Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj përmbajtjes së programit të ri mësimor për lëndën e historisë në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si tendencioz, diskriminues dhe tërësisht joprofesional. Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së ASH-së, Isak Sherifi, shprehu indinjatë të thellë për përjashtimin e historianëve shqiptarë nga grupet punuese, duke theksuar se kjo është “një fyerje e drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe një skandal institucional në një shtet që vetquhet multietnik”. Sherifi theksoi se ndonëse partia mbështet reformimin e kurrikulave në parim, ajo nuk…

Lexo më Shumë

Metodologjia e regjistrimit të vitit 2021 është bërë për të mashtruar shqiptarët, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai akuzoi LSDM-në, por veçanërisht BDI-në, që nuk kemi regjistrim të fundit real. “Ata që i mashtruan shqiptarët më shumë se 22 vjet, e që janë arsyeja kryesore që në vitin 2002 Komuna e Gostivarit ka pasur 85 mijë banorë kurse në 2021 kur u bë regjistrimi kishte 26 mijë më pak, sollën metodologji me të cilën i mashtruan shqiptarët. Ashtu vazhdojnë të sillen edhe sot dhe do të vazhdojnë të sillen ashtu dhe t’i mashtrojnë votuesit shqiptarë me qëllimin e vetëm që të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, i cili shënoi zgjidhjen me sukses të rasteve të njohura të pashtetësisë që rezultuan nga shpërbërja e RSF të Jugosllavisë. Zëvendësministri Iseni në fjalimin e tij theksoi se shtetësia është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe është bazë ligjore për një numër të madh të të drejtave dhe lirive të tjera civile, ajo tregon marrëdhënien juridike midis personit dhe shtetit, pavarësisht nga mënyra e fitimit dhe nuk tregon origjinën…

Lexo më Shumë

Përjashtimi i plotë i shqiptarëve nga 32 punësime të reja në Regjistrin Qendror është dëshmi e qartë e diskriminimit institucional dhe politikave përjashtuese të kësaj qeverie. Kjo nuk është më statistikë, është alarm! Po instalohet një sistem që e zhduk shqiptarët nga institucionet publike. Kjo ndodh përditë, në çdo sektor, dhe nuk mund të tolerohet më! BDI kërkon reagim urgjent nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kjo nuk është çështje punësimi, është çështje e barazisë, paqes dhe ekzistencës së një shteti shumetnik. Deri këtu! Kjo padrejtësi nuk kalon në heshtje.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev konfirmoi informacionin se me kërkesë të tre partive më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe “Obnova”, fjalët “gjuhë maqedonase” dhe “identitet maqedonas” do të hiqen nga draft-raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut. Lexo po ashtuMickoski: Gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen në mënyrë talibane, po aq keq edhe nëse ishte “moderne” Ai, siç njofton “BGNES” thotë se temat e identitetit dhe gjuhës nuk kanë vend në raportin e progresit të një vendi që aplikon për anëtarësim në BE. “Tema të tilla çojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Zëvendëskreu i Marinës ruse është vrarë në rajonin Kursk të Rusisë, konfirmoi të enjten një zyrtar rus. Gjeneralmajor Mikhail Gudkov, i cili gjithashtu drejtoi një brigadë që luftonte kundër Ukrainës, ishte vrarë së bashku me 10 ushtarakë të tjerë në një sulm ukrainas ndaj një qendre komanduese, raportuan më parë kanalet jozyrtare ushtarake Telegram. Lajmi për vdekjen vjen pasi Ukraina thirri të dërguarin në detyrë të SHBA-së në Kiev, për të paralajmëruar administratën Trump se çdo “vonesë ose zvarritje” në furnizimin e kombit të goditur nga lufta me armë, do t’i sjellë dobi vetëm Rusisë. SHBA-të kanë bllokuar një numër…

Lexo më Shumë

Më 02.07.2025, në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore në Kamjan kanë privuar nga liria A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të një gruaje 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste ata kanë kryer marrëdhënie seksuale të paligjshme me dy vajzat e saj të mitura.

Lexo më Shumë

Ngjarje e pazakontë u regjistrua sot në Shkup, një qytet ku trafiku nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar. Është fakt që në qytet mungojnë shumë vende parkimi, por po ashtu është fakt që një pjesë e madhe e shoferëve aspak nuk i kushtojnë vëmendje të tjerëve, as kur vozisin e as kur parkojnë. Sot në mëngjes, në rrugën “Fronti Popullor”, një automjet ishte parkuar, besoni ose jo, mbi një tjetër automjet. Nuk dihet nëse shoferi i SUV-it ka humbur kontrollin mbi makinën, apo kjo është bërë qëllimisht, por kjo është një tregues…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 02.07.2025 në orën 08:30 në SPBTetovë, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar me një shumë prej 7750 euro nga personi N.Z. nga Shkupi, i cili gjatë muajit maj i ka premtuar se do ta ndihmojë të nxjerrë djalin e tij nga paraburgimi, por pasi nuk e ka kryer punën, i njëjti kishtekuptuar se është mashtruar. Po merren masa për ybardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liriapersonat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata…

Lexo më Shumë

Duke e kuptuar sportin si pjesë të pandashme të zhvillimit të shoqërisë, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna. Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit. Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel. Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit…

Lexo më Shumë

Gjyqtari Afrim Fidani është zyrtarisht kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi bëri betimin sot në Këshillin Gjyqësor. “Deklaroj dhe betohem se do ta kryej funksionin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndershmëri, ndërgjegje, në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se do të respektoj liritë dhe të drejtat e qytetarit”, është deklarata solemne e bërë nga Fidani, duke përsëritur kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski. Fidani edhe “de jure” u bë kryetar i gjykatës më të…

Lexo më Shumë