Author: Hamdi Kumanova

Shqetësimet e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase kanë arritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Ambasadori Denion Meidani për Portalb.mk tha se e kanë adresuar këtë çështje në instancat relevante. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup thekson se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe po e ndjek me vëmendje zhvillimin e saj. “Kërkesat e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale janë pjesë e një debati më të gjerë mbi zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin…

Lexo më Shumë

Këshilli i Bankës Popullore, në seancën e mbajtur më 3 shkurt 2026, ka miratuar Raportin Tremujor, ku theksohet se treguesit makroekonomikë sinjalizojnë arritje të qëndrueshme në segmentet kryesore të ekonomisë, në përputhje të madhe me projeksionet e publikuara në tetor nga Banka Popullore, transmeton Gazeta Flaka Sipas raportit, inflacioni vendor ka shënuar ngadalësim të pritur, kryesisht si rezultat i ngadalësimit të inflacionit bazë, ndërsa aktiviteti ekonomik ka shfaqur përshpejtim të moderuar. Njëkohësisht, sektori bankar vazhdon të shënojë rritje solide të depozitave dhe kreditimit, ndërsa rezervat valutore mbeten në nivel të sigurt dhe adekuat. “Treguesit makroekonomikë tregojnë stabilitet dhe janë kryesisht…

Lexo më Shumë

Policia turke dje sërish ka zbuluar një kanal kontrabande të detergjentëve të falsifikuar, ndërsa destinacioni përfundimtar duhej të ishte Tetova e Maqedonisë. Në një depo të improvizuar në një lagje të Stambollit, policia turke ka kapur rreth 3000 kg detergjent të rremë “Ariel”, të paketuar në 300 thatë me nga 10 kg secili. Dërgesa ishte e njëjta sikurse në dhjetor, kur Dogana e Maqedonisë kishte kapur detegjentin e rremë, të destinuar për në Tetovë. Vjet, duke dashur të futet në Maqedoni, një kamion me detergjentë “Ariel” të falsifikuar u kap nga doganierët ndërsa kompania që bënte transportin kishte deklaruar se…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, formoi lëndë në bazë të zërave për shkak të pretendimeve nga dokumetet e publikuara në rastin për Xhefri Epstin, të cila tregojnë se mostra nga trurët e personave të vdekur nga vendi gjoja janë transportuar për qellime shkencore-kërkimore në SHBA. Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, që përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme lidhur me përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me inde dhe mostra njerëzore, siç informojnë nga Prokuroria, është formuar lëndë…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një i arratisur nga burgu “Idrizovë”. Ai do të dërgohet në të njëjtin burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Siç njoftojnë nga MPB, sot (04.02.2026) në orën 09:15 në bulevardin “Koço Racin” në Shkup, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor arrestuan A.J. (25) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër arresti me vendim gjykate për arratisje nga Burgu i Idrizovës. “A.J. është dënuar me pesë vite e një muaj burg për krime të kryera sipas neneve 236 dhe 215 të Kodit Penal. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës për të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) ka nisur procedura për verifikimin e konfliktit të interesit dhe fshehjes së pasurisë ndaj anëtares së tij, Cveta Ristovska. Hetimi është i përqendruar në financimin e fushatave zgjedhore, pasi kompania “Bust DOOEL”, në pronësi të njërit prej djemve të Ristovskës, ka përfituar nga 35.000 euro nga fushatat e Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk. Rasti konsiderohet problematik për shkak se pikërisht Komisioni Antikorrupsion është institucioni kompetent për mbikëqyrjen dhe kontrollin e financimit të këtyre fushatave zgjedhore. Ristovska dyshohet se në formularin e deklarimit të pasurisë ka komentuar të deklarojë…

Lexo më Shumë

Ndonëse përbërja aktuale parlamentare e hoqi nga agjenda propozim-ligjin i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga Kuvendi thonë se kryeparlamentari Afrim Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata thonë se Gashi ia ka përcjellë nismën Ministrisë së Drejtësisë, por pa dhënë detaje, shkruan Portalb.mk. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit i RMV-së për Portalb.mk thanë se Afrim Gashi e konfirmon se ka pranuar peticionin e studentëve. “Peticionin e ka përcjellë tek Ministri i Drejtësisë. Njëkohësisht Gashi ka komunikuar me…

Lexo më Shumë

22-vjeçarja Ylenia Musella, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një konflikti të dhunshëm brenda familjes së saj. Ajo u qëllua me një thikë në shpinë, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan dëmtime të organeve vitale dhe humbi jetën gjatë transportit në spital. Pas ngjarjes, vëllai i saj më i madh, Giuseppe Musella, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një kërkimi të gjatë nga policia, ai u arrestua. Giuseppe, 28 vjeç, u dërgua në burgun e Napolit, ku u bë e ditur se ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij. Ai është akuzuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Në një lidhje live në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ka as ligj e kushtetutë që ua jep atyre këtë të drejtë. Rama thekson se me qëndrimet publike që ka mbajtur, nuk ka përmendur asnjë emër, por ka reaguar ndaj kësaj kërkese që sipas tij nuk është e drejtë. Kryeministri përmendi shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë një rritje mujore page nga 3360 euro në 5300 euro,…

Lexo më Shumë

Një nxënës në Francën jugore sulmoi një mësuese me thikë në një klasë, duke e plagosur rëndë, thanë prokurorët sot. 14-vjeçari e goditi mësuesen tre deri në katër herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e sipërme të trupit, tha prokurori i shtetit Raphaël Balland. Incidenti ndodhi në qytetin Sanary-sur-Mer. Stafi i shkollës e uli djalin në oborrin e shkollës, pas së cilës ai u mor në paraburgim nga policia. Ai po hetohet nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Nuk ka prova për një motiv fetar ose politik në këtë kohë, tha Balland. Dihet vetëm se kohët e fundit…

Lexo më Shumë

Policia Metropolitane në Londër ka nisur një hetim penal ndaj ish-ministrit britanik dhe ish-ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson, pas akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hetimi lidhet me pretendimet se ai ka ndarë informacione të ndjeshme qeveritare me financierin amerikan dhe të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. Hetimi vjen pas publikimit të disa emaileve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, të cilat sugjerojnë se Mandelson, gjatë kohës kur shërbente si sekretar për biznes në vitin 2009 në qeverinë e ish-kryeministrit Gordon Brown, mund t’i ketë përcjellë Epstein informacione me ndikim në tregje financiare. Burime…

Lexo më Shumë

Milan ka arritur kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjeve të Serisë A, vetëm për herën e tretë në epokën e tre pikëve për fitore. Më parë, kuqezinjtë e kishin realizuar këtë objektiv në sezonin 2003/04 me 58 pikë dhe në 1995/96 me 50 pikë. Në të dyja rastet, Milani e mbylli sezonin duke fituar titullin kampion. Ky statistikë e vendos skuadrën aktuale në një pozitë shumë të veçantë historike. Forma dhe vazhdimësia e treguar deri tani ushqejnë optimizmin për një tjetër garë të suksesshme për titullin kampion. Pavarësisht se diferenca me Interin e vendit të parë është 5…

Lexo më Shumë