Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Ardit Gjeçin, 33-vjeçarin i cili përpalsi për vdekje me makinë dy vëllezërit. Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Aksidenti tragjik ndodhi në oret e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku u përplasen dy automjete, e për pasojë gjetën vdekjen vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodrës. Pas hetimeve të kryera rezultoi se shoferi ishte i dehur. Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematikët sa i përket aksidenteve rrugore…
Author: Hamdi Kumanova
Sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar mes koalicionit shqiptar VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndarja e resorëve dhe struktura e ardhshme qeveritare pas zgjedhjeve lokale ku disa vende ministrash janë vakante, përcjell INA. Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur për INA se VLEN synon të forcojë pozicionin e vet në raport me marrëveshjet fillestare, duke argumentuar se rezultati zgjedhor i jep legjitimitet për një pjesëmarrje më të gjerë dhe më të peshës në qeveri. Në këtë takim pritet të kërkohen më shumë poste ministrore dhe kontroll mbi sektorë strategjikë, përmes të cilëve koalicioni…
Një person nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe bastisjes së banesës së tij janë gjetur rreth dy kilogramë marihuanë. Më 11 nëntor 2025, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të palejuar me drogë pranë SPB Shkup, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, kryen identifikimin dhe kontrollin e personit S.M. nga Shkupi në rrugën “Hristo Tatarçev”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë kontrollit u gjet marihuanë, një peshore digjitale dhe një shumë e madhe parash. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M., u gjet gjithashtu një…
Për shkak të mos-arritjes së censusit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, në Gostivar do të ketë sërish zgjedhje, përcjell TV21. Më 19 tetor, kandidat i AKI-së ishte Valbon Limani, ndërsa në zgjedhjet që pritet të organizohen, kandidati mund të ndryshojë. I pyetur nëse e shqyrton mundësinë që vetë ai të jetë kandidat, Arben Taravari në prononcim për TV21 tha: “Valboni ka fituar 17.000 vota përkundër VLEN-it me 4000 vota. Qytetarët Valbonin veç më e kanë përzgjedhur me 62% përkrahje. Ai duhet tash të konfirmohet edhe një herë!”, tha Taravari në përgjigje për TV21.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin juridik. Ai kritikoi Parlamentin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare. Kostadinovski iu referua ligjeve kontroverse për balancuesin, ndryshimeve në Kodin Penal dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke njoftuar afate dhe hapa të mundshëm për zgjidhjen e tyre. “Raporti i fundit nuk përcakton përparim në fusha të caktuara, veçanërisht në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, krimit. Megjithatë, as nuk…
Ryshfeti i drejtorit të Agjencisë së pagesave Ilija Stoilev u kushtoi shtrenjtë fermerëve. Gati 90 milionë euro nga paratë evropiane mund të përfundojnë në ujë pasi pagesa e fondeve nga programi IPARD 3 u ndërpre. Ministria e Financave informoi se deri më tani mbi 8 milionë euro nga gjithsej 97 milionë euro të ofruara nga IPARD 3 janë paguar ndërmarrjeve bujqësore. “400,000 euro duhet të paguhen deri në fund të vitit, por aktualisht po përpunohen aplikimet për masën 1, masën 3 dhe masën 7, për të cilat parashikohet mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, para pagesa e të cilave…
Koalicioni VLEN vlerëson lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta. Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. …
Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse” kanë njoftuar organizimin e një proteste të re, të quajtur “Marshi i Engjëjve”, e cila këtë herë do të mbahet në Shkup, në vend të Koçanit. Sipas organizatorëve, marshimi do të nisë në ora 12:05, nga Sheshi “Maqedonia” në Shkup, dhe do të vazhdojë drejt Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale, shkruan Alsat M. Në një video-mesazh drejtuar opinionit publik, prindërit e viktimave kujtuan humbjen e rëndë që pësuan më 16 mars, kur 63 të rinj humbën jetën në zjarrin e diskotekës. “Fëmijët tanë vdiqën më…
Tajvani ka evakuuar mbi 8 mijë e 300 persona përpara mbërritjes së tajfunit Fung-wong të mërkurën, i cili ishte dobësuar ndjeshëm, por solli reshje të dendura shiu në bregun lindor malor dhe shkaktoi përmbytje. Reuters shkruan se bizneset dhe shkollat u mbyllën në shumicën e zonave jugore të ishullit, ndërsa 51 persona u plagosën. Pamjet televizive treguan përmbytje të rënda në pjesë të qarkut lindor rural Yilan, ku uji kishte arritur deri në pjesën e qafës, ndërsa ushtarët po kryenin operacione shpëtimi për të bllokuarit. “Uji hyri aq shpejt,” tha peshkatari Hung Chun-yi, i cili kaloi natën…
Për pushtetin, buxhet zhvillimor që nënkupton punë; për opozitën, politik e financiar në vend të ekonomik, që do të blejë vetëm paqe sociale. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët thotë se është jologjike që shpenzimet të rriten me 2,6 për qind, ndërkohë që shpenzimet kapitale ulen me 17,6 për qind, ndërsa parashikohet rritje ekonomike e ngjashme me vitet e kaluara. Sipas opozitës, problem paraqet edhe struktura e shpenzimeve, e cila, siç thonë, qartazi nuk do të sjellë vlerë të shtuar. “Nuk ka konsolidim fiskal, borxhi publik po rritet në kushte kur nuk ka krizë, ndërsa pushteti nuk…
Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyruar të posedojnë pajisjet dimërore, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i këtij rregulli nuk do të tolerohet. Çdo shofer që ndalohet pa pajisjet e parapara do të gjobitet me 45 euro, në kundërvlerë në denarë. Sipas rregullores, automjetet deri në 3.500 kg duhet të kenë: – Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shkelëses 4 mm, ose – Goma verore me të njëjtën thellësi (4 mm), por me zinxhirë dëbore në bagazh, të…
Një konflikt mes dy personave në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 nëntorit, ku shtetasi me inicialet E. L., 32 vjeç, ka goditur me thikë 30-vjeçarin B. S., duke e plagosur në kraharor dhe qafë. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka njoftuar se pas ngjarjes, u arrestuan në flagrancë autori i ngjarjes si dhe një person tjetër të përfshirë në konflikt. Të arrestuarit janë: –E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprat penale:…

