Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një 28-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ai ishte në kërkim që nga 23 prilli i këtij viti, kur dyshohet se ishte përfshirë në një ngjarje me armë në rrugën “Rexhep Krasniqi”. Sipas Policisë, arrestimi i personit me inicialet V.S është bërë nga njësitë e stacionit “Veriu”, pas veprimeve operativo-hetimore të zhvilluara në kuadër të rastit. “Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të…
Author: Hamdi Kumanova
Të paktën 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qendër të Mianmarit, pasi ushtria përdori paraglajdë të motorizuar për të bombarduar një tubim civil gjatë natës, raporton organizata Amnesty International dhe disa media të pavarura.Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në rajonin Sagaing, ku banorët ishin mbledhur për një ritual budist me qirinj, duke kërkuar ndër të tjera lirimin e të burgosurve politikë. Numri i viktimave raportohet të jetë mes 20 dhe 32, por shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar.Mianmari ndodhet në konflikt të armatosur të vazhdueshëm që vitit 2021, ku ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë…
Të paktën dhjetë persona janë plagosur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së pllakës së një ndërtese pesëkatëshe. Godina ishte në ndërtim e sipër në Calle Hileras, në qendër të kryeqytetit të Spanjës. Ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancës po punojnë në vendngjarje, për të siguruar zonën. Sipas delegatit të qeverisë në Madrid, Francisco Martín, një numër punëtorësh janë trajtuar për lëndimet e tyre. Njëri prej tyre është dërguar në spital me këmbë të thyer, ndërsa dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje dhe thuhet se janë plagosur lehtë. Mediat e huaja raportuan se të paktën katër…
Gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikola Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Mbrojtja e të pandehurit të parë Vasev në seancën e mëparshme i paraqiti Gjykatës një kërkesë që Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski ta marrë përsipër çështjen ose ta delegojë atë në një prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se propozimi kërkon një vendim nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, gjykata e shtyu seancën. Çështja është në procedurën e provave dhe duhet të vazhdojë me…
Justifikimi ligjor i qeverisë amerikane për vendosjen e anijeve luftarake në Detin e Karaibeve për të synuar trafikantët e drogës me bazë në Venezuelë ka ngritur shqetësime se Uashingtoni nuk do të ndalet këtu, por do të kërkojë të rrëzojë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një memo të dërguar Kongresit javën e kaluar. Letra kishte për qëllim të ofronte justifikim ligjor për sulmet e nisura nga ushtria amerikane kundër motoskafeve që transportonin të dyshuar si trafikantë droge. Të paktën 21…
Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00. Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori…
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimet e marra në shkurt të vitit 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës, ishin “të sakta dhe në kohën e duhur”. Ai theksoi se detyrat e Rusisë mbeten të pandryshuara. “Ne duhet të sigurojmë arritjen pa kushte të të gjitha objektivave”, u shpreh ai. Sipas agjencisë Interfax, Putin theksoi se Rusia e ruan plotësisht iniciativën strategjike në terren dhe pretendoi se trupat ruse kanë pushtuar pothuajse 5,000 kilometra katrorë territor gjatë këtij viti. Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura ukrainase po tërhiqen përgjatë gjithë frontit.
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk e pranon për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.“Për mua z. Basha nuk është kryetar i Kuvendit. Nuk e pranoj. Ai është i zgjedhur që të jem i qartë, unë nuk e pranoj për kryetar të Kuvendit. Nuk kam asgjë me personin privat të tij, por këtu duhet të kemi një standard”, deklaroi Limaj në “Rubikon”, në Klan Kosova. Limaj tha se kjo është hera e parë që ai nuk e pranon një udhëheqës të një institucioni.
Eugen Cakolli nga KDI tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.“Tash nuk dua të spekuloj, por në parim gjasat janë më të mëdha që të kemi proces zgjedhor (zgjedhje të jashtëzakonshme) para se të kemi çfarëdo qeverie në Kosovë brenda mbase javëve në vijim”, tha ai. Cakolli beson se qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe një herë për zgjedhjet parlamentare gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2026.“Unë besoj në situatën e tanishme me polarizimin e skajshëm dhe pozita diametralisht të kundërta të partive…
Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mbrojtur prodhuesit e BE-së nga konkurrenca nga vende si Kina, njoftoi të martën Komisionari për Industrinë i Bashkimit Evropian, Stephane Sejourne. Për më tepër, volumi i importeve që nuk preken nga tarifat pritet të përgjysmohet. Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të japin dritën jeshile para se rregullat e reja të hyjnë në fuqi. Qëllimi i këtij propozimi është që të mbrohen prodhuesit evropianë të çelikut dhe vendet e punës. “Ky është riindustralizimi i Evropës”, shkroi komisionari Sejourne…
Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare. Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale. Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo…
Kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin një hekurudhë të elektrifikuar sa i takon projektit Durrës-Rrogozhinë por kjo mund të bëhet në një fazë të mëvonshme. Të paktën kështu argumentohet në një raport të rishikuar në gusht të këtij viti në funksion të projektit dhe të publikuar nga Hekurudha Shqiptare. Bëhet fjalë për përmbledhjen jo-teknike të azhornuar e cila lidhet me rindërtimin e kësaj linje. Të dhënat që kanë në bazë studimin e fizibilitetit të vitit 2018 dhe një seri dokumentesh të tjera të paketës mjedisore janë rifreskuar nga konsulenti ENOVA. Por çfarë thotë dokumenti lodhur me alternativat për këtë hekurudhë.…

