Author: Hamdi Kumanova

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar pasditen e së martës paketën masive të shpenzimeve prej 1.2 trilion dollarësh, duke i dhënë fund ngërçit që kërcënonte një mbyllje të pjesshme të qeverisë (shutdown). Votimi u arrit falë një mbështetjeje dypartiake dhe, sipas burimeve, nën këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Presidentit Donald Trump. Projektligji i miratuar siguron financimin e pjesës më të madhe të qeverisë federale deri më 30 shtator, duke garantuar funksionimin e institucioneve për pjesën e mbetur të vitit fiskal. Megjithatë, një përjashtim është bërë për Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), i cili ka marrë fonde afatshkurtra vetëm…

Lexo më Shumë

Nga Ermira Isufaj Rrëfimi i rrallë i së bijës së njërit prej 40 firmëtarve të Aktit të Pavarësisë, duke treguar se cila ishte jeta dhe e kaluara e Zihni Abas Kaninës (Hamzaraj), krushqia me familjen e Ismail bej Vlorës dhe moria e kushërinjve të tjerë, edhe ata nënshkrues të dokumentit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Kur dhe si erdhi goditja e familjes patriotike kaninjote gjatë regjimit komunist, burgosja e të atit dhe si i shpëtoi Safo Morina internimit me anë të mbështetjes së Vito Kapos. I gëzohej faktit që ishte ende gjallë dhe ia…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të janë aktualisht në negociata me Iranin. “Po negociojmë me Iranin tani”, u shpreh Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit të buxhetit që i dha fund mbylljes së qeverisë federale. Këto deklarata vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane kanë sinjalizuar gatishmëri për dialog. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka bërë thirrje për hapjen e negociatave lidhur me çështjen bërthamore, duke sugjeruar një qasje më të hapur diplomatike mes dy vendeve. Incident ushtarak në Detin Arabik Ndërkohë, tensionet në terren mbeten të larta. Në orët e para…

Lexo më Shumë

Donald Trump u tha gazetarëve se dëshiron që Vladimir Putin t’i “japë fund luftës” në Ukrainë, gati katër vjet pas ndërhyrjes ushtarake ruse në shkallë të gjerë në territorin ukrainas që shkaktoi konfliktin e armatosur. Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratë pas rifillimit të sulmeve masive ajrore nga forcat e Moskës kundër Kievit , në prag të negociatave të sotme në Abu Dhabi, në të cilat do të marrin pjesë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe përfaqësues të dy shteteve ndërluftuese. Sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas pasuan një pauzë disa ditore që kishte kërkuar Donald Trump. “Ai…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në ishullin Xios në Egje, me pasojë 15 të vdekur. Sipas mediave greke incidenti ndodhi pas një përplasjeje midis një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë. Sipas informacionit nga Roja Bregdetare, një motoskaf u përpoq t’i afrohej Mersinidi-t, Xios, për të zbarkuar emigrantët. Më pas u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare dhe pasoi një ndjekje gjatë së cilës dy mjetet lundruese u përplasën. Burime të Rojës Bregdetare raportojnë se oficerët e tyre pësuan lëndime të lehta. Një zyrtar i lartë nga Ministria e Transportit Detar,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim, pas Kuvendit të së shtunës ku u rikonfirmua si kryetar, shkruan Reporteri.net. Ai e ka cilësuar këtë si fillim të ri, teksa ka thënë se është koha që të flasin më pak e të rreshtohen pas zërit qytetar. “Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret e thërret. [✌️] ”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Në Ambasadën e Japonisë sot u nënshkruan dy marrëveshje të reja për grante në kuadër të programit GGP për projekte të vogla për sigurinë njerëzore, me një vlerë totale prej 81,956 eurosh. Grantet janë dedikuar për Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup dhe për Komunën e Sveti Nikollës. ​Ambasadorja e Japonisë, Setsuko Kawahara, theksoi se projektet përfaqësojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar midis dy vendeve dhe kontribuojnë në forcimin e sistemeve bazë të shëndetësisë dhe sigurisë publike. ​”Me ceremoninë e sotme dëshirojmë të tregojmë gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë midis Japonisë dhe Maqedonisë, si dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Një 44-vjeçar nga Manastiri është arrestuar për vuajtje të dënimit me burg. Më 02.02.2026, në orën 10:55, në rrugën “Boshko Najdovski” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria R.T. (44) nga Manastiri, i cili kërkohej me urdhërarrest qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore e Manastirit, raporton Tetovasot. Ai është dërguar në Burgun e Manastirit për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër një 40-vjeçari nga Kumanova për vepra që lidhen me drogën. SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.T. (40) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, raporton Tetovasot. Gjatë kontrollit të realizuar më 20.02.2025 në shtëpinë e të denoncuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.

Lexo më Shumë

Në ditët e dimrit, kur kalojmë më shumë kohë në shtëpi, Lotaria Shtetërore u ofron qytetarve një mundësi praktike për argëtim dhe fitime. Të gjithë dashamirësit e lojërave të fatit mund ta provojnë fatin përmes platformës së thjeshtë dhe të sigurt për të luajtur loto dhe xhoker online në faqen zyrtare loto.mk. Me vetëm një klikim, secili mund ta paguajë biletën e vet të lotos shpejt dhe sigurt, pa nevojë për pritje në radhë. Rezultatet kontrollohen në mënyrë të lehtë, dhe platforma është e disponueshme gjithnjë dhe kudo, duke u mundësuar përdoruesve të luajnë kur dhe ku të…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar nga Ohri është ndaluar në trafik duke drejtuar automjetin, ndonëse kishte ndalim për vozitje. Më 02.02.2026, rreth orës 21:25, në rrugën “Stiv Naumov” në Ohër, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Volkswagen”, me targa të Ohrit, të drejtuar nga P.S. (32) nga Ohri, raporton Tetovasot. Gjatë kontrollit është konstatuar se ndaj tij ishte shqiptuar masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit të kategorisë B për tre muaj. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti dhe dokumentet e shoferit janë sekuestruar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

“Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë”. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës. ” Si Qeveri, duhet të jemi…

Lexo më Shumë