Author: Isen almakos

Alternativa – Dega Tetovë dje (08.05.2022) mbajti mbledhjen e dytë të Kuvendit të Degës. Në një atmosferë konstruktive, në këtë mbledhje u zgjodh Kryesia e Degës në përbërje prej 15 anëtarësh prej të cilëve përveç kryetarit të degës – Dritan Bexheti, sekretar u zgjodh – Jusuf Abduli, nënkryetarë – Berat Jusufi, Valdet Zulbeari dhe Nusret Aziri, arkëtar – Idriz Abdullahi, si dhe u parapanë vende për kryetaren e ardhëshme të Forumit të Gruas dhe kryetarin e ardhëshëm të Forumit Rinorë. Më tutje, në mbledhje u miratua lista e anëtarëve të Kuvendit Qendror të partisë Alternativa nga Dega e Tetovës si…

Lexo më Shumë

Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të djeshëm të anketës nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS), përcjell AlbMania Bajrami e konsideron si “Anketa e Artan Grubit” e cila nuk eshte tjeter vecse nje trysni ndaj bashkpartiakeve te tij dhe njerezve qe i konsideron si rrezik per poziten e tij. Postimi i plotë “Anketa e Artan Grubit” e paraqitur diteve te fundit, nuk eshte tjeter vecse nje trysni ndaj bashkpartiakeve te tij dhe njerezve qe i konsideron si rrezik per poziten e tij. Ka dhe mesazhe tjera kjo sigurisht, por e mira e krejt kesaj…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Para disa ditëve Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Talat Xhaferi e vizitoi kryeqytetin e Ukrainës Kievin. Ky shkoi atje për t’ia përcjellur porositë e mbështetjes së parezervë të kreut shtetëror të RMV-së për luftën që po e bën populli i Ukrainës në përpjekjet për ti kthyer mbrapa lirinë, sovranitetin dhe pavarsinë e shtetit të rrezikuara dhe të sulmuara nga forcat ushtarake dhe paraushtarake të Rusisë.Të mos ketë keqkuptime nuk janë kontestuese as vizita e as porositë e mbështetjes së parezervë që ua ka përcjellur Z Xhaferi në Kiev kreut shtetëror dhe popullit të Ukrainës…

Lexo më Shumë

Vlera e Bitcoinit ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34 mijë dollarë. Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50 për qind, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar. Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 33 mijë e 600 dollarë, një rënie prej rreth 15 për qind brenda një jave apo rreth 4 për qind për 24 orë. Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të tretën e…

Lexo më Shumë

“Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, unë do të jem këtu”, thotë Aleksandr Dermentli, një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës. Fshati i tij ndodhet në jugperëndim të Odesës, rajon i cili, në javët e fundit, disa herë ka qenë shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Dermentli, 55-vjeçar, thotë se ka disa shqiptarë që luftojnë në krah të forcave ukrainase, por nuk jep më shumë detaje për ta. Ukraina ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt. Mijëra njerëz atje janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë. Dermentli, i cili udhëheq Shoqatën “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, thotë…

Lexo më Shumë

Dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet, njoftoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali. Sali paralajmëroi se gjithashtu, në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë, duke vendosur theksin tek transplantimet si strategji e Ministrisë për të shpëtuar pacientët nga sëmundjet e rënda. “Koordinatorja Nacionale, dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë,…

Lexo më Shumë

Permes shoqërimit të shkëlqyer me mbështetës dhe humanistë nga Kryqi i Kuq këtë të diel te Guaca në Parkun e Qytetit park, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali mori pjesë në një ngjarje me karakter promovues dhe argëtues. Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me moton “Биди човечен/ Bëhu njerëzor”. Në këtë ngjarje u promovua fushata e ndihmës së parë me moton “Ndihma e parë shpëton jetë”. Përmes këasaj fushate, Kryqi i Kuq ka ofruar trajnim pa pagesë për ndihmën e parë për 25.000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë vendin.…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, AMIE, Vasil Sterjovski për televizionin MCN, i pyetur në lidhje me propozimin e partisë që një maqedonas të jetë kandidat për shef të ardhshëm të shtetit, bën krahasim me zgjedhjen e Dritan Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi. “Pse jo. Prej më parë e kemi rastin me zgjedhjen e kryeministrit të Malit të Zi, një shtetas malazez me preardhje shqiptare i cili lufton për vendin e tij, për demokracinë e Malit të Zi. Pse të mos votohet nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë një kandidat i…

Lexo më Shumë

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë. Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje. Në Po të njejtin rast gjykata dënoi me 3…

Lexo më Shumë

Diplomatë perëndimorë në Shkup thonë se po pritet së shpejti të ketë zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes e cila do të mundësojë heqje të vetos bullgare dhe hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. “Zgjidhja tani nuk do të jetë përfundimtare, por do të aplikohet modeli i zgjidhjes së kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit në detin Adriatik, kontest i cili me çdo hapjen e çdo kapitulli i afrohej zgjidhjes përfundimtare. Kështu edhe kontesti Shkup-Sofje do të zgjdhet hap pas hapi deri në zgjidhjen e plotë para mbylljes së kapitullit të…

Lexo më Shumë

Një zyrtarë i Policisë së Kosovës ka vr arë vëllain e tij. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës. Mediat kosovare raportojnë se vëllezërit janë të nacionalitetit serb. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me a rmë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, deklaroi Ahmeti. “Vd ekjen e vik…

Lexo më Shumë

Vazhdon ikja e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut drejt Evropës, së fundmi shihen autobusa të shumtë në vendkalimin kufitar në Tabanocë të mbushur me të rinjë të cilët po largohen nga vendi. Ju sjellim disa pamje që kanë arritur në redaksinë e Klan Maqedoni me autobusat e mbushur duke pritur daljen nga kufiri. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë