Author: Isen almakos

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai përmes një konference për media, e ftoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski në një takim të përbashkët, për të dakorduar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Ai tha se, ky do të ishte vendimi më i mirë për “gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet vendi”. Shefi i opozitës maqedonase i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj për të realizuar takimin, në të kundërtën paralajmëroi se “do të pasojnë veprime serioze që nuk janë ndërmarrë deri tani”. Në pergjigjen e tij, Kovaçevski ka refuzuar në mënyrë decide kërkesën për takim,…

Lexo më Shumë

Nuk ka zgjidhje tjetër dhe këshilli komunal i Tetovës duhet të shkon në rizgjedhje, potencoi kreu i kësaj komune Bilall Kasami. Ai tha se gjatë ditës ka njoftuar Ministrinë e Pushtetit Lokal për gjendjen faktike në këshill dhe dështimin për të miratuar llogarinë përfundimtare. “Pas konstatimit të kësaj situate neve nuk kemi më hapësirë veprimi. Janë institucionet përkatëse të cilat duhet të sjellin vendim dhe të na japin orientimet e mëtejme”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës. Kasami thotë se nuk është i interesuar për zgjedhje, por derisa ato imponohen nuk mund t’i shmanget “Qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në intervistë për “Makfaks” u shpreh se është i gatshëm sërish me vazhdimin e bisedimeve me SASHK. “Nga SASHK dje u tha se greva vazhdon, por nuk thanë se si do të vazhdojë mësimi. Kështu humbin fëmijët”, tha ministri Shaqiri. Ai tha se në kohë krize ekonomike kanë dhënë përqindjen më të madhe të rritjes së pagave dhe se asnjëherë nuk është thënë përqindja përfundimtare dhe se po mendohet për pasojat. Shaqiri shtoi se shqyrtohet mundësia për vazhdimin e mësimit edhe pas 10 qershorit për të kompensuar orët e humbura.

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike, Admir Haliti, u takua sot me drejtoreshën e ReSPA, Maja Hanxhiska Trendafilova. ReSPA është organizatë ndërkombëtare e krijuar me iniciativën e Bashkimit Evropian si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Baza e punës së saj është nxitja dhe përforcimi i bashkëpunimit regjional midis vendeve-anëtare në sferën e administratës publike, menaxhimit me resurse njerëzore si dhe reformës së institucioneve shtetërore. “Biseduam për aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të MSHIA në raport me reformimin e administratës publike dhe digjitalizimit si dhe proceset tjera reformuese në rrugën për në BE. Në takim konstatova se proceset reformuese janë duke vazhduar…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqërua nga deputeti i ASH-së, Elmi Aziri sot ka realizuar takim me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Oliver Varhei, përcjell in7 Në takim u bisedua për kontestin me Bullgarinë që është shkak i vetos ndaj hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin zyrtarë në faqen e kreut të ASH-së, Ziadin Sela. Njoftimi i plotë “Sot, bashkë me deputetin dhe anëtarin e kryesisë, Elmi Aziri, pata nderin të takoj komisarin për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, i ciki…

Lexo më Shumë

Sot është ndërprerë seanca e Këshillit të Komunës së Tetovë për shkak se shumica nuk votoi rendin e ditës. “Mollë sherri” është bërë rruga “Strasho Pinxhur”. Këshilltarët e listës së pavarur “Më mirë për Tetovën” kërkuan që si pikë e parë në rend të ditës të vendoset diskutimi për punimet në këtë rrugë, gjegjësisht prerja e drunjve nga ana e komunës, veprim i cili u kundërshtua nga Lista, shkruan Nistori. Kryesuesi i Këshillit, Besar Durmishi në deklaratën për media tha se për punimet në “Strasho Pinxhur” komuna ka mbulesë, por do të diskutojë ende në lidhje me punimet, sepse këshilli…

Lexo më Shumë

Sot, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në vizitë të Ukrainës, ku udhëtoi me tren përmes Polonisë në orët e hershme të mëngjesit. Njëherazi, në vizitë të Ukrainës janë edhe kryetarët e Parlamenteve të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane. Kryetari Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake, pas çka bashkë me kryetarët tjerë të parlamenteve dhanë deklaratë bashkë. Më poshtë, teksti i deklaratës së Kryetarit Xhaferi: “Mirdita të gjithëve, Mik i dashur Rusllan, Të nderuar kolegë,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot para Kuvendit ka ekspozuar disa fotografi nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, përcjell in7strong>. Nga ASH thonë se LSDM dhe BDI po vazhdojnë veprat e bëra më herët nga VMRO-DPMNE. Teksti integral i press Konferencës: Sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi demokrature në vepër, me qëllim për të kthyer Maqedoninë e Veriut drejt normalizimit institucional dhe rrugës drejt një demokracie më të zhvilluar. Një betejë në të cilën u derdh gjak, u rrezikuan jetë dhe u sulmua tempulli i demokracisë. Por, sot pas 5 viteve, kjo betejë u shit…

Lexo më Shumë

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Mediat vendase raportojnë se nga kqyrja paraprake e trupave të tyre nga ekspertët, ata janë vrarë me thika. Identiteti i burrit dhe gruas, shqiptar të Kosovës, nuk bëhet ende me dije. Ata ishin prindër të shtatë fëmijëve, katër prej të cilëve ndodheshin në shtëpi kur shkoi Policia. Trupat e dy viktimave janë gjetur të therur në banjën e shtëpisë. Ngjarja është zbuluar dje, të martën e 26 prillit. Banorët e lagjes në “Plateau de la Justice” në Epinal kanë dhënë alarmin dhe rreth orës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, bashkë me anëtarin e kryesisë, Driton Sulejmani, sot realizuam takim pune me dhe aktivistin dhe përfaqësuesin sindikal Marjan Risteski. Në takim është biseduar për fillimin e procesit të shqyrtimit të ideve dhe mundësive për përmirësimin e ligjit për përmbaruesit si dhe ligjeve të lidhura me përmbaruesit. “Alternativa do angazhohet që të ketë inkluzivitet në këtë proces për të përmbushur zotimin se do ndyshojë ligjin për përmbarues në favor të qytetarëve që është edhe pjesë e programit qeveritar”, deklaroi pas takimit Sulejmani.

Lexo më Shumë

Këto Pashkë do t’i kujtojnë më së shumti dy shokë të shkollës së mesme të marinës në Split, njëri nga Banja Lluka kurse tjetri nga Veliko Gradishtja, të cilët pas tridhjetë vjetësh u takuan sërish në Ohër. Së bashku me shokët e tjerë të klasës, këtu do të festohen tridhjetë vjet të maturës. “Kemi ardhur këtu për të festuar 30 vjetorin e maturës në ish-shkollën detare në Split dhe jemi të kënaqur me Ohrin dhe mikpritjen maqedonase. Kemi ardhur 25 persona. Jemi nga e gjithë ish-Jugosllavia. Disa nuk ishin parë për 15-20 vitesh”, thotë një turist nga Banja Lluka. “Kjo…

Lexo më Shumë