Në kohën kur shumë ekpsertë dhe analistë për çështje rajonale menduan se projekti “Open Ballkan” është para dështimit, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe presidenti i Serbisë, sot kanë realizuar një takim on line, ku kanë biseduar për avancimin e këtij projekti.
Siç kumtoi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin online me Edi Ramen dhe Aleksandar Vuçiq, janë marë vesh që takimi i radhës i “Open Ballkan” të mbahet kah mesi i qershorit në Ohër.
“Në samitin e Ohrit do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume të rëndësishme për bashkëpunim në Kulturë, Turizëm dhe Ekonomi”, theksoi Kovaçevski duke shtuar se në takimin e sotëm online kanë qenë prezentë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, si dhe ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Kovacevski ka ftuar që “Open Ballkanit” ti bashkangjiten edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, mirëpo udheheqësia kosovare e ka hedhur poshtë disa herë këtë ftesë, duke e vlerësuar se ai është projekt në favor të Serbisë dhe Rusisë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



