Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti në profilin e tij ka sjellë në kujtesë vendosjen e tabelës edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare Bellanocë – Stançiq. Sipas Dautit atë që nuk është bërë më herët, vetëm për një vit qeverisje të VLEN-it u vendos gjuha shqipe aty ku ka munguar. „Prej 31 janarit 2020, kur u hap pika kufitare Bellanoc – Stançiq, një turp i madh qëndronte në mes të dy vendbanimeve me popullatë 100% shqiptare, tabela vetëm në gjuhën shqipe nuk ishte, veprim që krijonte ndjenjën se këta shqiptarë të këtyre dy…
Author: Hamdi Kumanova
Më 04.10.2025, në orën 03:10, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria Xh.Sh. (24) nga R.e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin “Golf” me targa të Shkupit, pasi në automjet u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas urdhrit gjyqësor, në orën 09:30 u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar, ku ai qëndronte, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe kokainë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj Xh.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj zërave se lideri i partisë, Ali Ahmeti, më 17 tetor – po ndërpret aktivitetet e fushatës dhe po largohet drejt Tiranës. Në përgjigje për gazetën KOHA, Ademi tha se udhëtimi i Ahmetit drejt kryeqytetit shqiptar nuk është shenjë tërheqjeje, por vazhdim i misionit të tij politik. “Ne nuk po largohemi – ne po mbërrijmë. Vlerësimi i liderit Ahmeti është i qartë: pa UÇK-në nuk ka Kosovë, dhe pa Kosovë nuk ka Shqipëri, e pa Shqipëri nuk ka shqiptarë”, deklaroi Ademi. Sipas tij, për Ali Ahmetin politika…
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari si pjesë e koalicionit AKI ka folur për dezinformatat e fundit që qarkullojnë në Gostivar, të cilat sipas tij, krijohen nga Izet Mexhiti nga VLEN, njofton Top24 Taravari tha se ka gabuar kur ka thënë se Artan Grubi është burim i dezinformatave, pasi këtë, sipas tij, e bën Izet Mexhiti.
Sekrteri i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për familjen e profesorit Mahi Halili i cili mbrëmë u nda nga jeta pas një aksidenti të disa ditëve më parë. Ahmeti në postimin e tij shkruan se: Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kujdestarit të klasës tonë, Profesori Mahi Halili. Ky lajm më preku shumë. Ai nuk ishte vetëm kujdestar, por edhe udhërrëfyes i vërtetë, prej tij mësuam jo vetëm për shkollën, por edhe për jetën. Si veteran i arsimit, ai la gjurmë të thella në breza të tërë nxënësish,…
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari, duke goditur më fort rajonin e Burgasit. Mes zonave më të prekura është edhe fshati turistik Elenite, ku ujërat kanë përfshirë hotele, ndërtesa dhe automjete. Qindra persona janë evakuuar, ndërsa dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë në terren. Situata mbetet kritike, pasi shirat vijojnë me intensitet përgjatë jugut të bregdetit të Zi. Deri tani janë konfirmuar dy viktima në Elenite. Njëri prej tyre humbi jetën në një garazh nëntokësor, ndërsa viktima e dytë është një operator ekskavatori që kishte shkuar për të ndihmuar, por më vonë u gjet i pajetë,…
Kryetari i BDI-së dhe lideri historik i çështjes shqiptare, Ali Ahmeti, gjatë tubimit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Studeniçan, deklaroi se referendumi i 19 tetorit është më shumë se një votim, është një mision kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit shqiptar, njofton TS. “Nuk është një votë e thjeshtë, është një votë në mbrojtje të krenarisë dhe kundër nëpërkëmbjes që u është bërë shqiptarëve në 12-13 muajt e fundit nga kjo qeverisje”, u shpreh Ahmeti./TS
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, theksoi se ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në kushte dhe kur nuk ka krizë nuk merr asnjë masë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, LSDM ka treguar në shtatë vjet se çfarë do të thotë kujdesi i vërtetë për çdo qytetar dhe sektorin privat. “LSDM kishte shtatë vjet pushtet në të cilat pothuajse çdo vit kishte ndonjë krizë. Kishte krizën e Covid-it, kishte krizën energjetike, një krizë ekonomike. Dhe në të gjitha krizat treguam me veprime konkrete, me hapa konkretë se si mbrohen qytetarët. Pagat u rritën edhe në…
MPB njofton se me datë 04.09.2025, rreth orës 02:05, pranë nyjës rrugore të Bërvenicës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar I.S. (23) dhe N.S. (28), të dy nga Brvenica. Gjatë kontrollit të automjetit BMW me targa të Tetovës, që drejtohej nga I.S., ndërsa pasagjer ishte N.S., policia ka gjetur rreth 100 gramë kokainë, një peshore digjitale dhe para. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës ndaj tyre.
Kumanova do të vazhdojë të investojë në arsimin, modernizimin e procesit mësimor dhe krijimin e kushteve që secili nxënës apo student të përparojë, u zotuan nga lista për këshilltarë e Lëvizjes “E di”. Ata premtuan se do të bëjnë rikonstruimin e shkollave në komunën e Kumanovës, ku fokusi i veçantë do të vendoset në efikasitetin energjetik, rritjes së cilësisë së jetesës dhe qasjes së personave me nevoja të veçanta. “Rikonstruim dhe pajisje shtesë për sallat sportive nëpër shkolla, si dhe ndërtimin e sallave sportive aty ku ka nevojë, zona teknologjike dhe kabinete moderne me IT. Në shkollat e…
Një burrë në Obiliq, dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij,. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa bazuar në informacionet e Policisë, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar. “Raportohet se viktima femër kosovare, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në mes të një fushate zgjedhore vendimtare, kur qytetarët shqiptarë janë përballë një referendumi historik për të ardhmen e tyre, kryeministri nga Beogradi, me të gjithë kabinetin qeveritar, u ul në Shkup me mikpritjen e Mickoskit dhe VLEN-it. Ky akt është dëshmia më e qartë se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt statusit të “Republikës së tretë serbe”. Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Parlamentit Evropian, kanë theksuar ndikimin e rrezikshëm të “Botës Serbe” në vendin tonë. Sot ky ndikim u vulos me marrëveshje të reja, të shitura si “bashkëpunim ekonomik” dhe “stabilitet rajonal”, por që në të…

