Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dukej i përhumbur përsëri pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të furnizimit të vendit.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, presidenti 79-vjeçar shihet teksa shtrin dorën si për të shtrënguar duart, ndërsa askush nuk ndodhej aty pranë.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, pamjet tregojnë Biden duke u kthyer në të djathtën e tij dhe në dukje duke thënë diçka në hapësirën boshe pas tij, para se të shtrinte dorën.
Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, shikoi përreth për një moment dhe më pas u largua nga skena.
Po ashtu, Biden në mënyre false pretendoi se ka qenë pedagog për 4 vite në Universitetin e Pensilvanisë.
Edhe javën e kaluar, Biden dukej i çorientuar gjatë një ngjarjeje ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës, shkruan Daily Mail.