Author: Hamdi Kumanova

Në Ferizaj është regjistruar një rast i kallëzimit të rrejshëm. Sipas policisë në këtë qytet, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut kur në polici është është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj, Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro. “Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi…

Lexo më Shumë

Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, tha se situata në Kuvend është e qartë, dhe sipas tij duhet t’i kthehet rendit fillestar të ditës, që është votimi i hapur për kandidatin për kryekuvendar.Ai shton se aktualisht deputetët e ish-opozitës dhe qytetarët po përballen me kryeneçësi politike, ku nuk njihe gjuha e dialogut e as e komunikimit, por sipas tij, vetëm gjuha e përçarjes. “Fillimisht kujtoj se kur nuk ke numra, ke marrëveshje. Ne po përballemi me një kryeneçësi politike ku nuk e njeh gjuhën e dialogut dhe komunikimit, por e njeh…

Lexo më Shumë

„Zakonisht rreth 300 persona punojnë në një këpucë konvencionale“, shpjegoi Kaspar Kopeti, bashkëthemelues i On, sipas Swissinfo. Me teknologjinë Lightspray, këtë punë e kryen një robot, dhe këpuca është gati për tri minuta, tha ai. Roboti spërkat një fijë plastike shumë të hollë dhe të fortë në formë spirale rreth kallëpit për këpucë mbi thembin ekzistues, në mënyrë që pjesa e sipërme e këpucës të formohet në një operacion të vetëm, pa qepje ose ngjitës. Robotët vijnë nga grupi industrial ABB, me të cilin On ka bashkëpunuar ngushtë në zhvillimin e këtij procesi. Këpuca mund të vishet si…

Lexo më Shumë

Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror. Ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci. Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i një angazhimi të qartë politik të VLEN-it, për reforma konkrete që prekin përditshmërinë e qytetarëve. Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve. Mërgata jonë meriton respekt…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, koha e pritjes është deri në 40 minuta. Në “Bogorodicë” 20-30 minuta, në “Tabanocë” 30-40 minuta, dhe në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM apelon shoferët që të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe të trafikut.

Lexo më Shumë

“Bota serbe”, ka filluar të gjejë vend në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë është duke u shqetësuar BE, por edhe partitë shqiptare. Aleanca për Shqiptarët ditë më parë ka shprehur shqetësim lidhur me siç thuhet, përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas ASH-së, në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Ëaitz, thuhet se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe…

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë në Beograd ka konfirmuar informacionin për aksidentin rrugor që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Novi Sad – Suboticë në Serbi ku një shtetas i Maqedonisë humbi jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë. Nga abasada thonë se janë në kontakt me familjen e personit të ndjerë me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për transportin në vend. “Ju informojmë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Suboticës në të cilin humbi jetën një shtetas i Maqedonisë i lindur në vitin 1986.…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njoftoi ka mundësuar caktimin online të termineve për dokumente personale në vend dhe për diasporën, pra të gjithë ata që nuk kanë numër telefoni të Maqedonisë, përmes mundësisë për të bërë rezervim përmes postës elektronike. Ky seksion mund të qaset drejtpërdrejt përmes këtij linku: https://termin.mvr.gov.mk/Call_Request Që nga futja e caktimit elektronik përmes ueb-faqes së Ministrisë së Brendshme në vitin 2024, ka pasur mesatarisht 7,000 termine të planifikuara në muaj, ndërsa gjatë vitit 2025 ka pasur mbi 4,000 termine në muaj ose mesatarisht pothuajse 200 termine të planifikuara në ditë përmes këtij shërbimi, transmeton Portalb.mk.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nënshkroi sot kontratën me kompaninë “Fluid projekt” për realizimin e projektit të rikonstruktimit të stadiumit të Çairit. Ky projekt parashikon vendosjen e barit artificial të gjeneratës më të fundit, të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe intervenime në infrastrukturën ndihmëse të stadiumit, duke përfshirë sistemin e ndriçimit, drenazhit dhe elemente shtesë që rrisin sigurinë dhe funksionalitetin për sportistët dhe publikun. Sipas komunës, punimet do të realizohen në një afat të përqendruar prej 45 deri në 60 ditësh, me synimin që stadiumi të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm sportiv dhe të krijojë…

Lexo më Shumë

Për katër vitet e fundit, vendi ka 33 mijë banorë më pak. Kryeministri thotë se kjo është njësoj sikur të zhdukej një qytet me madhësinë e Kavadarit ose Kërçovës. Qeveria thonë se planifikojnë zbatimin e masave konkrete për rritjen e natalitetit, ndërsa Mickoski thotë se po mendon seriozisht për vendosjen e tatimit për të pamartuarit. “Seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. Ishte kjo ndër masat që kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi për t’u marrë me problemin e uljes së natalitet dhe të numrit të popullsisë. Në diskutimin e sotëm për krijimin e politikave…

Lexo më Shumë

Shkolla e Nerovës, e cila ishte harruar nga shteti me dekada është transformuar në arenë debati. BDI-ja që për 22 vite ishte në pushtet nuk e zgjidhi hallin e banorëve, por pas vendimit të Qeverisë, sot i duartroket ambasadorit të Shqipërisë Denion Meidani i cili pas alarmimit të Alsat kishte vizituar Nerovën për të parë gjendjen nga afër. Bilall Kasami nga VLEN i apelon BDI-së opozitare që të mos keqpërdor Ambasadën dhe ambasadorin për pikë ditore politike, ndërsa uron që ambasadori të jetë në krye të detyrës për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe shqiptarët konform Kushtetutës dhe më pak të…

Lexo më Shumë