-Sot bashke me drejtorin e burgut të Kumanovës dhe drejtorin e Administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në objektin e Gjykatës Themelore në Kumanovë kemi mbajtur një takim konstruktiv pune me kryetarin e gjykatës, gjyqtarët e qarkut penal. Gjatë takimit u theksua rëndësia e përdorimit më të madh të dënimit me kusht si një nga mjetet më të rëndësishme për reduktimin e mbipopullimit në institucionet penale. Gjithashtu gjatë takimit u theksua se është përmirësuar sistemi i mbikëqyrjes elektronike, i cili mund të përdoret në arrest shtëpiak dhe lirim me kusht.
Author: Hamdi Kumanova
Nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare. Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë. Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin. Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ky sistem do…
“Vazhdojmë të mbështesim të gjitha kategoritë shoqërore, bizneset, të rinjtë dhe shoqatat. Katër vitet e ardhshme, nga 2025 deri më 2029, do të jenë vendimtare për Kërçovën që të marrë pamjen dhe funksionalitetin e një qyteti evropian.” . Ky është mesazhi që Fatmir Dehari u drejtoi shqiptarëve, duke theksuar se projektet e nisura gjatë mandatit të tij duhet të përmbyllen dhe të pasurohen me ide të reja. Sipas tij, përmes investimeve infrastrukturore, mbështetjes së iniciativave të të rinjve, forcimit të sektorit privat dhe rolit aktiv të shoqatave qytetare, Kërçova do të ketë zhvillim më të qëndrueshëm dhe standarde…
Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Resnjë. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Mickoski, Maqedonia është e lodhur nga aleancat që janë në kurriz të popullit që vuan. “Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër, Maqedonia është e lodhur nga të njëjtët politikanë që kërcënojnë të ardhmen e saj, është e lodhur nga aleancat në kurriz të popullit që vuan, është e lodhur nga intrigat e Venkos, Aliut dhe Dimçes. Është një koalicion për…
MPB Maqedoni njofton se dje në orën 17:45 në Radovish, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Radovishit arrestuan 34-vjeçarin N.B. nga Radovishi. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet marihuanë”. “Është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Radovishit, dhe pas dokumentimit të incidentit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Bujar Osmani sonte para qytetarëve të Çairit premtoi krijimin e ndërmarrjes komunale të higjienës me 120 punësime të drejtpërdrejta, me përgjegjësi për çdo rrugë. “Pastërtia nuk është çështje estetike, por çështje shëndeti”. Ai i cilësoi parqet “të mbushura me bërllog”, ndërsa theksoi se Çairi “është shpallur komuna më e papastër në Shkup”. Një nga akuzat më të rënda: ndërtesat komerciale pa plan që, sipas tij, kanë marrë ujin e familjeve në Gazibabë dhe kanë rënduar rëndë trafikun e Çairit. “Nuk do ketë më ndërtesa pa leje komerciale… ato që janë me plan – po, por për të marrë 300.000…
Kandidatët për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e tretë të fushatës do t’i paraqesin programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja do të mbajnë tubime në Konçe (16:30), Demir Kapi (17:30), Negotinë (18:30) dhe Kavadar (20:30). Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë mes qytetarëve në Konçe (17:30), Kërçovë (18:30) dhe Makedonski Brod (20:00). Kandidati nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në orën 11 e 30 në selinë e BDI-së në Shkup, do të mbajë konferencë për media. Lëvizja ZNAM do të ketë konventë promovuese në Sheshin e…
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën. Për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20. “Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Mbrëmë, në sallën e madhe “Boris Trajkovski”, Shkupi u shndërrua në kryeqendër të bashkimit shqiptar. Mijëra e mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit. Për këtë u kërkojmë ndjesë, sepse zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot. Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin NJË ZË. VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon. Kjo u dëshmua me veprat që sot i sheh secili qytetar shqiptar: 40 milionë euro për Universitetin “Nëna Terezë” sepse duam dije të vërtetë, e jo diploma pa vlerë. 25 milionë…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet Qendrore, duke shkaktuar humbjen e jetës së mbi 60 personave, sipas zyrtarëve të menaxhimit të fatkeqësive. Goditja ka prekur kryesisht qytetin e Bogos dhe disa qytete të tjera të rajonit, të cilat kanë shpallur gjendjen e katastrofës, ndërsa ekipet kanë nisur vlerësimin e dëmeve. Tërmeti ndodhi pak para orës 22:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT) të martën, në brigjet e qytetit Cebu. Si pasojë, shumë ndërtesa u dëmtuan, energjia elektrike u ndërpre dhe qindra familje mbetën pa strehë. Qyteti Cebu, me rreth një milion banorë,…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se nuk mbështet vendosjen e linjave të kuqe të reja në procesin e integrimeve evropiane, por përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje brenda vendit. “Unë nuk jam për linja të kuqe të reja, jam për marrëveshje brenda vendit. Nëse dalim jashtë me konsensus, atëherë do të na respektojnë,” tha Siljanovska Davkova, duke komentuar rezolutën e propozuar nga lideri i LSDM-së për integrimet evropiane, në intervistë për “Sitel”
William Saliba ka zbuluar arsyen pse vendosi të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, pavarësisht interesimit të madh nga Real Madridi, duke përmendur ndër të tjera edhe lëvizjen e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli si një faktor në vendimin e tij. Mbrojtësi francez kishte një marrëveshje që skadonte në verën e vitit 2027, por tani ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë te “Topçinjtë” deri në vitin 2030. Real Madridi kishte shfaqur interes për Saliban që kur ai shpërtheu në Premierligë, megjithatë ai ka bërë të qartë se është i vendosur të vazhdojë rrugëtimin në Londër.…

