Author: Hamdi Kumanova

Trupi i pajetë i gjetur dhe i raportuar në policinë e Lubjanës të premten është ai i një shtetasi 38-vjeçar i RMV-së , konfirmoi zëdhënësja e Departamentit të Policisë së Lubjanës, Špela Škoporc, transmeton FaktiDitor.info Jozyrtarisht, personi është rrahur për vdekje. “Oficerët e policisë inspektuan vendin e ngjarjes, është urdhëruar një autopsi mjeko-ligjore, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi intensiv penal është ende duke vazhduar. Zyra e prokurorit publik kompetent do të njoftohet për të gjitha gjetjet”, tha zëdhënësja e tyre.

Lexo më Shumë

Autoritetet ruse deklaruan këtë të hënë se kishin rrëzuar 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha ajrore të këtij lloji që nga fillimi i luftës. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet ishin veçanërisht intensive në rajonin e Detit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar që nga viti 2014, 62 të tjerë mbi Detin e Zi dhe pesë mbi Detin Azov. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri publike vetëm numrin e dronëve të rrëzuar, pa…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se kundërshtari politik nga LSDM, këtë fushatë e filloi me fushatë negative. “Unë nuk dëgjova deri më tani nga kryetari i LSDM-së asnjë projekt asnjë vizion strategjik që do të thotë e ardhme. Ai vetëm flet në fjalimet e tij se kjo kryesi e LSDM-së është vazhdimësi e kryesisë së LSDM-së e cila për shtatë vite e shkatërroi dhe e shiti Maqedoninë. A ka konfirmim më të madh e kjo dhe inspirim më të madh për qytetarët në Maqedoni të dalin më 19 tetor dhe të votojnë mu kundër atyre…

Lexo më Shumë

Më 7 tetor 2025, në ora 12:00, në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) do të mbahet një ngjarje solidariteti me moton “Free Palestine” (Palestina e Lirë), ku studentët e IBU-së do të bashkohen për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez. Kjo ngjarje ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për tragjedinë humanitare që po ndodh në Gaza dhe për shtypjen e vazhdueshme ndaj popullit palestinez. Organizatorët theksojnë se qëllimi i aktivitetit është të dërgohet një mesazh i qartë në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. “Solidariteti ynë është…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Dellçevë kritikoi ashpër pushtetin e VMRO-DPMNE-së për, siç tha, kolapsin e plotë të sistemit gjyqësor dhe zhgënjimin e pritjeve të qytetarëve. “Qytetarët e pritën me padurim drejtësinë e shumëpremtuar dhe shtetin ligjor të VMRO-DPMNE-së. Por në vend të drejtësisë, pamë drejtësi selektive, skandale me avancime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për reformat vetëm flitet – asnjë ligj nga agjenda reformuese nuk është miratuar. Sistemi gjyqësor është lënë në mëshirë të vetvetes,” deklaroi Filipçe. Ai reagoi ashpër edhe ndaj qasjes politike të kryeministrit Hristijan Mickoski, për të cilin tha se po sillet…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot ditëlindjen e djalit të tij, I cili mbush 7 vjeç. Me një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë. “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai. Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, mbrëmë e prezantoi programin e tij për ndërhyrje të shpejtë dhe sistematike në zgjidhjen e problemeve më kritike të komunës, papastërtinë, ndërtimet pa leje, mungesën e vendeve të parkimit dhe sigurinë. Osmani theksoi se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme lokale, por një moment kur përcaktohet drejtimi i shtetit dhe i komunës. “Edhe pse këto zgjedhje janë lokale, besoni, ato janë shumë politike, sepse do ta përcaktojnë drejtimin e shtetit, të popullit dhe të komunës sonë”, tha Osmani. Në “trasen e tij urgjente”, pra në masat e menjëhershme…

Lexo më Shumë

Java e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 fillon sot. Prezantimet e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë vazhdojnë, dhe fokusi i tubimeve është në fjalimet e liderëve të partive më të mëdha. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të mbajnë takime me qytetarë dhe tubime sot në Dolneni, Makedonski Brod dhe në Kërçovë. Karvani i LSDM-së do të jetë në Ilinden, Petrovec, Karposh dhe Qendër. E Majta do të mbajë takime me qytetarë në sheshin e qytetit në Makedonska Kamenicë, në Delçevë dhe në sheshin e qytetit në Berovë. Platforma qytetare “Të Pavarurit Së…

Lexo më Shumë

Britania e Madhe dhe palestinezët kanë një histori të gjatë dhe të veçantë së bashku, shumë kohë para Tony Blair. Në vitin 1922, pas rënies së Perandorisë Osmane, Londra mori një mandat nga Lidhja e Kombeve për të administruar Palestinën. Edhe më herët, në “Deklaratën e Balfourit”, britanikët premtuan të “krijonin një atdhe” atje për hebrenjtë nga e gjithë bota. Kjo u pasua nga një imigrim në rritje i hebrenjve në Palestinë, dhe kështu në rritjen e tensioneve midis popullatave hebraike dhe arabe. Dallimet u bënë edhe më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore: ndërsa Myftiu i Madh…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se mbajtja e samitit të Bërdo-Brionit në Durrës të Shqipërisë përçon një mesazh të qartë për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Ahmetaj ka theksuar se, përveç Shqipërisë dhe Malit të Zi, shtetet e tjera të rajonit nuk po punojnë në mënyrë serioze për procesin e anëtarësimit në BE, raporton KlanKosova.tv. “Zbritja e Bërdo-Brionit në Durrës përçon mesazhin se perspektiva e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Por, mbi të gjitha, është shumë e…

Lexo më Shumë

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka prezantuar sot produktin e parë të kompanisë së saj “Thinking Machines Lab”, një API që quhet Tinker dhe lejon përdoruesit të përshtatin (fine-tune) modele të gjuhës artificiale në mënyrë më të thjeshtë. Sipas eWeek, produkti tashmë është në versionin beta privat dhe do të ofrohet fillimisht pa pagesë, ndërsa më vonë pritet të ketë tarifim sipas përdorimit. Tinker synon të heqë kompleksitetin teknik që lidhet me trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore, duke ofruar një ndërfaqe intuitive për hulumtues, zhvillues dhe studiues që duan të eksperimentojnë me modele të avancuara pa pasur nevojë…

Lexo më Shumë

Qeveria italiane i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rishqyrtojnë vendimin për vendosjen e një tarife shtesë anti-dumping prej 91.74% për importet e makaronave italiane, një masë që pritet të hyjë në fuqi në janar 2026 dhe që do të dyfishonte çmimin e këtij produkti ikonë të kuzhinës italiane në tregun amerikan. Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Italisë, vendimi amerikan është rezultat i një hetimi të zhvilluar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, i cili pretendon se dy prodhues të mëdhenj italianë kanë shitur makarona me çmime nën vlerën e tregut – një…

Lexo më Shumë