Donald Trump, president i SHBA-ve, ka kërkuar që kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, të dorëhiqet menjëherë, duke intensifikuar sulmet ndaj tij. “‘Për vonesë’ duhet të dorëhiqet menjëherë!!!”, shkruante Trump në platformën e tij Truth Social. Ai gjithashtu përfshiu një lidhje me një artikull lajmesh që fliste për një rregullator federal të strehimit në SHBA, i cili kërkonte që të hetohej Powell për deklaratat e tij lidhur me renovimet e selisë së Rezervës Federale në Uashington. Trump e emëroi Powell si kryetar të Rezervës Federale gjatë mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai ka kritikuar vazhdimisht Powell për mos…
Author: Hamdi Kumanova
Shirat e rrëmbyeshëm dhe era kanë lënë mijëra australianë pa energji elektrike, ndërsa shumë fluturime janë anuluar në shtetin bregdetar të Uellsit të Ri Jugor, raportuan mediat lokale të mërkurën. Pjesë të ndryshme të brigjeve qendrore dhe jugore të Uellsit të Ri Jugor u goditën nga një sistem presioni të ulët që shkaktoi erëra të dëmshme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu. Autoritetet lëshuan gjithashtu paralajmërime emergjente për përmbytje të menjëhershme në rajone të shumta, pasi erërat e forta dëmtuan sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë rreth 35,000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike. Era dhe shiu i rrëmbyeshëm…
Policia është përleshur me qytetarët në lagjen Vraçar të Beogradit, në një tjetër episod të tensionuar që shënon vazhdimin e protestave masive kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Incidenti ndodhi gjatë natës, kur forcat policore tentuan të shpërndajnë protestuesit që po bllokonin rrugët, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e qeverisë. Protestat, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt, po zhvillohen në disa qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Nishin dhe Kragujevcin, shkruan nova.rs. Studentët, të rinjtë dhe qytetarët e thjeshtë janë mobilizuar në mënyrë të vazhdueshme, duke bllokuar kryqëzime kryesore dhe duke vendosur kontejnerë në rrugë…
Dërgoni para – shpejt, sigurt dhe thjesht, në vend dhe jashtë vendit! Një mënyrë e re për transferim të shpejtë dhe të sigurt të fondeve – direkt në kartën Visa në vend dhe jashtë vendit! UNIBanka AD Shkup, duke ndjekur nevojat e klientëve të saj, ka prezantuar një funksionalitet të ri – transferimin e fondeve në kartën Visa. Ky është një funksionalitet inovativ i Visa+ që mundëson transferimin e fondeve në një kartë debitore brenda vendit ose jashtë tij përmes numrit të telefonit. Në kushtet kur jetojmë dinamikisht, shpesh udhëtojmë, kemi shumë detyrime dhe gjithmonë na mungon koha, mundësia…
Gjobë deri në mbi një mijë euro për shëtitje në Malin Sharr, pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Ndalesa tashmë është në fuqi, ndërsa për lëvizje të lirë duhet së pari të bëhet paraqitja elektronike dhe të pritet konfirmimi përmes emailit. “Vizitorët paraqiten në ueb faqen tonë dhe është procedurë shumë e thjeshtë, disa sekonda, dhe pas dërgesës së paraqitjes marrin email me konfirmim për lëvizje në mal, me çka rehat lëvizin në zonën ku janë lajmëruar dhe arsyen që e kanë paraqitur. Dënimet janë të mëdha dhe kontrollet do të jenë të shtuara nga kontrollorët tanë policia dhe zjarrfikësit, andaj…
Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës. Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese. “Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit…
Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur “Golem rid” (Kodra e madhe). “Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem…
“Ky ribalanc është fiskalisht jorealist, socialisht i dëmshëm dhe pa komponentë zhvillimi”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në debatin e sotëm parlamentar për ribalancimin e buxhetit. Ajo njoftoi se LSDM do të dorëzojë 160 amendamente duke kërkuar mbështetje për korrigjim të menjëhershëm të, siç tha ajo, politikave të dëmshme të qeverisë OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN. “Me këtë ribalancim, nuk ka para për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Koçan, nuk ka para për paga më të larta, nuk ka masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës. Qeveria po vjedh nga qytetarët për të rritur luksin e…
Ministri i Administratës Publike Aleksandar Minçev, sot në një konferencë për shtyp me rastin e një vjetorit të themelimit të Ministrisë, prezantoi rezultatet kryesore dhe lëvizjet reformuese që, siç tha ai, hodhën themelet për kulturën e re të menaxhimit në sektorin publik. “Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një veprim burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje sekrete dhe për çmësim”, tha Minçev, duke theksuar se administrata publike nuk duhet të jetë më një “zonë e mbrojtur për individë të privilegjuar”, por një shërbim për…
Më 02.07.2025 në orën 05.25 të mëngjesit në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, E.M. (32) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 02.15 të mëngjesit në rrugën “Mladen Grueski”, pranë një objekti ushqimor, është sulmuar fizikisht nga L.B. nga Republika e Shqipërisë. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant. Autoritet pavarësisht rekomandimeve të institucioneve, vazhdojnë të mbajnë pezull qytetarët pa status juridik me shtetin. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani tha se po punohet për identifikimin dhe pajisjen e tyre me dokumente, por që sipas tij, kjo nuk është çështje që tangon vetëm një ministri. “Çështja e nënshtetësisë nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë tonë, është një nga problematikat e cila zen të gjitha ministritë tjera. Jemi në kontakt edhe me kryeministrin edhe me ministritë e tjera për të gjetur zgjidhje sa më të…
Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër M.L. (43) nga Manastiri. kjo për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ajo ka kryer vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Konkretisht, e akuzuara në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme, e ka futur në lajthitje një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është paraqitur në mënyrë të rreme se është e punësuar në MPB dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij të punësohet në Ministrinë e…

