Author: Hamdi Kumanova

Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albano Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar. Vendimi për lirimin e Kamberit, është marë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga komisariati Nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve. Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive. Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur,…

Lexo më Shumë

Partitë dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë prezantimet e tyre para votuesve sot, në ditën e dytë të fushatës për Zgjedhjet lokale të vitit 2025. Fushata zgjedhore e cila filloi dje do të zgjasë deri mesnatën e 17 tetorit, ku vijon heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor). VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Vevçan (17:00), në Strugë (18:30) dhe në Resnjë (20:30). VMRO-DPMNE dhe koalicioni fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale e filloi dje në Shkup me një tubim ku promovuan kandidatin për kryetar të kryeqytetit, Orce Gjorgjievski. LSDM dhe koalicioni do të…

Lexo më Shumë

Britania e Madhe është e hapur që Gjermania t’i bashkohet projektit ”Tempest”, avionit luftarak të gjeneratës së ardhshme, pas përçarjeve të thella që kanë shpërthyer mes Berlinit dhe Francës në lidhje me një projekt rival evropian, sipas “The Telegraph”. Sipas burimeve të industrisë së mbrojtjes, vendimi përfundimtar do t’u takojë qeverive, por çdo përfshirje gjermane do të jetë e kufizuar, pasi projekti britanik ka hyrë në një fazë të avancuar zhvillimi. Projekti “Global Combat Air Programme “(GCAP), që bashkon Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Italinë, synon krijimin e një avioni “stealth supersonic” që do të koordinojë dronë, raketa dhe…

Lexo më Shumë

Skuadra “big” të Premier Ligës po flasin me entuziazëm për Xharad Brantuajt. Performancat e mbrojtësit 23-vjeçar të Evertonit, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas “Mirror”, lojtari është vënë në shënjestër nga Liverpulli dhe Man. Junajted. Dy klube që synojnë të forcojnë mbrojtjen verën e ardhshme. “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë pasur një fillim zhgënjyes të sezonit, duhet të përballen me largimin e Maguire në qershor, pasi kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2026, nuk do të rinovohet. Nga ana tjetër, “The Reds” do ta humbasin Ibrahima Konaté për të njëjtën arsye, pasi ai është…

Lexo më Shumë

Ditët po afrohen për ndeshjen e shumëpritur të kualifikueseve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni Disiplinor i FIFA-s, po ashtu ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit për incidentet gjatë ndeshjes me Anglinë në Beograd. Kjo kishte çuar edhe në zhvendosjen e ndeshjes nga Beogradi siç ishte paraparë fillimisht. Siç raportojnë mediat serbe, FIFA vendosi që ndeshja të luhet me vetëm 6.500 shikuesë të pranishëm. Kujtojmë se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin, “Duboçica” të Leskovcit, më 11 tetor me fillim në orën 20:45. Kapaciteti I plotë I stadiumit është 8.136 vende /IndeksOnline/

Lexo më Shumë

Një përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në raportin e policisë thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës. “Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë pasi të njëjtit janë përleshur mes vete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku pas një mosmarrëveshje verbale dy personat janë përfshirë në konflikt fizik. Me vendim të prokurorit të lartëpërmendurit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 29.09.2025-04:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasjen që ka ndodhur më 7 maj 2025 në Deçan. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari u dërgua në mbajtje. “Deçan 07.05.2025-08:15.Lidhur me rastin është raportuar se më 29.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. Rasti vazhdon.

Lexo më Shumë

Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi hapur obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, sipas BDI-së nuk është thjesht një dëshirë personale, por pjesë e një strategjie të rrezikshme për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët. “Vetëm disa ditë më parë, Mickoski deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike. Kështu ai konfirmoi atë që kemi paralajmëruar prej muajsh: ai nuk kërkon vetëm fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe kontroll mbi përfaqësimin e tyre”, thuhet…

Lexo më Shumë

Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale, por do të jenë një vendim se çfarë Maqedonie duam të kemi, çfarë shteti duam të ndërtojmë dhe çfarë porosi do t’u dërgohen atyre që shkatërrojnë, në vend që të ndërtojnë. E di që në atë betejë do të fitojmë, Maqedonia do të fitojë, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup. Sot, tha ai, qëndron modest dhe i sinqertë si në fillim të rolit të tij, duke thënë se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se së bashku do të fitojnë për fëmijët…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Prej dje të pompa e benzinës Dizel ka filluar riorientimi i komunikacionit transportues për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve transportuese në VK Bllacë e Poshtme. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…

Lexo më Shumë