Author: Hamdi Kumanova

Qyteti bregdetar i Durrësit sot pritet të mirëpresë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Iniciativës Bërdo-Brioni, i cili do të fokusohet në perspektivën evropiane të rajonit dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. RTKlive merr vesh se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të marrë pjesë në këtë samit të krerëve të shteteve të rajonit.Samiti mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së” dhe organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërsa drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Samiti…

Lexo më Shumë

Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm përballen me presionin e inflacionit të përditshëm, por me një nivel më të ulët të shpenzimeve. Për periudhën 2021–2023, familjet me më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzojnë dukshëm më shumë, sipas raportit të INSTAT, ndërsa individët që jetojnë vetëm kanë shpenzimet më të ulëta. Në vitin 2021, një person i vetëm shpenzonte mesatarisht 46.815 lekë në muaj, ndërsa një familje me tre ose më shumë të rritur dhe fëmijë shpenzonte 98.795 lekë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë kishin një nivel shpenzimesh prej…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.Ndryshe seanca e fundit u fokusua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli. Eksperti kishte deklaruar në sallën e gjyqit se nga ekzaminimi i bërë nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor te Naim Murseli, as në formë të përhershme e as të përkohshme. Ai tha se analizat janë kryer përmes dokumenteve të lëndës, bisedave të drejtpërdrejta me të akuzuarin, si dhe përmes vëzhgimit të sjelljes…

Lexo më Shumë

Elektrodistribucioni, në gjysmën e parë të vitit, investoi mbi 20 milionë euro në modernizimin dhe rikonstruktimin e rrjetit distributiv të tensionit të lartë dhe të mesëm. Këto investime të rëndësishme janë të destinuara për projekte që kanë për qëllim përmirësimin afatgjatë të cilësisë dhe sigurisë së furnizimit për përdoruesit, si dhe rritjen e fuqisë dhe kapacitetit të rrjetit distributiv. Një projekt i madh që aktualisht po realizohet në qendër të Shkupit është trafostacioni i tensionit të lartë 110/35/10 kV “Qendror”, në ndërtimin e të cilit deri tani janë investuar 11 milionë euro. Investimi tjetër i rëndësishëm, në projektet e kabllimit,…

Lexo më Shumë

Nën slloganin “Stop gjenocidit – Marshojmë për Palestinën” sot në Shkup u mbajt marsh protestues në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe dënim të krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës. Qindra qytetarë u mblodhën në Shkup para përmendores “Simfonia e paqes”, prej nga  marshi u nis drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizatorët e marshit nga Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se ngjarja është pjesë e lëvizjes globale të rezistencës dhe solidaritetit, e cila ka për qëllim ta ndërpresë heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të ushtrojë presion ndaj qeverive që të ndërmarrin hapa konkret…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se këtë muaj apo në fillim të muajit të ardhshëm, do të zgjidhet Kontraktori për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Bukojçan dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike, ndërtimi do të fillojë menjëherë. “Deri të mërkurën është afati i fundit për dorëzimin e ofertave për autostradën Kërçovë – Bukojçan. Po punojmë në të së bashku me BERZH-in. Vlera vlerësohet në rreth 123 milionë euro, të njëjtat i kemi siguruar në bashkëpunim me BERZH-in, ndërsa 20 për qind janë mjete financiare grant. Pres që të kemi një Kontraktor të zgjedhur deri në fund të…

Lexo më Shumë

25 vrasje të grave kanë ndodhur në vetëm 5 vjet në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në periudhën 2019-2024. Kështu flasin të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Shifrat nga viti 2025, kur u vra edhe 31-vjeçarja Rosica nga Velesi, nuk janë futur në këto statistika. Shoqata “Unë jam grua” kërkon kujdes më të madh për gratë, viktima të dhunës dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. “Unë besoj se shteti dhe institucionet duhet të kenë më shumë vesh dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që raportojnë padrejtësi, si në rastin e Rosicës, dhe të tjerëve para saj. Nuk është vetëm Rosica,…

Lexo më Shumë

Paga minimale në vend duhet të rritet menjëherë, tha sot kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov. Ai thotë se një punëtor punon për vete, për punëdhënësin, për ekipin drejtues, e megjithatë merr një pagë prej gati 400 eurosh, që nuk është e mjaftueshme për të kaluar muajin. “Paga minimale, por edhe të gjitha pagat e tjera, duhet të rriten menjëherë. Sipas të dhënave të fundit nga Banka Popullore, një punëtor fiton midis 300 dhe 600 mijë denarë për punëdhënësin e tij. Ai vjen në punë, punon për vete, fiton pagën e drejtorit, ekipit drejtues, fiton për investime,…

Lexo më Shumë

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit. “Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, tha guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko. Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale. Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë. Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e…

Lexo më Shumë

Më 03.10.2025, rreth orës 16:25, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Katllanovë ka ndërruar jetë M.P. (47) nga Republika e Serbisë. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen, pa gjurmë dhune. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.TS

Lexo më Shumë

Më 3 tetor 2025, rreth orës 09:25, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia arrestoi M.M. (19) nga Prilepi. Arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë më herët në NJPB Prilep, sipas të cilit, rreth orës 06:45, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Prilep, M.M. kishte hyrë në konflikt me M.Xh. (43) nga i njëjti qytet dhe, me një mjet të mprehtë, i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, i dyshuari ishte arratisur, por falë masave të ndërmarra nga policia, ai u ndalua në kufi dhe iu dorëzua NJPB Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të…

Lexo më Shumë

Rinia e Maqedonisë së Veriut tashmë ka shijuar një pjesë të lirisë europiane përmes udhëtimeve pa viza në zonën Schengen. Mundësia për të lëvizur lirshëm për pushime apo për aktivitete kulturore na ka bërë të ndihemi më afër Europës. Por integrimi i plotë në Bashkimin Europian do të thotë diçka shumë më të madhe se turizmi apo vizitat e shkurtra. Për ne të rinjtë, kufijtë e hapur janë porta drejt një jete më të lirë dhe më të pasur me mundësi për studime, punë dhe zhvillim personal. Ata janë rruga që na lidh jo vetëm me qytetet dhe vendet…

Lexo më Shumë