bë një gjë e tillë, Arestoviç ka thënë se çdo luftë ka fazat e veta të eskalimit. “Nëse ata duan eskalim, atëherë situata do të eskalojë”, ka thënë Arestoviç për “Fegin Live”. “Gjatë 50 ditëve të…

Lexo më Shumë

“Bashar al-Assad vrau fëmijët e mi. Unë jam 85-vjeçare. Jam e sëmurë. Nuk e di as ku janë trupat e katër djemve të mi. E di vetëm se ku është varri i djalit tim Bekri”, tha Ayse Sabir Në fillim të luftës në Siri, Ayse Sabir humbi bashkëshortin e saj në Hama dhe më pas, me 5 djemtë e saj, gjeti strehim nga sulmet tek të afërmit në Halep. Në vitin 2015, katër nga djemtë e saj u vranë në sulmet e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad. Me djalin e saj të vetëm që mbeti gjallë, ajo u…

Lexo më Shumë

Më shumë se 150 palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në lindje të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA). Policia izraelite hyri në oborrin e xhamisë Al-Aksa në mëngjes dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese. Megjithatë, përkundër përleshjeve, dyert e Al-Aksës janë të hapura për besimtarët që vijnë për të falur namazin e dytë të xhumasë në Ramazan. Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e ndërhyrjes së policisë izraelite, e cila ka arrestuar dhjetëra palestinezë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se të paktën 152 persona u plagosën në incidente. Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalet e…

Lexo më Shumë

Dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. “Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sveçla.…

Lexo më Shumë

Pasi u dorëzua Anxhello Gjorgjievski, i dyshuari I parë për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, I cili ishte në arrati, në polici ka folur edhe vajza Klementina Levkovska, e involvuar në këtë rast. Burime policore kanë njoftuar për mediat se Levkovska është mbrojtur duke thënë se shkak për incidentin ka qenë një “prekje e pahijshme” ndaj saj nga hendbollisti tashmë i ndjerë, Denis Tot. Sipas saj, “prekja e pahijshme” është bë shkak për fillimin e incidentit verbal, që në fund ka përfunduar tragjikisht, transmeton Almakos. Ndryshe MPB-ja ka njoftuar se Georgievski pardje në orën 01.20 të mëngjesit u është…

Lexo më Shumë

SHBA është vendi që perceptohet si më miqësori nga shqiptarët (96%). Thuajse po aq miqësore e shohin qytetarët edhe Turqinë (94%), Italinë (94) dhe Gjermaninë (93%). Të pyetur nga Barometri në Euronews lidhur me situatën në Ukrainë, qytetarët në mënyrë dërrmuese (71%) e shohin Rusinë si vend jo miqësor me Shqipërinë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, duke përjashtuar Kosovën, Maqedonia perceptohet si vendi më miqësor me Shqipërinë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (77%). Pas saj, shqiptarët shohin si vend miqësor Malin e Zi (73%), Kroacinë (59%) dhe Greqinë (57%). Serbia shihet si miqësore me Shqipërinë vetëm nga…

Lexo më Shumë

Guvernatori lokal: Rajoni rus i Bryansk është nën zjarr Guvernatori i rajonit Bryansk të Rusisë ka pretenduar së fundmi se ndërtesat e banimit janë vënë nën zjarr nga trupat ukrainase. Rajoni kufizohet me veriun e Ukrainës, afër qyteteve si Chernihiv. Më parë, zyrtarët pohuan se një pikë kufitare në rajon u bombarua, duke dëmtuar automjetet./tvklan.al

Lexo më Shumë