Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork. Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal – që besohet të jetë gruaja e tij, raportoi NBC News. Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit. “Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy nderruan jete nga…
Author: Hamdi Kumanova
Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) publikoi gjetjet e tij për Serbinë, Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe Maltën, pasi shqyrtoi pesë shtetet palë gjatë sesionit të tij të fundit. Gjetjet përmbajnë shqetësimet dhe rekomandimet kryesore të Komitetit për zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, si dhe aspekte pozitive. Për sa i përket Serbisë, Komiteti i rekomandoi vendit tonë fqinj që “të kriminalizojë zhdukjen e detyruar si një vepër autonome, të rishikojë dënimet dhe statutet e kufizimeve për të pasqyruar peshën e saj dhe të zgjerojë përkufizimet e viktimave…
Tribunali i posaçëm për krimin e agresionit kundër Ukrainës pritet të organizohet në Hagë, Holandë. Tribunali i posaçëm që kombet perëndimore kanë ndërmend të krijojnë për të ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës nuk do të gjykojë Vladimir Putinin në mungesë, për sa kohë ai mbetet president i Federatës Ruse. Të njëjtën dispozitë do të zbatohet për kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas dy zyrtarëve evropianë që janë në dijeni të procesit dhe që folën për Euronews. Prokurimi i këtyre funksionarëve të lartë do të lejohet vetëm nëse të pandehurit janë fizikisht të…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, është dorëhequr nga posti i saj pasi afro tri vjetësh në Kiev, në mes të pasigurive mbi përpjekjet e administratës së Trumpit për të arritur një marrëveshje paqeje për të përfunduar luftën Rusi-Ukrainë, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”. Departamenti i Shtetit të enjten tha se Bridget Brink do të largohet nga posti i saj në të ardhmen e afërt, edhe pse nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të largohet. Brink e ka marrë postin nën administratën e ish-presidentit Joe Biden dhe ka qenë avokuese e vendosur…
Partia Demokratike do të nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky moment paraprihet të nisë që prej orës 18:00 nga aktivitetet e të rinjve, në sheshin “Nënë Tereza”. Drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, do të jetë krah Sali Berishës, të cilët do tu drejtohen shqiptarëve më fjalimet e tyre. Ndërkohë vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dje nuk zbuloi detajet e hapjes së fushatës elektorale, por ai foli për mbështetje të madhe të shqiptarëve për PD-në në garën e 11 majit. Në prag të çeljes zyrtarisht të fushatës, Berisha nuk tregoi shumë detaje dhe…
Para me thasë e grushte te të mbushura plotë ku reklamohen prurje të reja e të cilat po tentohen të iu shiten qytetarëve. Kjo skemë mashtrimi që po zhvillohet lirshëm në rrjetet sociale është shumë lehtë e qasshme, mjafton të kërkohen para falso dhe të dalin disa llogari në rrjetin social TikTok.Padyshim për të verifikuar krejt veprimtarinë e paligjshme të këtyre personave, Kiksi kontaktoi me ta për të marrë më shumë informata rreth tyre. Në momentin që i shkruajmë këta persona na dërgojnë ofertat e tyre, të cilat janë vështirë të refuzueshme për qytetarët të cilët se kuptojnë që po…
Pas katër ditë kërkimesh, të enjten është gjetur tërhequr trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i rajonit të Hasit në Shqipëri, i cili ishte shpallur i zhdukur për disa ditë në malin e Pashtrikut. Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet e kërkim-shpëtimit nga Kosova. Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, deklaroi se si ekip kanë marrë pjesë dy ditë ne kërkimin e Lleshit.“Për shkak të kushteve atmosferike ai kishte lëvizur në një drejtim ku pretendohet se ka dalë për gjueti dhe ka humbur drejtimin në mjegull të dendur, si dhe dyshohet…
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është tejet i lartë, madje më i shtrenjtë sesa në vende si Zvicra, që kanë të ardhura shumë më të mëdha për kokë banori. Ai tregoi se krahasoi çmimin e faturës së energjisë në Kosovë me atë të një deputeti shqiptar në Zvicër, duke thënë se dallimi është absurd në raport me të ardhurat. “Kontaktova me një deputet shqiptar të kantonit të Bernit. Tha se çmimi i faturës së energjisë më ka ardhë 110 franga, që i bie rreth 118 euro, për katër anëtarë të familjes. Ndërkohë,…
Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare filloi dje në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar deputetët e Levizjes Vetëvendosje. Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të regjistrohen deputetët e rijnë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e…
Incidenti ndodhi në seksionin ku ishin makineritë e prodhimit dhe 29 punëtorë ishin të pranishëm në momentin e shembjes, tha Guvernatori i provincës Vasip Sahin. Punëtorët e lënduar janë transportuar në spitale dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shtoi ai. Brigadat e zjarrfikësve, njësitë shëndetësore, xhandarmëria dhe ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave janë dërguar menjëherë në vendngjarje, raportojnë mediat lokale. Guvernatori i qarkut Beypazari, Vedat Yilmaz ia atribuoi shembjen një shpërthimi gazi të shkaktuar nga një xhep ajri brenda galerisë, duke shtuar se janë zbatuar masat e nevojshme paraprake. Një hetim është nisur për incidentin,…
Ditëve në vijim pritet që deputetët e koalicionit VLEN të dorëzojnë iniciativë në Kuvend, për mbajtjen e debatit mbikëqyrës lidhur me dyshimet për furnizim me mazut kancerogjen, shkruan TV21. Për këtë rast Policia dhe Prokuroria realizuan një aksion të përbashkët, siç njihet në opinion si rasti “Mazuti”, ku rreth 13 persona dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 167 milionë euro, gjatë furnizimit me mazut që dyshohet se është kancerogjen, e që ka përfunduar në TEC “Negotinë”. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish drejtori i EMV-së, V.K., i cili është në arrati, pronari i kompanisë “RKM”,…
Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehet një pacient i cili ishte në trajtim në Bullgari. Aktualisht, jashtë vendit janë të shtruar 55 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike. Në spitalet brenda vendit për momentin po trajtohen 10 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohër”, nga një pacient në Klinikën e Toksikologjisë, Klinikën për Kirurgji Pediatrike, Klinikën e Pulmologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”. Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po ndjek gjendjen e pacientëve të…

