Para pak vitesh ishte botuar libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga autorët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Libri biografik përmban jetën private dhe publike të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në libër, autorët britanikë tregojnë detaje interesante sa i përket marrëdhënies së Thaçit me diplomatin amerikan, Holbrooke, negociatave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, triumfit të Thaçit në zgjedhjet nacionale dhe negociatave me Serbinë. Në libër, tek kapitulli “DITA E PAVARËSISË”, autorët kanë dhënë detaje për prapaskenat dhe diskutimet, të cilat i kanë paraprirë shpalljes së pavarësisë, shkruan Demokracia.com. Autorët britanikë tregojnë se…
Author: Hamdi Kumanova
Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku pritet të prezantojë një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nisma synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues. Drafti mban firmën e kryeministrit Rama, të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas diskutimit në grup, ndryshimet pritet të depozitohen zyrtarisht në Kuvend. Ndërhyrja prek nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili…
Ministria e Drejtësisë ka fituar një betejë ligjore në “Royal Court of Justice” Gjykatën e Lartë në Londër, për të ekstraduar një shqiptar i dënuar për përdhunimin e një të miture në Bulqizë në 29 shkurt 2016. Juristët e departamentit për marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë së bashku me juristen britanike Amanda Bostock, rrëzuan pretendimet në apelin e iniciuar nga Denis Havalja, i cili synonte bllokimin e ekstradimit drejt Shqipërisë. 37-vjeçari shqiptar është dënuar në mungesë nga Gjykata e Matit në vitin 2017 me 5 vite burg për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare, vendim i cili u…
Episodi mes Bastonit dhe Kalulu në Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit vazhdon të diskutohet madje në këtë pikë ka ndërhyrë edhe John Elkann, presidenti i kompanisë Exor që ka në pronësi Zonjën e Vjetër. Ndëshkimi me të padrejtë më karton të kuq i Kalulu ka ndezur polemika të forta në Serinë A italiane që me siguri do të vazhdojnë gjatë. Elkann pas ndeshjes dhe këtyre polemikave të forta, mësohet se ka shprehur një zhgënjim të madh dhe ka dashur t’i shprehë shqetësimet e tij pikërisht te presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina në lidhje…
Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit do të vazhdojë sot me deklaratën përmbyllëse. Mbrojtja e tij, e udhëhequr nga avokatja Venkateswari Alagendra ka nisur parashtrimet përfundimtare pasditen e së premtes, raporton KosovaPress. Ajo ka thënë para trupit gjykues se klienti i saj po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet. Avokatja e Krasniqit tha se ekziston vetëm një opsion – që Krasniqi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të kthehet pranë familjes së tij. Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka një orë e gjysmë kohë për të përfunduar parashtrimet përfundimtare. Pas…
Eva dhe Endri Dumani vuajtën bashkë. U rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa prej të shtunës motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri në krahët e nënës së tyre. Ardhjen e Evës në Shqipëri Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e quajti si një operacion të shtrirë në kohë i realizuar me mbështetjen e partnerëve, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Burime në dijeni kthimit të saj në Shqipëri treguan për Top Channel, kompleksitetin e kësaj çështje si në aspektin diplomatik dhe atë të përfshirjes të aktorëve nga organet e inteligjencës shqiptare dhe turke. Eva Dumani pas 12 vite…
Në një fundjavë të qetë menjëherë pas Krishtlindjeve, një grup hajdutësh hynë me forcë në një bankë në High Street në qytetin perëndimor të Gelsenkirchen të Gjermanisë duke shpuar një mur. Ata plaçkitën më shumë se 3,000 kasaforta dhe vodhën me miliona euro. Më shumë se një muaj më vonë, policia ende nuk ka bërë asnjë arrestim. Për klientët e bankës, disa prej të cilëve thonë se kanë humbur kursimet e jetës dhe bizhuteritë e çmuara familjare dhe sendet me vlerë, kjo është një kohë zemërimi, konfuzioni dhe tronditjeje. Ekziston një ndjenjë e fortë se besimi në institucione është zbehur,…
Edhe këtë të hënë do vazhdojë paraqitja e fjalëve përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.Por çfarë pritet nga dita e sotme në Hagë? “Furtuna Sheremeti nuk do të jetë avokatja e vetme shqiptare, zëri i së cilës do të dëgjohet në fjalët përmbyllëse këtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është e rëndësishme që edhe një avokat tjetër do të flasë në këtë proces gjyqësor, sepse gjatë ditës së [sotme] avokati tjetër, Mentor Beqiri, do të marrë fjalën. Ai do flasë për mënyrën e krijimit të UÇK-së, zakonet dhe të drejtën zakonore të shqiptarëve për mbrojtjen…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Athinë, zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Jashtëm të Greqia, Haris Theoharis, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Salla theksoi se Shqipëria i kushton rëndësi të veçantë thellimit të partneritetit ekonomik me Greqinë, duke u fokusuar në sektorë me interes të përbashkët si bujqësia, agropërpunimi, turizmi rural, logjistika dhe energjia. Ai nënvizoi se ekziston potencial real për rritjen e eksporteve shqiptare drejt tregut grek, veçanërisht për produkte bujqësore dhe agroushqimore me vlerë të shtuar “Made…
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së i ka dërguar Kongresit një listë me “persona të ekspozuar politikisht” të përmendur në miliona faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj financierit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. Letra gjashtëfaqëshe, mban firmën e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Todd Blanche dhe u drejtohet drejtuesve të Komisioneve Gjyqësore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Dokumenti përfshin emra presidentësh, figurash kulturore, drejtuesish biznesi dhe zyrtarësh qeveritarë që shfaqen në dosje, pa sqaruar natyrën apo shkallën e lidhjes së tyre me Epstein. Publikimi i listës u bë në zbatim të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i…
Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian. Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës. Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një…
Gjashtë tenderë për dezinsektimin e zonave bregdetare janë shpallur me një vlerë totale rreth 1.9 milionë euro, me fonde limit dukshëm më të larta se në vitin 2025. Përveç pesë loteve të ndara sipas qarqeve, është shpallur edhe një procedurë tjetër me objekt të njëjtë dhe vlerë 870 milionë lekë, duke krijuar dyshime për mbivendosje dhe fryrje artificiale fondesh. Rreth 80% e tenderëve të këtij institucioni rezultojnë me “Flamur të Kuq”, por drejtuesja e tij vijon aktivitetin pa asnjë hetim penal. Çështja kërkon verifikim financiar dhe penal mbi përllogaritjen e kostove dhe përfituesit realë. Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të…

