Depueti i VMRO-DPMNE-së , Antonio Miloshoski në profilin e tij në facebook ka pyetur Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin se çfarë u premtoi delegacionit nga Çeçenia e cila drejtohej nga Abdul-Wyed Niyazov një vit më parë, vizita e tyre paksa e çuditshme Kuvendin e Maqedonisë si dhe pa njoftime për mediat, transmeton AlbMania. Postimi i plotë: Një vizitë e çuditshme në Kuvendin e Maqedonisë ka ndodhur më 10 korrik 2021, kur Talat Xhaferi, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, priti në takim një delegacion nga Republika Çeçene ruse. Delegacioni çeçen drejtohej nga Abdul-Wyed Niyazov, një kukull e Kremlinit…
Author: Isen almakos
Safije Sadiki-Shahini, Deputete (Fjalim i mbajtur në Kongresin e Parë të Alternativës) I nderuar kryetar i Alternativës, z. Afrim Gashi I nderuari Kryeministër, Të nderuar kolegë të partive që sot na keni nderuar, ju përfaqësues të diplomacisë dhe të institucioneve e organizatave të ndryshme, si dhe ju mysafirë të tjerë, Të dashur delegatë të kongresit, gra të nderuara dhe ju të rinj që jeni zemra e Alternativës, Jam shumë e nderuar dhe, njëherazi, ndjej përgjegjësi të lartë që detyrën e përfaqësimit të gruas së Alternativës ma keni lënë mua. Sepse, unë e di se në Alternativën tona ka dhjetëra gra…
Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot me epiqendër 9 kilometra nga qyteti i Gostivarit. Në afërsi të Gostivarit edhe dje ka ndodhur në tërmet. Forca e tërmetit ishte e njëjtë. Sot tërmete në vendet fqinje ka pasur në Greqi, Shqipëri dhe Bullgari. Termeti i fundit që u ndie fuqishëm në Maqedoninë e Veriut ishte termeti me 23 prill në Bosnje, i cili mori edhe një viktimë.
Gjykata Themelore në Gostivar duke vepruar në bazë të aktakuzës së PTHP-së Gostivar, ka dënuar me tre muaj burg B.E. nga fshati Gjurgjevisht e Vrapçishtit, i dënuar për veprën penale “Kërcënim me armë të rrezikshme gjatë një zënke apo grindjeje” sipas nenit 133 nga Kodi Penal, gjegjësisht sulmit me sëpatë ndaj gazetarit Nevrij Ademi dhe kameramanit Zbulim Maksuti, shkrun Nistori. Më 16 shkrurt 2022, gjatë xhirimit të reportazhit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, Komuna Vrapçisht – Gostivar rreth orës 14:00, gazetari Nevrij Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga personi B.E.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas takimit që ka pasur me liderët e Finlandës dhe Suedisë ku është diskutuar për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në NATO, ka përmendur edhe Kosovën. Gjatë konferencës për media, Biden, ka thënë se NATO gjatë shtatë dekadave të ekzistencës së saj, ka dëshmuar vetën si aleancë e domosdoshme për një Evropë të lirë në paqe, raporton lajmi.net “NATO, u formua nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Dhe në shtatë dekadat që pasuan NATO-ja e ka dëshmuar veten si aleancë e domosdoshme e përkushtuar ndaj një Evrope të lirë dhe…
Profesori, ekonomisti dhe autori i shquar amerikan Paul Krugman, laureati i çmimit Nobel, vjen në Shkup. Krugman do të flasë në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krugman mori çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2008 për hulumtimin që ripërcakton teoritë ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare dhe gjeografisë ekonomike, dhe riorienton hulumtimet e mëtejshme për këto tema. Duke demonstruar efektet e ekonomive të shkallës në modelet tregtare dhe vendndodhjen e aktivitetit ekonomik, ai…
Vajza e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, ka një të dashur që mban mbiemrin Zelensky, njësoj si presidenti i Ukrainës. Sanksionet kundër 35-vjeçares, të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga babai i saj, kanë bërë që ajo të mos udhëtojë dot nga Moska në Mynih, për të jetuar me partnerin. Në këto udhëtime ajo shoqërohej nga një roje e shërbimit sekret rus. Daily Mail” shkruan se partneri i saj i ri, me të cilin ka një vajzë 2-vjeçare, është Igor Zelensky, 52 vjeç. Ai është një balerin profesionist dhe regjisor i lartë, i cili deri vonë drejtonte Baletin Shtetëror…
Përparim Avdili, është prej 17 majit të këtij viti edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së (Partisë Liberale) për qytetin e Cyrihut. Siç pati shkruar albinfo.ch rreth një muaj më parë, zgjedhja e tij në këtë post ishte e pritshme dhe do të bëhej në kuvendin e përgjithshëm të partisë në nivel të qytetit të Cyrihut, e cila do të mbahej sot. Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që…
Prej sot të posalindurve në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e Neonatologjisë do të ju kontrollohet niveli i bilirubinës nëpërmjet aparatit Bilicheck, një donacion në vlerë prej 175.000 den nga kompania Medis. “Deri tani ky ekzaminim është bërë me ekzemplar nga gjaku venoz( me gjilpërë duke i traumatizuar të posalindurit) ndërsa me këtë lloj aparati, pa dhimbje, vetëm nëpërmjet kontaktit në lekurë bëhet e gjithë procedura e matjes së nivelit të bilirubinës(monitorues optik)”, thotë drejtori i spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi. Ai thekson se kjo është një lehtësi e madhe kjo edhe për personelin tonë mjekësor, që në…
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti në emisionin Pressing në T7, tha se LDK u formua nga strukturat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. “LDK, është diçka publike që dihet, është një transformim i strukturave të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në një forcë politike të caktuar”, tha Mahmuti. Strukturat e Lidhjes socialiste të popullit punonjës kanë qenë në çdo fshat në çdo bashkësi lokale, në çdo lagje dhe me automatizëm dorëzohen librezat e tyre partiake dhe kaluan në LDK”, theksoi ai. “Ky proces i transformimit të saj ka qenë një proces pozitiv sepse ndërprehet ajo formë e perceptimit të strukturave politike…
Kur mendohej se kanë vendosur të pushojnë krejtësisht nga politika, katër ish deputetë të PDSH-së janë bë bashkë në rrethinën e Gostivarit. Ambienti i bukur pranveror në restorantet e fshatit Vrutok si duket nuk është arsyeja e vetme pse janë ulur bashkë ish deputetët Orhan Ibrahimi nga Likova-Kumanova, Gazmend Aliu bga Gostivari, Merale Uzeiri Ferati nga Tetova dhe dhe Bekim Fazliunga Kondova-Saraji. Së paku keshtu mund të konstatohet nga sllogani me të cilin kanë shoqëruar fotografinë e publikuar në Facebook, që është: “Së shpejti…”. E për katër politikanë dhe ish deputetë një slogan i tillë nuk ka se si mos…
Dibranët përbëjnë ndër komunitetet më të mëdha shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë të organizuar në Shoqatën Atdhetare Dibra (SHAD) me seli në Nju Jork, ku janë të koncentruar numri më i madh i tyre. Kjo shoqatë më 29 maj do të zgjedhë kryetarin e ri në proces të votimit të mërgimtarëve. “Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të SHAD-it më 29 Maj 2022, 12:00pm në Hilton Hotel, Staten Island”, thuhet në njoftimin e Shoqatës. Në këtë njoftim thirren të gjithë kandidatët e interesuar për kryetar të SHAD-it, të shpallin kandidaturë te Bordi Drejtues. “Është…