Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas. Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzohet për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos. Disa mediume maqedonase kanë zbuluar se e cilit politikan është vajza e arrestuar në Greqi, transmeton Almakos. “Bëhet fjalë për ish kryetar të komunës Veles nga radhët e VMRO-DPMNE-së”, shkruan Sdk.mk. Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut…
Author: Isen almakos
Kaloi mijëra kilometra nga Nju Jorku deri në Tiranë për të marë pjesë në protestën e 7 korrikut, por a ia vlejti? “Po”, përgjigjet me vendomëri atdhetari dibran Ylber Pilku, i cili dha shembull për shumë atdhetarë tanë në diasporë . “Më 7 korrik filloi procesi që do të sjellë ndryshimin pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dje nuk protestoi PD, nuk protestoi LSI, dje protestoi Shqipëria e lodhur nga korrupsioni i qeverisë Rama. Ndryshimi ka filluar dhe këtë më së miri e din Edi Rama”, thotë Pilku. Ai shprehet se protesta e djeshme ishte qytetëruese dhe evropiane. “Nuk besoj se…
Zyrtari i Alternativës, Faton Fazliu, është i bindur se situata e tensionuar në Maqedoninë e Veriut është pasojë e ndërhyrjeve hibride nga jashtë vendit. Për këtë arsye, ai mendon se ndoshta është koha që NATO t’i aktivizojë mekanizmat adekuate për mbrojtje të vendeve anëtare në raste të këtilla kur vendi edhe pse nuk është sulmuar ushtarakisht, përballet me rreziqe për stabilitetin e tij. “Është për tu përshëndetur deklarata e ambasadores amerikane Kejt Meri Brnz se këto sfida do t’i tejkalojmë bashkë si aleatë”, vlerëson Fazliu.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas mediave japoneze. Transmetuesi publik NHK japonez raporton se Shinzo Abe ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë. NHK citon zyrtarët japonezë në lajmin e publikuar. Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë. Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar gjatë protestave në Shkup kërkon që djali i tij të lirohet nga burgu. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, biznesmeni thotë se djali i tij, Isuf Koka ishte detyruar të gjuajë me armë në ajër për të zmbrapsur huliganët që kishin nisur dëmtimin e hotelit të tij. Sipas tij, gjithçka ka qenë për vetëmbrojte dhe nuk ka pasur asnjë skenar. Reklame Ai nënvizon se shteti nuk ka reaguar asnjëherë për të identifikuar personat që kryejnë akte të tilla, si shkatërrim i pronave të shqiptarëve. “Djalin e kanë marrë, e kanë arrestuar…
Kryetari i komunës Gazi Babë Boban Stefkovski sot ka mirëpritur ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Lasko Ishtvan Duks. Takimi është realizuar me rastin e mbarimit të mandatit të ambasadorit Duks në vendin tonë. “Në takim shpreha falenderim deri te Ambasadori E.T. Laslo Ishtvan Duks për bashkëpunimin e suksesshëm që kishte komuna Gazi Babë me Ambasadën e Hungarisë gjatë periudhës së kaluar”, njoftoi kryetari i komunës, Boban Stefkovski.
Zevendes kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arbent Taravari ka deklaruar se Nëse vërtetë është shkarkuar Zudi Koka nga posti i drejtorit në NPK, atëherë duhet të rishqyrtohet bashkëpunimi i ASH-së me Danella Arsovskën, kryetare e Shkupit. “Nuk arsyetoj përdorimin e armëvr, por të provokohet? Njerz jemi, reagojmë në afekt. Personalisht mendoj, e jo në emër të lartisë, sepse ka organe partiake që do e thonë fjalën e fundit, se kjo mënyrë e funksionimit num ia vlen të mbetet edhe më tej. Duhet seriozisht të shqyrtohet dhe personalisht jam për nderprerje të bashkëpunimit me Arsovskën”, tha Taravari. “Ky është qëndrimi im…
Çmimi i naftës së papërpunuar mund të bie në 65 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti dhe të vazhdojë me rënien në 45 dollarë deri në fund të vitit 2023, nëse ndodh recesion, që me automatizëm e ulë kërkesën, vlerëson banka amerikane Sitigrup. “Blumberg” duke u thirrë në analizat e ekspertëve nga Citigroup, thekson se ky skenar bazohet në supozimij për mungesë të çfardolloj intervenimi të prodhuesve nga grupacioni i shteteve OPEK+ dhe për rënie të investimeve në prodhimin e naftës. Përkthyer në çmime tona, rënia e naftës në bursat botërore në 65 dollarë për fuçi, do…
Përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve në media, qytetarë të shumtë janë ankuar se shqiptarët e Shkupit ndjehen të pambrojtur gjatë dy ditëve të fundit. Huliganët pjesëmarrës në protestat e fundut kanë sulmuar pronat dhe lokalet e tyre në Çarshi, ndërsa policia nuk ka intervenuar për t’i mbrojtur. Sonte sulmet kanë qenë të drejtëpërdrejta dhe fizike, huliganët kanë thyer lokalet, hotelet dhe kanë sulmuar qytetarër shqiptare, pronarët e bizneseve dje kalimtarë të rastit. Policia ka intervenuar vetëm pasi kaneskaluar situata në përleshje fizike dhe në fund përsëri është arrestuar një shqiptarë./dosja.tv
Isuf Koka është personi që u arrestua nga policia pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, pasi prona e tij private – hotel De Koka dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër. Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa…
Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili, në një lidhje direkte në Euronews Albania ka folur për “propozimin francez” dhe reagimet pas tij. Ismaili ka thënë se ende pa u çelur propozimi, VMRO-DPMNE dhe Levica po krijojnë konfuzion rreth tij. Ismaili ka shtuar se megjithatë VMRO-DPMNE është vetëdijëduar se ky proces nuk mund të ndalet dhe se për këtë flet fakti që ata janë bë pjesë e Grupit të Punës që po shqyrton në detaje “propozimin francez”. Intervista e plotë e deputetit Ismaili është në videon më poshtë: https://youtu.be/EHXieogUxtI
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në mëngjes vizitoi policët e lënduar gjatë protestave të djeshme. Dy prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Spasovski tha se të gjitha elementet dëshmojnë se ka dhunë të organizuar dhe sulm ndaj institucioneve të rëndësisë së veçantë shtetërore. “Janë lënduar 47 policë nga sulmet vandale ndaj tyre dhe objekteve me rëndësi të veçantë shtetërore. Ky veprim i dhunës së organizuar paraqet rast dhe imazhe të njëjta si “27 prilli”. Rreth 30 njerëz me maska në fytyrë ishin kryefjala e sulmit ndaj policëve dhe institucioneve. Gjithsesi se…