Banorët e fshatit Kopanicë pretendojnë se prej më shumë se tre muajsh janë pa ujë të pijshëm, raporton INA . Sot ata protestuan para komunës së Jegunocës, ku nuk munguan as përplasjet verbale me kryetarin e komunës, Dimitar Kostadinoski. Banorët thonë se jetojnë në kushte të rënda dhe janë të detyruar të përdorin shishe plastike për nevojat bazë të higjienës. “I ngrohim shishet, nga 5-6 shishe, lahemi si në kohën e përparme. Në cilin shekull jetojmë?” – u shpreh një banor i revoltuar. “Uji që e marrim nga puset nuk është i pijshëm”, shtoi një tjetër banor.…
Author: Hamdi Kumanova
Në kontekstin e debatit mbi identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase në Raportin e Progresit të vendit me BE-në, ish-Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, vlerëson se Marrëveshja e Prespës është një armë e fuqishme dhe duhet të përdoret në këtë rast pas lobimit nga eurodeputetët bullgarë dhe disa deputetë të PPE-së që të mos përfshihet identiteti dhe gjuha maqedonase në Raportin e fundit, i cili do të votohet të martën. “Më bën përshtypje barazimi i problemit të pazgjidhur me Bullgarinë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë. Në pakon e pranuar nga qeveria e mëparshme, “sukses i shkëlqyer” që e ndërlikon pafundësisht…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit. Sipas tij, aktualisht po zhvillohen anketa të brendshme partiake për të gjithë kandidatët e mundshëm. Mexhiti sqaroi gjithashtu se ata presin fitore në një numër të madh komunash në bllokun politik shqiptar. “Ne nuk kemi frikë. Jemi të fokusuar te zgjedhjet lokale, te programi i mirë dhe te kandidatët e mirë, dhe në zgjedhjet lokale do të konfirmohet fitorja e një viti më parë. Mund të ketë edhe rikonstruim të Qeverisë…
Ministria e Shëndetësisë informon publikun se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025. Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme: Përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike). Shtyrje e procesit të punës gjatë orarit kritik…
Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe Ushtria sekuestruan tre ton kokainë në një fermë në Chongón, një famulli e Guayaquil, më 3 korrik 2025. Sipas policisë droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare në vend. Droga u gjet në pako drejtkëndëshe dhe në një kamion të ngarkuar me banane gjatë një operacioni të kryer herët në mëngjes të enjten. “U identifikua një pronë që vepronte nën maskën e…
Më 3 korrik 2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Gostivar arrestuan zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, sipas neneve 353 dhe 354 të Kodit Penal. Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 25.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 50.000 euro, të cilat ishin sekuestruar gjatë bastisjeve ku kishte marrë pjesë në cilësinë e të punësuarit në teknikën kriminalistike në Stacionin Policor të Gostivarit. Paratë dhe ari ishin ruajtur në një dollap brenda stacionit policor, për…
Një ngjarje e rëndë është raportuar në rrethinën e Radovishit, ku një burrë 32-vjeç është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka përdhunuar një grua 77-vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar, më 2 korrik 2025, rreth orës 17:00, zyrtarët e SPB Strumicë – DPB Radovish kanë privuar nga liria A.S. nga fshati Zleovë, pasi dyshohet se ka kryer aktin e dhunshëm ndaj të moshuarës. Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit, ndërsa Gjykata Themelore në Strumicë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Rasti është duke u hetuar.
Ditën e shtunë, më 5 korrik, në ora 13:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup, do të themelohet zyrtarisht Lëvizja “ARBËRIA”, një nismë qytetare që synon të shndërrohet në një platformë të re vetëdijeje dhe veprimi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Një nga drejtuesit e saj është ish-deputeti dhe ish-kryetari i Sarajit, Bekim Fazliu. Sipas organizatorëve, “ARBËRIA” nuk është parti politike, por një revoltë e organizuar kundër zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët dhe shfrytëzimit të qytetarit, duke propozuar një format të ri të organizimit të lirë e përfaqësues. “Lëvizja synon të jetë një thirrje…
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet për të tretën ditë sot duhet të vazhdojë debati për ribalancin e Buxhetit. Në ditën e dytë nga debati, dje deputetët e pushtetit dhe opozitës vazhduan akuzat ndja njëri – tjetrit – për deputetët nga pushteti, ribalanci i propozuar i buxhetit pasqyron politikën e qëndrueshme dhe të përgjegjshme ekonomike të Qeverisë, me më shumë fonde për paga, pensione dhe investime kapitale, ndërsa për opozitën kjo është përpjekje për të fshehur dështimet me financat publike dhe hap rrugën për borxhe të tjera, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe akuzon qeverinë se ka ulur për 261 milionë euro investimet e huaja në vend, në tre mujorin e parë. “Sipas të dhënave të Bankës Popullore, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, investimet e huaja direkte janë ulur për 261 milionë euro, nga 397 në 135 milionë euro, ato janë ulur me dy të tretat. Edhe në këtë fushë ku mburren se do të bëjnë diçka, po dështojnë”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në një forum në Krushevë. Ai theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka zbatuar asnjë projekt të vetëm për një…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Horgoshit, afër kufirit serbo-hungarez, raportojnë mediat serbe. Sipas informacioneve, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në autostradë, në drejtim të Horgoshit. Mediat raportojnë se drejtuesi i një automjeti “Kia” me targa të Maqedonisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë, ndërsa pasagjeri ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Me rastin e 249-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, koalicioni VLEN ka përcjellë urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe institucionet e këtij vendi mik dhe aleat. “Në këtë ditë të veçantë për kombin amerikan, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë për miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në, që përbëjnë një ndër themelet kryesore të orientimit tonë politik dhe strategjik,” thuhet në urimin e VLEN. VLEN vlerëson rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në mbështetjen e proceseve demokratike, forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit. “Jemi krenarë për aleancën…

