Author: Hamdi Kumanova

Pas aktiviteteve operative të ndërmarra më parë, dje (04.07.) oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup, në bazë të urdhëresave të gjykatës për kontroll të një shtëpie dhe lokaleve të tjera, kryen kontrolle të dy personave informon Tetovasot. Gjatë kontrollit të personit N.J. (26) nga Shkupi në një apartament në Gjorce Petrov, u gjetën dhe u sekuestruan një peshore dixhitale me mbetje të një substance, një qese me zinxhir me fara bimësh, një qese polietileni me një substancë pluhur të bardhë, një kavanoz me një substancë të bardhë të kokrrizuar, një shishe e vogël me fara bimësh, një…

Lexo më Shumë

Më datë 05.07.2025 në orën 02.05, zyrtarët e policisë të DPB Gostivari, në fshatin Çegran, të gostivarit, kanë privuar nga liria personin Sh.Sh. (50) nga fshati Çegran dhe A.I. (20) nga fshati Forinë, e Gostivarit. Gjatë një bastisjeje të kryer në përputhje me urdhërin gjyqësor, në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të Sh.Sh. më datë 04/05.07. në objektin e tij të hotelerik në fshatin Çegran, u gjetën dhe u sekuestruan tre qese plastike me substancë pluhur të bardhë të panjohur. Dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

“Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për 17.000 dhe ai i studentëve për 7.000. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalet, shteti nuk mund të shpresojë në një të ardhme perspektive, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme me titull “Sfida demografike dhe zgjidhjet e mundshme”. “Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktorë që nxisin emigrimin. Ato duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve një proces cilësor të edukimit personal, por edhe mundësi për angazhim profesional, si në institucionet arsimore ashtu edhe në ato shkencore,”…

Lexo më Shumë

Sonte në bulevardin „Aradhat Partizane“ në lagjen Karposh 3, pranë qendrës tregtare „City Mall“, ndodhi një aksident i rëndë rrugor ku ishte përfshirë një automjet i markës „Audi“. Sipas informacionit fillestar, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shportat e luleve, pasi më parë ka goditur disa pemë pranë rrugës. Dëshmitarët e ngjarjes deklarojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi tepër të madhe.

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 04.07.2025 rreth orës 14.00 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik i Tetovës, kanë raportuar se tek ata një person i lënduar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, i cili, sipas raportimit, kishte rënë nga skela gjatë punës dhe si rast urgjent ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për personin N.O. nga fshati Xhepçishtë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Më datë 04.07.2025 në orën 12.05, personi F.S. nga Gostivari ka raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në një apartament në një ndërtesë banimi, një prind, përkatësisht një nënë, po e keqtrajtonte fëmijën e saj të mitur. Menjëherë është veprua sipas raportimit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Gostivar, dhe M.S. u gjet në vendin e treguar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke e keqtrajtuar djalin e saj katërvjeçar. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, me një automjet të Shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, ajo u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar për ndihmë mjekësore,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se rritja e eksportit në maj të këtij viti është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë dhe do të thotë më shumë para për qytetarët e Maqedonisë. “Rritet eksporti i Maqedonisë! Lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë. Në maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për një shifër marramendëse prej 23,44 për qind në euro, në mes të stagnimit në tregun evropian, dhe veçanërisht sfidave me të cilat përballet industria e automobilave. Gjithashtu shënuam rritje të eksportit të Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2025, në periudhën janar-maj, eksporti i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se më datë 04.07.2025, në orën 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçiklete “Hamachi” e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova, përcjell TV21. “Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë kryer…

Lexo më Shumë

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se në të ardhmen, në lidhje me ata që pa kujdes për pasojat drejtojnë automjete, jashtë çdo logjike, do të shkohet edhe me masa më rigoroze, respektivisht do të shkohet edhe me konfiskimin e vetë automjetit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me sistemin “Safe City”. Toshkovski tha se kanë nisur procedurat për ndryshimet e ligjeve që të vihet në funksion ky sistem. “Po, e saktë është që të mund ta fusim në funksion këtë sistem, kemi nevojë të ndryshojmë përafërsisht 6-7 ligje. Ka nisur procedura për secilin prej këtyre…

Lexo më Shumë

Në ditën e parë të iniciativës “Kabineti i Hapur”, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu është takuar me rreth 20 qytetarë, të cilët ndanë shqetësime konkrete dhe ide të vlefshme për sistemin shëndetësor. “Ishte një bisedë e hapur dhe e sinqertë, ku çdo zë u dëgjua me vëmendje”, deklaroi ministri Aliu. Ai njoftoi se sot, së bashku me ekipin e kabinetit, janë analizuar të gjitha çështjet e ngritura në takim dhe janë kthyer në plane pune konkrete dhe hapa të matshëm përpara. “Udhëheqësia fillon me dëgjim dhe vazhdon me veprim. Krijojmë një shëndetësi që bashkëbisedon, dëgjon dhe ndjek”, theksoi Ministri Aliu.…

Lexo më Shumë

Shprehim shqetësim serioz për trendin e përjashtimit sistematik të qytetarëve nga komuniteti shqiptar dhe komunitetet e tjera etnike nga institucionet publike. Gjatë javës së kaluar, në dhjetëra institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike janë realizuar qindra punësime të reja. Sipas të dhënave të disponueshme, asnjëri nga të punësuarit nuk i përket ndonjërit nga komunitetet që përbëjnë mbi 40% të strukturës shoqërore të shtetit. Ky model nuk është rastësi administrative, por tregon për një qasje të institucionalizuar që minon përfaqësimin e drejtë të garantuar me Kushtetutë. Rezultati është një asimetri serioze institucionale që cenon drejtpërdrejt funksionalitetin e sistemit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski postoi një video në profilin e tij në Facebook në lidhje me ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep dhe përfitimet e saj, duke theksuar se siguria është përmirësuar ndjeshëm dhe koha e udhëtimit është zvogëluar. Nikolloski thekson se autostrada është një përgjigje ndaj premtimit për një zgjidhje moderne dhe të sigurt rrugore që zvogëlon kohën e udhëtimit. Ndërtuam autostradën Gradsko-Drenovë-Faris (Prilep). U premtuam qytetarëve të Prilepit, Manastirit, Resnjës, Krushevës, Mogilës, Novacit, Krivogashtanit dhe të gjithë rajonit të Tikveshit se do të ndërtojmë një zgjidhje moderne dhe të sigurt rrugore, dhe kjo autostradë është…

Lexo më Shumë