Deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilët ka disa ditë që kolegët e tyre nga LSDM-ja dhe BDI-ja i shohin edhe njëherë argumentet për përkrahje të ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, ankohen para tyre dhe para ambasadorëve të huaj se janë duke u kërcënuar me jetë nëse i përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Siç bën të diturSdk.mk, ata që janë kërcënuar, në telefonat e tyre kanë marrë kërcënime nga kolegët e tyre. Në disa nga kërcënimet janë bërë nëpërmjet sms porosive, viberit dhe në Whats App, në kërcënime përmenden edhe fëmijë, transmeton Portalb.mk. Gjoja se për shkak mosbesimit në…
Author: Hamdi Kumanova
“Kuvendi duhet të vendos nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale” të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile – Shkupi 2018. “Jehona në referendum ishte afër 37 për qind dhe edhe pse kemi Kod Zgjedhor i cili parasheh census, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë “po”. Kjo është shumica dhe ata dëshirojnë që Maqedonia të shkojë përpara. Vijojnë bisedime në Parlament. Na paraprin një vendim historik. Realiteti ynë është se nuk mund ta shmangim kontestin për emrin në rrugën…
Eurodeputeti Eduard Kukan në një prononcim për Dojçe Wele thotë se Qeveria ka të drejtë legjitime të vazhdon me zbatimin e marrëveshjes në Parlament, transmeton Zhurnal. Pjesmarrja e ulët në referendum nuk është pengesë për Qeverinë që të vazhdon me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës përmes Parlamentit, shprehet Kukan. “Të gjithë e potencojnë rëndësinë historike të këti referendumi për ardhmërinë e IRJM-së. Mendoj se edhe përskaj pjesmarrjes së ulët në referendum, qeveria duhet të vazhdon dhe të tenton që ta miraton marrëveshjen përmes ndryshimit të Kushtetutës. Mendoj se ky është një proces legal sepse referendimi kishte karakter konsultativ dhe ata…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seancë në të cilën është shqiptuar aktgjykimi kundër Gordana Jankulloskës për lëndën “Tanku”, e cila është gjykuar me procedurë të ndarë. Gjykatësja gjatë leximit të aktgjykimit njoftoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme dënohet me gjashtë vite burg dhe do të detyrohet t’i paguajë harxhimet që janë bërë gjatë procesit gjyqësor në të cilin ajo është gjykuar, njofton Telegrafi Maqedoni. Ish-minstrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në këtë lëndë e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” ka qenë e akuzuar së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe…
Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM po e çon shtetin drejt një krize të re politike. “Për më shumë se një vit shteti po shënon vetëm mossukses. Qeveria që si maskë vendos prioritet zgjidhjen e çështjes së emrit, realisht po bën vjedhje. Kaosi nuk duhet të vazhdojë. Zoran Zaevi duhet të largohet”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se mbi 1.200.000 qytetarë i dhanë “karton të kuq” qeverisë dhe marrëveshjes së Prespës. “Kriza duhet të ndalohet. OBRM-PDUKM ofron zgjidhje. I pranojmë zgjedhjet që Zaevi i ofroi, por së pari duhet të formohet…
Komuna e Kumanovës ka informuar se nesër, pasnesër dhe të premten do të kryhet deratizim (trajtim kundër minjve) në territorin e komunës. Trajtimi do të kryhet me vendosjen e kurtheve në pusetat e hapura të rrjetit kanalizues, ndërsa do të përfshihen edhe vendet e hapura që shërbejnë për mbledhjen e ujit atmosferik. Në rast të trajimit të mos kryhet për shkak të kushteteve kohore, deratizimi do të zbatohet ditët në vijim. Preparati që do të përdoret, theksojnë nga Komuna është nga grupi antikoagulantë dhe do të jetë në formën e një blloku të parafinit. Qytetarët rekomandohen të mos lëvizin në…
Shpëtim Pollozhani KY FLET SI FALLXHORET E LESKOVCIT Dikur nga viset tona vinin do fallxhore arixhika, te cilat shkonin dy nga dy ne fshatrat shqiptare dhe derisa u shifnin fall u thoshin: mbylli syte bashke me mua qe te me dale nje pamje me e mire. Derisa e zonja e shtepise i mbante syte e mbyllur, shoqerueseja e fallxhores e kontrollonte shtepine dhe vidhte aqe sa mundej. Te njejtin veprim eshte duke e bere edhe kryetari i Vemero, Mickoa, i cili kerkon te vije ne pushtet pasi do t’a luftuaka korrupcionin, padrejtesite, keqperdorimet, dhe……… pasi te vije ai ne pushtet,…
Sot në mëngjes transportuesit në Manastir duke parkuar makinat e tyre para ndërtesës së Komunës së Manastirt, kanë protestuar në lidhje me problemet me transportin e nxënësve. Ata thonë se janë të pakënaqur nga tarifat me të cilat duhet të transportojnë nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Komuna e Manastirut thonë se protestat e transportuesve janë të panevojshme dhe të pabaza dhe se pika e sotme do të largohet nga rendi i ditës në seancën e këshillit. Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Manastirit, e cila është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të pranishëm do të jenë…
Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë mbështetja se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë, zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas, tha ish kryeministri grek Andonis Samaras, në hapjen solemne të Panairit tregtar dhe afarist në qytetin grek. “Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë, gjoja maqedonas dhe njohjen e gjuhës maqedonase dhe njohjen e identitetit maqedonas. Gjegjësisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që…
Gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe më tej me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Verdikti nga përpjekjet që të jepet mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, me siguri do të dihet të mërkurën, kur kryeministri Zoran Zaev, siç tha…
Çështja e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO, sipas ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin duhet të jenë një vendim i marrë nga populli. Ai përjashton mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në këtë, por nga ana tjetër këshillon Maqedoninë të mos nxitojë për t’u bërë pjesë e NATO-s. “Mendoj se do të jetë shumë e drejtë që çështja e emrit të Maqedonisë, anëtarësimi i saj në NATO dhe BE duhet të jenë në duart e popullit maqedonas. Edhe nëse zgjidhen brenda parlamentit kjo mund të çojë për ndarjen më të thellë të popullit maqedonas. Sa i përket ndërhyrjes së…
Edhe pse tymi i oxhaqeve është një ndër ndotësit e ajrit, prapë ngrohja me dru mbetet zgjedhja më e parapëlqyer për më shumë qytetarë. Çmimi për një metër kub dru, kap vlerën prej rreth 3 mijë denarë. Ky çmim për familjet me gjendje financiare stabile nuk është edhe shumë i lartë, por është i papërballueshëm për familjet me të ardhura më të ulëta. “Ngrohemi me dru por ende nuk i kemi siguruar. Çmimet janë të larta për ne që i kemi pagat më të ulëta, për ne janë mjaft të shtrenjta. Varet sa është i ftohtë dimri, deri tani nuk…

