Author: Isen almakos

Pas vendimit të SONK-ut, për vazhdimin e grevës, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u ka bërë thirrje drejtorëve që nesër të organizojnë mësim, ndërsa prindërit t’i lënë nxënësit të shkojnë në mësim. Shaqiri vlerëson se ka munguar shumë procesi mësimor dhe hendeku i njohurive nuk duhet të thellohet më. “Në interes të nxënësve dhe të mbarëvajtjes së procesit arsimor, si dhe në interes të mësimdhënësve dhe avancimit të statusit të tyre material social, dje arritëm marrëveshje me SASHK, e cila nga përfaqësues të partnerëve social, në prani të udhëheqësisë së lartë të Konfederatës Evropiane për Sindikatat e Arsimit, u prezantua…

Lexo më Shumë

Në kohën kur shumë ekpsertë dhe analistë për çështje rajonale menduan se projekti “Open Ballkan” është para dështimit, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe presidenti i Serbisë, sot kanë realizuar një takim on line, ku kanë biseduar për avancimin e këtij projekti. Siç kumtoi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin online me Edi Ramen dhe Aleksandar Vuçiq, janë marë vesh që takimi i radhës i “Open Ballkan” të mbahet kah mesi i qershorit në Ohër. “Në samitin e Ohrit do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume të rëndësishme për bashkëpunim në Kulturë, Turizëm dhe Ekonomi”, theksoi Kovaçevski duke…

Lexo më Shumë

M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi janë personat që kanë mbetur të plagosur mbreme në incidentin e armatosur në një çajtore, afër shkollës fillore Imri Elezi në komunën e Çairit, ku humbi jetën 47 vjeçari me iniciale J.I. Burime nga spitali kanë thënë për Tv Telma se dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, ata kanë marë plagë në këmbë, transmrton Almakos. “Ata kanë qenë në të njëjtën tavolinë me të ndjerin”, raportoi Tv Telma. Policia dhe prokuroria kanë dalur sot me detaje për rastin e mbrëmshëm. Dy sulmues, deri tani të panjohur, të armatosur me pushkë automatike,…

Lexo më Shumë

Nga e mërkura nxënësit do të rikthehen në bankat shkollore. Para pak minutash kreu i Sindikatës, Jakim Nedellkov njoftoi se është arritur marrëveshje ndërmjet SASHK-ut dhe Qeverisë për rritje të pagave për 12 përqind. Almakos sot pasdite raportoi ekskluzivisht se SASHK dhe Qeveria kanë negociuar për rritje të rrogave për 12 për qind, gjë që tani u konfirmua zyrtarisht.

Lexo më Shumë

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Qerim Krasniqin, i cili akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”. Vitin e kaluar ai është njohur me Marjana C, pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Me atë ka krijuar një marrëdhenie të ngushtë dhe i ka kërkuar para. Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 derisa sipas saj, shuma në total ka shkuar 135 mijë euro. Marjana thotë se paratë i ka patur në bankë pasi kishte shitur një shtëpi. Ajo i ka…

Lexo më Shumë

Noteri Sefadin Blakaj ka folur për shitjet e banesave nga ana e noterëve e të cilat nuk kanë legalizimi apo pranim teknik. Ai ka thënë që Ligji mbi Marrëdhënien e Detyrimeve u ka dhënë pushtet të plotë palëve që të bëjnë tregti lirshëm që të vendosin për interesat e tyre private. Ai ka thënë se në këtë drejtim me vullnetin e tyre blerësit marrin përsipër rreziqet në fushën e transaksioneve, biznesit dhe tregtisë, përfshirë këtu edhe tregtimin në paluajtshmëri. “Qytetarët e kam përshtypjen e dinë dhe duhet me e ditë që kanë ma shumë rrezik nëse vendosin me e ble…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoni pasditen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në juglindje të Dellçevës, me një thellësi prej 2 kilometra. Përndryshe në mëngjesin e sotëm është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML 2.8 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, 115 kilometra në juglindje të Shkupit. Këtë e njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, nga ku theksojnë se tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë i riu nga fshati Sfillare e Epërme, Furkan Ameti. Faqja e fshatit ka informuar për vdekjen e të riut, poashtu edhe familja e shokët ku kanë shprehur dhimbje për humbjen e Furkanit. Ja postimi i plotë: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi😥😥😥 Ju informojmë se sot, në këtë ditë të Ramazanit, Allahu na sprovoj me vdekjen e vllaut tonë, FURKAN AMETI. Allahu për hir të këtyre 10 ditëve të fundit e pranoftë në Rahmetin e Tij. Varrimi bëhet SOT, me namazin e ikindisë, SFILLARE E EPËRME

Lexo më Shumë

Fundjava e zgjatur ka zbrazur Shkupin. Që nga e enjtja pas mbarimit të punës shumë qytetarë morën rrugë për në shtetet fqinje për të kaluar ditë të lira në vende më atraktive turistike, shkruan Alsat. Kjo ka bërë që në ditën e katër sheshet të duken të zbrazëta. Nuk ka lëvizje të shumta as me makina. Ata që kanë mbetur e shijojnë moti me diell, për shëtitje. “Sot dolëm pak për rekreacion me biçikleta, të cilat i lamë në hyrje të Çarshisë tash po shëtitim pak nëpër këtë pjesë dhe pse jo të shijojmë bakllavanë”, tha njw qytetar. YouTube video…

Lexo më Shumë

Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë gati 5 për qind javën e kaluar pasi tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës për shkak të një ngadalësimi të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së normave të interesit të Fed të SHBA-së për të frenuar inflacionin e lartë. Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë. Rënia e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimeve për kërkesën, duke pasur parasysh ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore. Javën e…

Lexo më Shumë

Në ora 16:00 kanë vazhduar bisedimet e SASHK-ut me Qeverinë mbi kërkesat për rritje të pagave në arsim. Këtë e bëri të ditur Kreu i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov përmes rrjeteve sociale. Ndryshe, punonjësit në arsim kanë hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Qeveria më herët ka ofruar rritje të pagave për 10 për qind, ndërkaq e njëjta ofertë është refuzuar nga SAShK. Burime nga SASHK thonë se tani po shqyrtohet mundësia për rritje të pagave të mësimdhënësve për 12 ose eventualisht maksimum 14 për qind, kundrejt 18.4 për qindve që kërkon SASHK-u dhe me…

Lexo më Shumë

Sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë. Ato të gjithë sugjerojnë se centristi pro-evropian do të fitojë, megjithëse diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste Marine Le Pen varion nga 6 në 15 pikë përqindjeje, në varësi të sondazhit, përcjell Telegrafi. Sondazhet parashikojnë gjithashtu se një numër ndoshta rekord i njerëzve ose do të hedhin “një votë të bardhë” ose nuk do të votojnë fare. Si Macron ashtu edhe zonja Le Pen po përpiqen të marrin 7.7 milionë votat që…

Lexo më Shumë