Onkologia Meri Peshevska, punonjëse në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, sot para Gjykatës themelore penale Shkup e ka pranuar fajin. Peshevska, para Gjykatës tha se nuk është e sigurt nëse e ka vazhduar terapinë për shtatë pacientët për të cilët akuzohet, sepse, siç tha, vula e saj në atë periudhë rrinte në sportel dhe ajo e ka bërë këtë me qëllim për të shpejtuar gjërat dhe për të mos pritur pacientët. “Pohoj me ndërgjegje dhe përgjegjësi se fjalëkalimin në sistem dhe vulën time i kam lënë në sportel dhe se ato janë përdorur nga praktikantët dhe e…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, ka zhvilluar mbrëmë një tubim në konakun e familjes së njohur Haxhi Ibrahimi në Dyqanxhik, nën organizimin e Besnik Berishës. Në takim morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm, të cilët, siç tha Mexhiti, u bashkuan me një qëllim të përbashkët – të shohin Çairin duke ecur përpara. Mexhiti theksoi se qytetarët e Çairit kanë parë tashmë investime konkrete, ndërsa për vitet e ardhshme paralajmëroi projekte të reja, përfshirë rrugë të rregulluara, shkolla moderne, kushte më të mira për bizneset dhe investime të reja në lagje. “Mbështetja që na japin…
Kemi paralajmërim se do të dërgohen dokumente për organizimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme profesionale për tetë pacientë, konfirmoi sot kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva – Stardellova, në deklaratë për mediat. “Që ta bëjmë këtë, duhet ta mbledhim komisionin për mbikëqyrje profesionale i cili do t’i shohë dokumentet dhe të vlerësojë sipas rregulloreve tona, të cilët tre, minimum, doktorë do t’i thirr që ta kryejnë mbikëqyrjen. Ata duhet të jenë nga sfera nga e cila bëhet mbikëqyrja. Sipas rregulloreve tona, duhet të jenë mjekë të cilët janë të punësuar në institucionet ku bëhet mbikëqyrja inspektuese”, theksoi Grivçeva –…
Në ishullin e qetë të Shurdhahut, në liqenin e Vaut të Dejës, ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, janë intensifikuar gërmimet arkeologjike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër bën me dije se projekti kërkimor shqiptaro-francez, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla, ka si qëllim dokumentimin e strukturave që shënjojnë urbanizimin e qytetit mesjetar, duke eksploruar një sektor të ri – qytetin e sipërm. Gjatë punimeve ka dalë në dritë një rrethim i ri, i cili dëshmon se Sarda ka pasur një sistem mbrojtës me tri unaza. “Projekti prej vitesh synon të zbërthejë dëshmi nga…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me Departamentin për Preventivë të SPB – Tetovë, kanë iniciuar një fushatë për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion. Ky aktivitet, që zhvillohet për të dytin vit radhazi me fillimin e vitit të ri shkollor, ka si qëllim edukimin e nxënësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sigurinë në rrugë. Një nga aktivitetet kryesore të kësaj fushate ishte defileja e organizuar nga autoritetet lokale së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit, e cila filloi nga Komuna dhe përfundoi në sheshin e qytetit. Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët patën mundësinë të mësojnë…
SPB Kumanovë është ende në kërkim të një burri pesëdhjetë e dy vjeçar nga Kumanova i cili u raportua si i zhdukur para dy ditëve nga policia e Kumanovës. Personi ka probleme shëndetësore, ndërsa zhdukja e tij është denoncuar në polici nga babai i tij. “Më 3 shtator në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.P. (79) nga Kumanova raportoi se nga shtëpia është larguar djali i tij S.P. (52), i cili ka probleme shëndetësore”, kumtoi policia. SPB Kumanovë po ndërmerr masa për gjetjen e personit.
Ekipi i prokurorisë që merret me rastin në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit sot ngriti aktakuzë kundër një personi tjetër në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për kryerjen e – Krimeve të rënda kundër sigurisë publike sipas nenit 292, paragrafi 2 në lidhje me nenin 288, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, raporton SHENJA. “Ky i pandehur akuzohet edhe për kontributin e tij të veçantë, sepse së bashku me disa persona përgjegjës dhe zyrtarë për të cilët është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit, si…
Argjentina po përjeton atë që shumë e quajnë periudha më e mirë në historinë e saj të futbollit Një Kupë Bote, dy Kupa Amerika, seria e skuadrës amerikano-latine nën drejtimin e Lionel Scaloni ka qenë pothuajse e përsosur dhe trajneri vazhdon të ushqejë lojtarë të rinj të talentuar. Në një intervistë, Scaloni theksoi se suksesi nuk ka qenë kurrë i lehtë: “Mesazhi është të vazhdojmë të luftojmë. Rezultatet ndonjëherë mund të ndryshojnë, por gjëja e rëndësishme është t’i sjellim gëzim vendit tonë”. Trajneri argjentinas ndihet me fat që është pjesë e një grupi fitues, që luan e fiton me stil.…
Lëvizja Vetëvendosje e cila të dielën e voton, kryetarin e saj Albin Kurti si mandatar për kryeministër thotë se e ka seriozisht formimin e Qeverisë së re Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi tha për RTV21 se besojnë se i kanë numrat për Qeverinë re dhe se sipas tij, kusht i vetëm që vendi të ketë një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i Kurtit në krye të saj. “Se a kemi përnjëmend këtë pune konsideroj se të vetmin që e kemi përnjëmend këtë punë është LVV-ja. E vetmja qeveri qe i duhet aktualisht Kosovës është një Qeveri e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska shpreson se ekziston mundësia për rritjen e vlerës së racionit studentor për shkak të inflacionit, por, siç tha, për vitin e ardhshëm. “Sinqerisht shpresoj se ekziston mundësi e tillë. Po, duhet të ketë barazim të ushqimit të studentëve me inflacionin, po flasim për vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ata kërkuan zgjerim të kuotës, ne e zgjeruam kuotën. Deri tani, ne i kemi përmbushur kërkesat e tyre për gjithçka që kanë kërkuar dhe i falënderoj, pasi ata e njohin këtë, e promovojnë”, tha Janevska. Ajo shpreson se masa për rritjen e sasisë së…
Në raportin e fundit të Entit Shtetëror për Revizion është konstatua se në tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut ka sfida të natyrës së ndryshme. Ky hulumtim u krye me temën “Tranzicioni i gjelbër përmes promovimit të burimeve të rinovuese të energjisë”. “Termoelektranat, si prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, por edhe ndotësit më të mëdhenj që duhet të mbyllen deri në vitin 2030, ende nuk kanë zëvendësim të përshtatshëm, pasi SHA EMV nuk ka ndërtuar kapacitete të reja prodhuese”, theksohet në raportin, duke theksuar objektivi i vendit është pjesëmarrjen e burimeve rinovuese deri 38 përqind. Raporti sqaron se…
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot (05.09.2025), në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 8 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve nuk ka aktive, 1 është nën kontroll dhe 7 janë të shuar. Nga atje thonë se zjari që është nën kontroll është në Komunën e Gjevgjelisë, gjegjësisht në Malin Kozhuf ku ka zjarr në sipërfaqe. “Zjarret e shuara janë në Komunën e Kavadarit – f. Vatasha (vegjetacion i ulët); Komunën e Likovës – mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strumicës – f. Dabillë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte);…

