Author: Hamdi Kumanova

Sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet një nga çështjet më të pazgjidhura, pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite. Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Avdi Hoti ka ngritur sërish shqetësimin për mungesën e veprimeve konkrete nga institucionet përgjegjëse, duke thënë se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje alternative me kompanitë vendore të sigurimeve kanë dështuar. Hoti ka deklaruar për “Front Online” se megjithëse pagat dhe orët shtesë po paguhen me rregull, problemi kryesor mbetet mosrealizimi i sigurimeve shëndetësore për policët. Ai thotë se janë në prije të një përgjigje nga Ministria e Punëve…

Lexo më Shumë

Më 7 tetor 2025, njësitë speciale të Policisë së Shkupit realizuan një bastisje në banesën e M.J., 40 vjeçar nga Shkupi, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy qese me amfetaminë, pesë shishe me lëng amfetamine, komponentë për prodhimin e amfetaminës, si dhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe substanca të tjera prekursorë. Nga MPB thonë se personi i dyshuar u arrestua menjëherë. Ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal për trafikim të paligjshëm të drogës. Policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni për të treguar angazhimin në luftën kundër drogës…

Lexo më Shumë

Skenderaj- Një e mitur dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me një të dyshuar. Rasti u iniciua si “Dhunim”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor në Skenderaj, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Skenderaj 06.10.2025 – 01:00-03:00. Viktima e mitur femër kosovare dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj, me të dyshuarin mashkull kosovar. Pas intervistimit viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Drenas- Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin se ka therur me thikë viktimën. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesnatës në Drenas dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Gllogoc 08.10.2025 – 02:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në QKUK. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jaha përballet me një problem të pazakontë, që nis pas një aksidenti në korrik 2024. Dy muaj më vonë, banesa e personit, me të cilin u aksidentua, u sulmua me lëndë plasëse, dhe Nik Jaha u bë i dyshuar nga policia. Ai u shoqërua dhe iu sekuestrua telefoni. Më pas telefoni i Nikut mbeti i bllokuar dhe ai nuk u kontaktua më nga policia apo prokuroria. Pas ankesave të shumta, në korrik 2025, Nik Jaha mori një urdhër për kthimin e telefonit. Por kjo nuk ndodhi. Në Komisariatin e Vaut…

Lexo më Shumë

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer, të vendosur nga qeveria e mëparshme. Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë.

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave miratoi dje Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, një dokument strategjik që synon përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve në transportin ajror në përputhje me standardet ndërkombëtare. Së bashku me këtë program u vendos edhe ngritja e Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, i cili do të ketë për detyrë koordinimin ndërinstitucional për zbatimin e masave të përcaktuara në program. Komiteti do të drejtohet nga drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve kryesore shtetërore, përfshirë ministritë përgjegjëse për transportin, punët e brendshme, shëndetësinë, turizmin, bujqësinë, si dhe përfaqësues…

Lexo më Shumë

Mbledhja e gjyqtarëve që është thirrur pas vrasjes së Astrit Kalasë , siç raporton Anila Hoxha do të bëhet me dyer të mbyllura. Gjyqtarët kanë vendosur që takimi i punës i planifikuar për sot të mbahet pa praninë e mediave. Vrasja e Astrit Kalasë tre ditë më parë tronditi vendin, pasi gjyqtari u ekzekutua në krye të detyrës në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Sot mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve. Elvis Shkambi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi,…

Lexo më Shumë

Detajet tronditëse të vrasjes brutale të 32-vjeçares, Rebecca Campbell në shtëpinë e saj jashtë Liverpulit nga i dashuri i saj 34-vjeçar, Michael Ormandy, i janë treguar gjykatës që dëgjoi dëshmitë për krimin. Campbell u rrëzua jashtë shtëpisë së saj me fjalët e saj të fundit torturuese drejtuar ndihmësve të parë prillin e kaluar duke qenë “a do të vdes?” Sipas prokurorit, Ormandy e goditi partneren e tij 32-vjeçare 18 herë me thikë disa orë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua tjetër. Gjykata dëgjoi se vetëm disa orë para vrasjes brutale, Ormandy i dërgoi një mesazh një gruaje…

Lexo më Shumë

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”. Seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00, transmeton Klankosova.tv. Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren. Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të…

Lexo më Shumë

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, tani është në gjendje të komunikojë me sytë e tij, pothuajse 12 vjet pas aksidentit me ski që ndryshoi jetën e tij dhe të familjes së tij. Shtatë herë kampioni i botës në F1, 56 vjeç, ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave që kur pësoi një dëmtim të rëndë në tru në Alpet Franceze në dhjetor të 2013-ës, teksa gruaja e tij, Corinne, që mori përsipër kujdesin e tij. Në fillim, miqtë e tij shpresonin për një shërim të plotë të legjendës së garave, por gradualisht ata pranuan realitetin e ashpër se Schumacher…

Lexo më Shumë

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro njoftoi sot se anija e fundit e bombarduar nga forcat amerikane në Karaibe ishte kolumbiane dhe pasagjerët e saj ishin qytetarë kolumbianë. “Një skenar i ri lufte po shfaqet: Karaibet. Sulmi po kryhet kundër të gjithë Amerikës Latine dhe Karaibeve”, shkroi ai në një postim në platformën X. Petro, i cili ndodhet në Belgjikë për bisedime me udhëheqësit evropianë, po i përgjigjej një postimi nga senatori amerikan Adam Schiff, i cili tha se ai dhe Tim Kaine do të votonin për të bllokuar sulmet ndaj anijeve në Karaibe. Të paktën katër anije janë goditur në…

Lexo më Shumë