Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha. Do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit. Burimet thonë se gjyqtari ishte në treshe së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajo. Siç tregojnë kamerat e sigurisë, dy gjyqtaret e tjera kanë dalë sapo është dhënë vendimi, ndërsa gjyqtari po mblidhte dosjen menjëherë pas shpalljes së vendimit. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. “Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. “Atij i janë sekuestruar një pistoletë “Walther” me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.
Më 05.10.2025 rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, mbi fshatin Popojec, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Nissan Navara” me targa nga Struga, i drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Dërsllajc, Strugë, dhe një automjeti “BMW” me targa shqiptare, i drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, Kërçovë. Në aksident, pasagjeri i automjetit “BMW”, E.B. (25) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, mori lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Qendrën Mjekësore Kërçovë, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Sipas urdhëresës së prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, përmes një deklarate publike ka akuzuar pushtetin aktual për përbuzje sistematike ndaj shqiptarëve dhe ka paralajmëruar se zgjedhjet e 19 tetorit do të jenë një “referendum për dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”. “Më shumë se një vit, shqiptarët kanë parë me sytë e tyre se çfarë do të thotë përbuzja, si të shkelet dinjiteti, si të përjashtohesh dhe të diskriminohesh në mes të ditës, para syve të botës”, tha Ademi, duke shtuar se “atë e kanë parë ata që punojnë në administratë, të pambrojtur nga poshtërimi politik; e kanë parë policët që…
Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. “Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair. Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në…
Me sinkronizimin e 12 ligjeve në sistemin shëndetësor, duke filluar nga të dhënat, përmes sigurimeve dhe ilaçeve, deri te biomjekësia dhe shëndeti publik, me qëllim që t’i lidhim ato dhe të funksionojnë si një tërësi, do të mundësohet avancim në proceset e sistemit shëndetësor. Me këtë rast sot u mbajt prezantim publik i këtyre 12 ligjeve organizuar nga Ministria e Shëndetësisë ku u shqyrtuan propozime, mendime dhe rekomandime me panelin e ekspertëve me qëllim që të arrihen zgjidhjet më të mira. Ministri Azir Aliu tha se kjo është reforma më e gjerë e rregulloreve ligjore në shëndetësi deri më…
VMRO-DPMNE mbajti tubim në Bosillovë, Radovish dhe Strumicë. Nga Strumica, kandidati për kryetar komune Petar Jankov, u bëri thirrje qytetarëve që së bashku, pa përçarje dhe me qëllime të arta, të shpëtojnë siç tha, qytetin nga krimi dhe korrupsioni. Programi i Jankovit për Strumicën parasheh fusha të ndryshme sikurse infrastruktura, arsimi, ambienti jetësor, efikasiteti energjetik, turizmi, punët sociale dhe shëndetësia. Duhet të kthejmë besimin te qytetarët sepse qytetarët duan ndryshim, tha Jankov. “Të investojmë në infrastrukturë moderne, në rrugë të reja dhe hapësira publike. Të kujdesemi për luftën kundër ajrit të ndotur dhe ta zgjidhim problemin për ujë të pijshëm.…
Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, përballë qindra bashkëqytetarëve të tij në mërgatë, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, prezantoi vizionin e tij për një politikë të re, dinjitoze dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Duke folur në zemër të komunitetit kërçovarë në Zvicër, Limani nuk i fshehu emocionet përballë atyre që i cilësoi si “vëllezërit e gjakut të Arbnit” – duke i krahasuar me diasporën historike arbëreshe, por me një dallim të madh: “Ju nuk jeni një degë që është tharë nga largësia, por një degë që mban me jetë edhe trungun e kombit…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se nga mesnata do të lirohen të gjitha llojet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri: EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë për litër, që është 1,5 denarë më lirë. EUROSUPER 98+ ulet gjithashtu për 1,5 denarë, duke arritur çmimin prej 76 denarësh për litër. EURODIESEL-i u lirua për 1 denar, dhe tani do të shitet me 68,5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë gjithashtu pësoi ulje prej 1,5 denarësh, duke u shitur me 68 denarë për litër. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata…
Nga nesër vendi edhe praktikisht do të bëhet pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me ç’rast qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë pagesa në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian. “Nga nesër, 7 tetor, pagesat në euro me vendet e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA) do të jenë rreth 6 herë më të lira dhe më të shpejta! Një pagesë prej 500 euro e cila deri tani kushtonte rreth 1.600 denarë, nga nesër do të kushtojë rreth 260 denarë. #SEPA do të thotë pagesa më…
MPB njofton se më datë 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Atij i janë sekuestruar një pistoletë “Walther” me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal ndaj L.R., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimeve”, parashikuar në nenin 353, paragrafi 1 të Kodit Penal. I pandehuri, si ndihmës i ministrit të punëve të brendshme dhe drejtues i Departamentit për procedura disiplinore dhe gjyqësore, e ka shfrytëzuar pozitën ose autorizimet e tij zyrtare, duke tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij, në mënyrë që për muajt qershor, korrik, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor 2023, bazuar në listat…

