Pas kronikës së Alsat se përfaqësuesit e partive politike po keqpërdorin fëmijët për qëllime politike në fushatë, ka reaguar zyra e Avokatit të Popullit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Pengesa. Në apelin që u bëhet partive politike, duke rikujtuar se të drejtat e fëmijëve mbrohen me një sërë ligjesh dhe konventash, theksojnë që është i papranueshëm instrumentalizimi apo shfrytëzimi për promovime të ndryshme të partive politike, kandidatëve ose programeve. Gjithashtu, ndalohet ekspozimi i tyre edhe në spotet, ngjarjet publike ose materialet promovuese zgjedhore. Avokati i Popullit, porositë që lufta politike mes të rriturve, nuk guxon të udhëhiqet nëpërmjet fëmijëve. /Alsat.mk
Data 16.10.2026
Aktuale
- “O nalnu, pashë Zotin e madh”, Fifi bën thirrje mes lotësh
- Dhunë dhe Arrestime Masive në Protestat e Shqipërisë: Një Situatë Alarmante
- (VIDEO) Zyrtarë të DPHM-së dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- (VIDEO) Mickoksi: Hetimet për Mihajllovën do të paraqiten para partnerëve të NATO-s
- Shpenzimet e Kinës për kërkim dhe zhvillim (R&D) rriten me 8.2% në vitin 2025
- Kejsi Borri zbulon për herë të parë partnerin, konfirmon lidhjen e dashurisë!
- (VIDEO) Kodi penal do t’i dërgohen Komisionit Evropian për mendim
- Gjermania: Deklarata e Trumpit se Zelenskyy nuk është “njeri i mirë” është retorikë zgjedhore



