Harun Aliu, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), u vra në një pritë në periferi të Shkupit (policia thotë në Radushë të Shkupit) 12 vjet më parë, gjatë kohës që ishte në arrati ndërsa kërkohej nga MPB, ka dhënë dy intervista me informacione të rëndësishme. Intervistat atëkohë janë publikuar në gazetën “24 orë” dhe agjencinë INA. Ai ishte një figurë pak e ekspozuar në media, por që shpesh thoshte se gjithandej i është ngushtuar hapësira e komunikimit. Më poshtë ju sjellim dy intervistat e Harun Aliut realizuar nga Naser Pajaziti gazetari dhe botuesi i gazetës “24 orë” që…
Author: Isen almakos
Drejtori i Qendrës Informative Kulturore (QIK) të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Ramadan Ramadani, është i kënaqur nga interesi që kanë zgjuar ngjarjet e organizuara në kuadër të programit të qendrës kulturore Abdula Berisha Ngjarjet e qendrës kulturore të Maqedonisë së Veriut në Stamboll kanë zgjuar interes të madh në Turqi Foto: Umeys Sulejman / AA Shkup Qendra Informative Kulturore (QIK) e Maqedonisë së Veriut në Stamboll, e hapur në fund të vitit 2019, i mundëson publikut artdashës turk që nga afër të njihet me jetën kulturore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa si institucion, paraqet pikë kryesore në marrëdhëniet ndër-kulturore…
Me akademinë solemne, të organizuar nga Shoqata Nacionale e Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve, bashkërisht u shënua Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, si dhe Javën e Infermierisë. Roli i infermiereve në përballjen me pandeminë, si dhe kthimi gradual në mënyrën e vjetër të funksionimit, kanë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor, tha me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Sipas tij, kjo e thekson rëndësinë e punës së kryer çdo ditë nga infermieret, teknikët dhe akusheret. “Për këtë qëllim në vazhdimësi realizohen aktivitete për përmirësimin e kushteve të punës së infermiereve dhe të gjithë personelit shëndetësor. Intenca është që ky trend të…
Alternativa nga muaji shkurt ka zhvilluar aktivitetet e saja në suaza të përgatitjes për kongresin e parë të partisë. Në kuadër të kësaj, dua të theksoj se si asnjëherë më parë jemi të organizuar, të shtrirë mirë dhe të mobilizuar, njofton Sekretari organizativ i partisë, Mubekir Palloshi. Puna që është bërë në tre muajt e kaluar në teren dëshmon vullnetin, mobilizimin dhe angazhimin e shkëlqyer të strukturave në mbarë vendin tonë, thotë ai. “Duke mos u ndal veç e veç dua të falënderoj çdo kryetar dege, aktivist dhe zyrtar të Alternativës për angazhimin maksimal dhe shumë serioz në këtë periudhë…
Një çift i moshës 28 dhe 29 vjeç nga fshati Dardhë, Librazhd janë proceduar penalisht për veprën dhunë në familje, pasi kanë rrahur njëri-tjetrin në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, janë proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit…
Reagim ndaj prortalit “Expres.mk”te Maqedonisë Veriore! Shkruan: Shek Hallaçi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës Lidhur me shkrimin e portalit Expres.mk,si reagim ndaj shkrimi tim, i bërë disa ditë më parë në mbrojtje të shokëve tanë, që janë denuar padrejtësisht pa asnjë faj të vetëm,thjeshtë qeveria e asaj kohe, në krye me kryekriminelët Nikolla Gruevski dhe Sasha Mihajlkov, i ka arrestuar e bashkangjitur grupit tonë këta shqiptarë te pa fajshëm 6 muaj pas arrestimit tonë, pa qenë asnjëherë pjesë e jona,vetëm e vetëm se kanë qenë shqiptarë,dhe tani edhe pse pa asnjë faj në burg,prapë ky shtet po vazhdon me avazin…
Nëse voziteni ndonjëherë me autobus urban ne rrugët e qytetit Biel në Zvicër dhe aty dëgjoni këngë folklorike në gjuhën shqipe nuk duheni të habiteni aspak- ju jeni në autobusin që e drejton Suzana Haziri Masllani, një shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Suzan’ja është me prejardhje nga fshati Haraçinë i Shkupit, kurse tani e tridhjetë vite jeton në mërgim. Fillimisht ka jetuar në Gjermani, rreth 20 vite, prej ku me familjen është transferuar në Zvicër. “Pasi kam kryer shkollën 8 vjeçare, si shumë fëmijë tjerë shqiptarë edhe mua me familjen më ka sjellur rruga e fatit në mërgim. Kam jetuar…
Vrasja e gazetarëve Sot në mëngjes forcat izraelite kanë vrarë gazetaren e Al Jazeera-s, Shereen Abu Aqleh, e cila ishte duke e kryer punën e saj në Bregun Perëndimor. Gazetaria edhe më tutje mbetet ndër profesionet më të rrezikshme. Gjatë vitit të kaluar (2021) në botë janë vrarë 45 gazetarë. Meksika është vendi më i rrezikshëm dhe vetëm gjatë këtij viti (2022) në këtë vend janë vrarë 11 gazetarë. Në luftën e Ukrainës deri tash 18 gazetarë kanë bumbur jetën duke e kryer punën e tyre. Nga viti 1993 në botë janë vrarë 1516 gazetarë. Vrasjet e gazetarëve më shumë…
Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në tregun e Kosovës. Një rast i tillë i ka ndodhur dje një punëtorit të një picerie në Prishtinë, i cili ka pranuar nga një kartëmonedhë prej 500 eurosh që e cila, dyshohet të jetë e falsifikuar. Siç shkruan sinjali, rasti është raportuar në stacionin policor “Jugu”, ku punëtori ka deklaruar se 500-shen e kishte pranuar nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë, përcjell klankosova.tv. Duket se kjo është një ‘metodë’ e re për të…
Dega e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase tha se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara tashmë po dërgohet jashtë vendit. Drejtoria e inteligjencës pohoi se “një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është e ngarkuar në anije që mbajnë flamurin rus në Mesdhe”. “Destinacioni më i mundshëm është Siria. Drithërat mund të kontrabandohen prej andej në vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai. Drejtoria tha gjithashtu se rusët “vazhdojnë të eksportojnë ushqime të vjedhura në Ukrainë në territorin e Federatës Ruse dhe Krimesë së pushtuar”. Gjithashtu, drejtoria tha se në…
Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme, deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim. “Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub. Është fat i madh. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, është shprehur Yildirim për mediat vednase. Ankaraja i ka maksimalisht në vëmendje rezervat e gazit dhe thotë se fusha e Sakaryasë pranë Detit…
Futbollisti i njohur, Neymar, së fundi ka promovuar makinën e parë elektrike të markës “e.GO”, të familjes së Lazim Destanit në Berlin, biznesmeni i famshëm, i njohur për mediat edhe si babai i aktorit Blerim Destani. “Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrjesh që operojnë nën ombrellën e kësaj kompanie me seli në Holandë, e themeluar nga Nazif Destani. Sipërmarrja për prodhimin e makinave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe janë në plan të prodhohen deri në 30 mijë automjete për një vit. Në këtë event,…