Shkruan: Msc. Agim Aliçkaj (Kumtes ime nga promovimi i librit të xhepit “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj në Tiranë) Motra dhe vëllezër shqiptar, Është nder dhe krenari për mua të marr pjesë në këtë promovim të rëndësishëm bashkë me personalitete eminente kombëtare Dr. Sali Berishën, Profesor Enver Bytyçin, Znj. Edit Harxhi, Profesor Nusret Pllanën, Ambasador Mal Berishën. Vij para jush si shqiptar nga toka e Kosovës, e ndarë padrejtësisht nga nëna Shqipëri. me zemër të pastërt, të mbushur me dashuri. Por, vij edhe me një brengë të madhe në zemër, ta qaj hallin me nënën Shqipëri,…
Author: Isen almakos
Është hapur në Shkup kongresi i radhës i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Në hapjen solemne të këtij eventi të rëndësishëm mjekësoro-shkencor, ka marë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali. “Sot kisha kënaqësi të marr pjesë në hapjen e kongresit të radhës Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Edhe pse përcaktori etnik në mjekësi nuk është elementi më i rëndësishëm, më vjen mirë që mjekët shqiptarë janë tubuar rreth një asociacioni të këtillë dhe që me kaq përkushtim ndihmojnë në avancimin e dijeve shkencore të mjekësisë, nga e cila përfitojnë të gjithë.…
Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik. “Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.
Rënia e qeverisë bullgare e kryeministrit Kirli Petkov pasditen e së mërkurës, nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “APNEWS”, shkruan se rënia e qeverisë së Petkov fut në krizë jo vetëm politikën e brendshme bullgare, por edhe atë të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Sipas “APNEWS” Bullgaria u zhyt më thellë në krizë politike pasi qeveria e kryeministrit Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi në parlament, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të katërta të përgjithshme brenda vetëm dy viteve. Petkov, i cili kërkoi të trajtonte korrupsionin dhe të frenonte ndikimin…
Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar pasditen e së mërkurës qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, gjë e cila vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por mesa duket lëvizjet e fundit në politikën shqiptare kthejnë gjithçka përmbys. Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, i kontaktuar nga Abcnews.al, është pyetur se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në…
Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar këtë të mërkurë pasi nuk mori votëbesimin e parlamentit për politikat fiskale dhe ekonomike, duke i hapur me gjasë kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Partitë opozitare dhe ish-aleati në qeverisje ITN, rrëzuan koalicionin qeveritar që erdhi në pushtet në Dhjetor, me 123 vota pro dhe 116 kundër. Ky është votimi i parë i mosbesimit në historinë demokratike të Bullgarisë. Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu…
Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave. Lajmi u konfirmua përmes një statusi në “Twitter” nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily. “Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borissov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin propozimin e Francës si bazë për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresoj që vendet do të propozojnë në Parlamentin evropian që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.
Këshilltari i BDI-së në qytetin e Ohrit fizikisht ka sulmuar një 56 vjeçar, kanë deklaruar per faktor.mk të punesuar në komunën e Ohrit, të cilët kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë okularë. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur gjatë ankandit për pikat shitëse afër bregut të liqenit. Siç shkruan Faktor, këto pika tradicionalisht në ankand i fiton Huseini dhe gjoja incidenti ka ndodhur për shkak se edhe 56 vjeçari ka marë pjesë në ankand. Rasti është shenuar edhe në raportin ditor të policisë së Ohrit. “Më datë 21.06.2022 rreth orës 15.30 minuta në rrugën ‘Dimitar Vllahov’ në Ohër është shkelur rendi…
Edi Oga Disa herë në vit bëhemi dëshmitarë të takimeve të sforcuara të dy qeverive të shteteve të ndara shqiptare. Nëpërmjet marrëveshjeve që në të shumtën e rasteve mbeten në letra, ato duan të krijojnë përshtypjen se po “shqyhen” për të mbërritur tek Bashkimi Kombëtar, akti më i madh historik që (me siguri) shumica e shqiptarëve këtej e andej kufirit duan ta shohin të kryer! Sipas meje, procesi i bashkimit të Shqipërisë me Dardaninë, ngërthen tre komponentë madhorë; bashkimi ekonomik, bashkimi kulturor dhe bashkimi gjeo-politik! Ky i fundit është më i rëndësishmi në fakt. Nëse dy shtetet tona do të…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbërmjen e djeshme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda. “Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar publikisht se ka pasur takime të shumta me ambasadorët e Rusisë dhe Sërbisë në Shkup. Ai këtë e ka konfirnuar gjatë promovimit të fundit të librit të Enver Hoxhajt në Prishtinë, ku thotë se ky libër i ka kthyer kujtimet nga këto takime. “Enveri na ofron një analizë ku tek unë ka ngjall, apo ma ka rikthyer kujtesën nga takimet që kam pasur me diplomatë të ndryshëm, por në veçanti ma ka freskuar kujtesën në takimet që kam pasur me ambasadorët rus në Shkup, po edhe një takim që kam patur me ambasadorin…
Lideri i opozites maqedonase Hristjan Mickovski i cilësoi si fyese komentet e kryeministrit Edi Rama në samitin e fundit rajonal të Selanikut, ku e prezantoi shefin e qeverisë së Shkupit, si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore. Në një intervistë ekskluzive në Syri Televizion me gazetarin Çim Peka, Mickovski tha se komente të tilla nuk mund te bëhen për një vend fqinj. “Jemi mjaft të acaruar si maqedonas dhe gjëja e fundit që prisnim nga një fqinj i mirë, mënyra se si sillet Rama, publikisht, ishte pikërisht kjo batutë dhe thashë, pavarësisht nga përkatësia e çdo kujt, askush nuk duhet të thotë…