Melinda u trondit nga marrëdhëniet e Bill-it me Epstein-in, të cilin ajo e ka përshkruar si një njeri “të neveritshëm”. Si mund të bashkëpunonte kreu i një fondacioni që investon një miliard dollarë për fuqizimin e grave me një pedofil të dënuar? Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it. Ky i fundit tentoi të përfshinte Gates-in dhe JP Morgan në krijimin e një…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News më 31 janar. “Ata po negociojnë”. Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”. Ende nuk…
Një mbrëmje festive u kthye në tragjedi të shtunën në mbrëmje (31 janar) në një qendër të njohur argëtimi në Gorgopotamos, ku një burrë 74-vjeçar humbi jetën pasi pësoi një atak në zemër teksa kërcente. Sipas mediave greke, 74-vjeçari ishte ngritur për të kërcyer gjatë festës, kur papritur u ndje keq dhe u rrëzua në vend. Një mjek që ndodhej i pranishëm në aktivitet reagoi menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke nisur manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR). Fatkeqësisht, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Ai u transportua pa ndjenja në Spitalin e Përgjithshëm të…
Nga Dalip Greca Pjesa e dytë Memorie.al / Odhise Paskali është padyshim një nga artistët mit të Shqipërisë. Talenti i tij tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës, të cilët e dërguan për studime në Itali. Paskali u shfaq i gjithanshëm, artist shumëdimensional. Emrin e tij e gjejmë në fillim të viteve ’20 të shekullit XX-të në shumë gazeta të kohës, brenda në Shqipëri, në Itali, në Amerikë tek gazeta “Dielli”, në Bukuresht etj. Shfaqet si poet, si tregimtar, eseist (ka krijuar më shumë se 800 ese), shfaqet si kritik dhe si përkthyes, ndërkohë që shpërthen si skulptor. “I urituri”, “Njeriu”,…
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025. Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në darkë vonë në rrethin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te berberi i një lagje në Rrilë, pra kanë qëlluar nga rruga direkt të vendi ku njerëzit ishin në berberhane. 30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të…
‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare’. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Politico. “Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan. Ai ka shtuar se nuk ishte në dijeni që Shtetet e Bashkuara kishin vonesa në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj Kombeve të Bashkuara, por është shprehur i bindur se mund ta “zgjidhë problemin shumë lehtë”. Sipas Trump, mjafton që OKB-ja ta kërkojë një gjë të tillë për të bindur edhe vendet e tjera…
Qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE. Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit, tha mes tjerash sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me procesin erointegrues të vendit, përcjell TV21, I pyetur për paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisioneres Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski ose e Ministrisë së Financave se nuk mund të gjejnë para për të rritur pagën minimale është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte e mirë të bëhet me konsensus. “Kjo nuk është një përgjigje e pranueshme. Cilado qoftë shuma, kjo Qeveri duhet ta gjejë”, tha Filipçe, duke shtuar se LSDM do t’i paraqesë Kuvendit zgjidhje ligjore për të rritur pagën minimale në 600 euro, për të rritur pagat…
Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, edhe pse kjo nuk ka qenë obligim i drejtpërdrejtë ligjor i komunës në këtë fazë. Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet…
MPB njofton se më 30.01.2026 në orën 16:00, drejtoresha e një shkolle fillore në Tetovë ka raportuar prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas raportimit, rreth orës 15:30, L.S. është sjellë në mënyrë agresive dhe arrogante, duke drejtuar fyerje ndaj drejtoreshës dhe duke goditur me duar derën e hyrjes. Po punohet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
MPB njofton se më datë 30.01.2026 në orën 20:15, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin M.M.(60) nga po i njëjti fshat, pasi djali i tij A.M.(36) ka raportuar se M.M., në gjendje të alkoolizuar, ka maltretuar në mënyrë agresive anëtarët e familjes dhe ka drejtuar kërcënime direkte për jetën ndaj djalit të tij. Personit të denoncuar i është bërë alkotesti, me ç’rast janë matur 1,30 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.

