Ish-kryetari i Komunës së Kavadarit dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Panço Minov, ndërroi jetë sot në moshën 67-vjeçare. Minov shërbeu dy mandate si kryetar i komunës së Kavadarit nga viti 2000 deri në vitin 2009. ë Kuvend, ai ishte anëtar i Kuvendit në dy raste, së pari nga viti 1990 deri në vitin 1998, dhe herën e dytë nga viti 2016 deri në vitin 2024. Në aktivitetet e tij politike, Minov tregoi interes të veçantë në luftën për nevojat e fermerëve, veçanërisht të vreshtarëve nga rajoni i Tikveshit.
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se janë ndaluar dy persona në Shkup të cilët dyshohen se kanë për shkaktimin e zjarrit në dy kamionë mallrash dhe një automjet pasagjerësh në Shkup. “Më 08.10.2025 në orën 02:20, në SPB Shkup është raportuar se në parkingun e Qendrës Sportive “Jane Sandanski” në zonën e komunës Aerodrom në Shkup, janë djegur një kamion “Iveco” me targa të Shkupit dhe një kamion “Reno” me targa të Shkupit, të dyja në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, si dhe një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi. Në orën 02:50,…
Në atmosferë plot emocione dhe pjesëmarrje të madhe në Vrapçisht, u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN, ku u dërgua mesazhi i qartë: Mjaft padrejtësisë, mjaft korrupsionit, mjaft heshtjes. Plot tetë vite Vrapçishti ka parë çfarë ndodh kur një komunë i dorëzohet një njeriu dhe një rrethi të ngushtë që pushtetin e trajton si pronë private. Tetë vite pa ujë të pijshëm, pa kanalizim, pa projekte të përfunduara, pa transparencë. Tetë vite ku banorët u lanë në harresë, ndërsa militantët u shpërblyen. Por koha e pritjes ka mbaruar. Vrapçishti sot kërkon përgjegjësi, jo arsyetime. Me Memet Seferin për kryetar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj edukatores së një çerdheje në Lipjan, e cila dyshohet për shkaktimin e lëndimeve trupore të një fëmije njëvjeçar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, duke shtuar se ndaj të dyshuarës është nxjerrë urdhër ndalimi për 48 orë. “Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për dyzet e tetë (48) orë e dyshuara për shkak të veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ sipas nenit 185 të KPRK-së. Aktualisht po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit”, tha Shala. Edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënëses Flora…
Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil i tha agjencisë së lajmeve dpa se qeveria gjermane planifikon të zgjasë taksën përjashtuese për automjetet elektrike. Sipas projektligjit, përjashtimi do të mbulonte automjetet elektrike të regjistruara deri në fund të vitit 2030. Sipas ligjit në fuqi, përjashtimi nga taksat për automjetet elektrike skadon më 1 janar 2026. “Megjithatë, përjashtimi maksimal 10-vjeçar nga taksat do të vlejë vetëm deri më 31 dhjetor 2035, me qëllim nxitjen e blerjeve të hershme” – tha ministria e Financave. Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se zgjidhja e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës ka rezultuar më e vështirë sesa arritja e paqes në Lindjen e Mesme. Trump i bëri këto komente në një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney, Presidenti amerikan tha se kishte bërë shtatë marrëveshje të shkëlqyera dhe gjithashtu kishte propozuar një plan paqeje për Gazën. Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ai përsëriti komentet e tij të mëparshme në lidhje me shumë viktima dhe e quajti situatën “të çmendur”. “Mendova se do të kishte qenë një nga…
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një 28-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ai ishte në kërkim që nga 23 prilli i këtij viti, kur dyshohet se ishte përfshirë në një ngjarje me armë në rrugën “Rexhep Krasniqi”. Sipas Policisë, arrestimi i personit me inicialet V.S është bërë nga njësitë e stacionit “Veriu”, pas veprimeve operativo-hetimore të zhvilluara në kuadër të rastit. “Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të…
Të paktën 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qendër të Mianmarit, pasi ushtria përdori paraglajdë të motorizuar për të bombarduar një tubim civil gjatë natës, raporton organizata Amnesty International dhe disa media të pavarura.Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në rajonin Sagaing, ku banorët ishin mbledhur për një ritual budist me qirinj, duke kërkuar ndër të tjera lirimin e të burgosurve politikë. Numri i viktimave raportohet të jetë mes 20 dhe 32, por shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar.Mianmari ndodhet në konflikt të armatosur të vazhdueshëm që vitit 2021, ku ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë…
Të paktën dhjetë persona janë plagosur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së pllakës së një ndërtese pesëkatëshe. Godina ishte në ndërtim e sipër në Calle Hileras, në qendër të kryeqytetit të Spanjës. Ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancës po punojnë në vendngjarje, për të siguruar zonën. Sipas delegatit të qeverisë në Madrid, Francisco Martín, një numër punëtorësh janë trajtuar për lëndimet e tyre. Njëri prej tyre është dërguar në spital me këmbë të thyer, ndërsa dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje dhe thuhet se janë plagosur lehtë. Mediat e huaja raportuan se të paktën katër…
Gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikola Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Mbrojtja e të pandehurit të parë Vasev në seancën e mëparshme i paraqiti Gjykatës një kërkesë që Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski ta marrë përsipër çështjen ose ta delegojë atë në një prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se propozimi kërkon një vendim nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, gjykata e shtyu seancën. Çështja është në procedurën e provave dhe duhet të vazhdojë me…
Justifikimi ligjor i qeverisë amerikane për vendosjen e anijeve luftarake në Detin e Karaibeve për të synuar trafikantët e drogës me bazë në Venezuelë ka ngritur shqetësime se Uashingtoni nuk do të ndalet këtu, por do të kërkojë të rrëzojë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një memo të dërguar Kongresit javën e kaluar. Letra kishte për qëllim të ofronte justifikim ligjor për sulmet e nisura nga ushtria amerikane kundër motoskafeve që transportonin të dyshuar si trafikantë droge. Të paktën 21…
Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00. Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori…

