Bekim Qoku Dy anketat e fundit të brendshme nxjerrin që VLEN fiton, thuajse absolutisht, që në raundin e parë në këto komuna: Çair Saraj Haraçinë Tetovë Zhelinë Tearcë Bogovinë Dibër dhe Strugë ………. Në balotazh shkon në komunat: Likovë Studeniçan Gostivar Kërçovë Vrapçisht Dollnen ………… Humbet në: Pllasnicë
Author: Hamdi Kumanova
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të…
VLEN reagon me indinjatën më të thellë për rastin ku u plagos aktivisti dhe bartësi i listës së AKI-së në Likovë, Zekirija Shaini. Aq më shumë që oponentët politikë në krye me BDI-në deshën t’i japin kahje politike dhe duke manipuluar keq me këtë tragjedi familjare mes fushatës zgjedhore. Por, rasti doli të jetë problem familjar dhe nuk ka të bëjë fare me politikë. BDI pësoi keq dhe nuk i dolën llogaritë që ta kthejë situatën për vete. Ata u demantuan edhe nga vetë aktivisti i tyre, Zekirija Shaini, se nuk ka armiqësi politike me askënd, ndaj dhe…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”. 51-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. P♪7r fat të keq p♪7r shkak të plagëve të marra, 51-vjeçari i identifikuar me inicialet P.U. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Fushë-Arrëz / Informacion paraprak Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin…
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon sot në Prishtinë Forumin Ekonomik “Të Bërit Biznes me Finlandën’”. Forumi do të fillojë në ora 09:00 dhe do të sjellë diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me fokus në sektorët e teknologjisë së informacionit (ICT) dhe minierave. “Në hapje të ngjarjes, përveç kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, do të marrin fjalën edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen, si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë forumit do të zhvillohen edhe takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova dhe Finlanda”, njofton…
Sot Gjykatën Themelore të Mitrovicës, vazhdon seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, si dhe Urosh Vukashinoviqit për sulmin fizik kundër gazetarëve në protestën e 2023-s në Leposaviq, ku pati edhe shumë të lënduar. Seanca e caktuar me 18 shator nuk i mbajt dhe ishte shtyrë për datën 9 tetor, për shkak të pretendimeve nga mbrojtja se nuk janë pranuar shkresat e nevojshme nga Prokuroria. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllavko Simiq dyshohet se ka nxitur protestuesit që t`i sulmojnë mediat, ndërsa Urosh Vukashinoviq është i dyshuar për pjesëmarrje aktive…
Në orën e parë akademike të djeshme, në prani të studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Ekonomik, u shënua zyrtarisht hapja e laboratorit të ri, modern dhe kreativ – ProLab, i realizuar me mbështetjen e ProCredit Bankës. ProLab është një hap drejt arsimit modern – një vend ku studentët do të mund të eksperimentojnë lirisht dhe të krijojnë zgjidhje për sfidat e së ardhmes. Laboratori i ri kreativ përbëhet nga dy hapësira që ofrojnë vend për punë ekipore në projekte, hapësirë për prezantime dhe një kënd për relaksim. Me ProLab, studentët fitojnë mundësi për zbatim të drejtpërdrejtë të dijes, lidhje me…
Mjeku Zekerija Shaini, i cili u plagos gjatë ditës së djeshme në një nga zonat e frekuentuara të qytetit të Kumanovës, është liruar nga spitali dhe tashmë ndodhet në kurim shtëpiak. Ai ishte i shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Pas lirimit, Shaini ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen, duke e cilësuar atë si një tentim vrasje dhe sulm të pabesë nga persona të maskuar. Ai ka kërkuar që rasti të mos politizohet dhe të mos lidhet me ndonjë përplasje politike, duke theksuar se nuk ka armiqësi me…
Siguria është baza ndaj së cilës ndërtohet zhvillimi ekonomik, besimi në institucione dhe cilësia e jetesës së qytetarëve. Ministrria e Punëve të Brendshme është tërësisht e përkushtuar në proceset e digjitloizimit, modernizimit dhe transparencës, me qëllim që të krijojmë mjedis të sigurt që do të përgjigjet në nevojat e shekullit të 21-të. Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshmne, Pançe Toshkovski, në hapjen e edicionit të dhjetë jubilar të Adria security summit, i cili për herë të dytë po mbahet në vendin tonë, në Shkup. Ai shtoi se ky samit paraqet platformë jo të rëndësishme rajonale…
Sot, më 07.10.2025, rreth orës 11:15, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar F.R. (36) nga fshati Bogovinë i Tetovës, ndaj të cilit kishte qenë lëshuar një fletarrest kombëtar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup. Sipas të dhënave zyrtare, ndaj tij ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale: “Bashkëpunim kriminal” (neni 394, paragrafi 2), dhe “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” (neni 215) të Kodit Penal. Pas vetëdorëzimit, i dyshuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit, ku do…
Banka serbe Alta Banka, e cila e bleu “Stopanska Banka Bitola”, ka njoftuar ndërtimin e selisë së saj të re në Beograd – kullën “Alta Tower”. Projekti, siç thuhet në njoftimin e bankës, do të kombinojë hapësira zyrtare, banesore, tregtare dhe hotelerike, si dhe një shesh publik të ri, me qëllim të krijimit të një qendre moderne për biznes dhe komunitet. “Kulla do të ketë 35 kate dhe një sipërfaqe totale prej 79.470 metrash katrorë. Dizajni është vepër e studios britanike Zaha Hadid Architects (ZHA) në bashkëpunim me zyrën beogradase Biro Cub Partners (BCP)”, thuhet në njoftim. Sipas autorëve,…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Në çdo cep të botës ku flitet për drejtësi, Gaza mbetet fjala që rëndon më shumë. Është një plagë që nuk mbyllet, një dhimbje që nuk shuhet. Në Gaza nuk janë vetëm ndërtesat që shemben, por edhe shpresat e një populli që kërkon të jetojë me dinjitet. Çdo ditë, nën zhurmën e bombave, fëmijët rriten duke mësuar se si të mbijetojnë, jo si të ëndërrojnë. Kjo nuk është vetëm çështje politike është një çështje njerëzore, morale dhe universale. Në shekullin e informacionit, ku çdo sekondë lajmet qarkullojnë në miliona ekrane, heshtja ndaj Gazës është më…

