Profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmill Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kica Kolbe, janë anëtarët e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore nga pala e Maqedonisë, në krye me ambasadorin Viktor Gaber. Nga Greqia, në komitetin të cilin e kryeson zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Marko Bolaris, pjesa më e madhe e anëtarëve janë profesorë në universitetet e Selanikut. Nga Universiteti “Aristotel” i Selanikut janë profesorët Spiridon Sfetas, Jakovos Mihailidis dhe Atanasios Lupa nga Katedra e Historisë dhe Arkeologjisë. Profesori Nikollaos Zaikos, është nga Katedra e Studimeve Ballkanike, Sllovene dhe Lindore të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale muajin e fundit ka siguruar 126 punësime të reja në kopshtet në Maqedoni, nga të cilët pjesa më e madhe janë në kohë të pacaktuar. Me këtë pajtueshmëri të fundit, nga fillimi i vitit deri më tani, MPPS përmes Ministrisë së Financave ka siguruar mjete që komunat të punësojnë gjithsej 1.025 edukatore, përkëdhelëse dhe personel tjetër në mbrojtjen fëmijërore, me qëllim të rritjes së numrit të kuadrit që kujdeset për fëmijët, ndërsa punohet edhe në përmirësimin e kushteve në kopshtet si dhe në hapjen e të reja. “Shifrat flasin se kjo Qeveri punon me…
Me propozim të zyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme do të shqyrtohet informacioni për nevojën nga përpunimi i strategjisë kombëtare për konceptin një shoqëri dhe interkulturalizmi. Një pjesë e pikave të rendit ditor është edhe propozim strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim me sektorin qytetar, me plan aksionar 2018-2020. Ministrat në seancë do të debatojnë për informacionin lidhur me nevojën e aktiviteteve për realizim të suksesshëm të Projektit F/P 1674(2009) për strehimin e grupeve sociale. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në seancën e sotme do të propozojë informacionin…
Ministri i angazhuar për Rregulloren për përmirësimin e klimës Investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shauriq sot është takuar me udhëheqësin për fonde evropiane të Akademisë Evropiane të Rajoneve, prof. Luixhi A. DelAkuila, dhe me drejtorin e Finnova, Huan Manuel ravuelta Perez. Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i Shapuriqit, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera dhe drejtoresha e Qendrës së Biznesit Rajonal për Inovacione, Ksenija Vangellova. Në takim është biseduar për aktivitetet e deritanishme për hapjen e Qendrës së parë rajonale për inovacione, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm për zhvillimin e këtij projekti…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se propozim-ndryshimet për Kushtetutën tregojnë se forcohet identiteti maqedonase dhe garantohen kufijtë e shtetit. Nga LSDM thonë se vetëm udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i pengon identiteti i përforcuar maqedonase, i cili sipas partisë në pushtet do të pranohet nga e gjithë bota “Pse udhëheqësve të OBRM-PDUKM-së ju pengon mbrojtja dhe ruajtja e kufijve të Maqedonisë? Çfarë ka Hristijan Mickoski kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me BE-në?”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se nëse opozita vazhdon ta bllokojë të ardhmen e vendit, atëherë zgjedhjet e parakohshme…
Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatrave Banjani, Çuper dhe Sandevë nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike. Në periudhën nga ora 8:40 deri në orën 14:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Zheniçka, “Koce Metalec”, “Gemixhiska”, “Filip Filipoviq”, “Tashko Karaxha”, “Bapçor”, “Lazar Pop Trajkov”, “Kiro Gligorov”, “Gabrezh” dhe SHM “Pançe Arsovski” në komunën e Gazi Babës. Pa energji elektrike nga ora 10:15 deri në orën 13:15 minuta, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vilave rreth fshatit Kuçkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 9:00 deri në…
Qeveria dje në seancë të jashtëzakonshme e shqyrtoi Propozimin për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e miratoi tekstin dhe e dorëzoi në Kuvend, me qëllim që të shqyrtohet dhe të sillet vendim për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës të parapara me Marrëveshjen e Prespës. Sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit, e gjithë procedura për ndryshimin e Kushtetutës, nëse respektohen afatet e fundit, duhet të zgjasë rreth tre muaj e gjysmë. Procedura për ndryshim të Kushtetutës do të shkonte në tre faza. Në fazën e parë, Kuvendi, me shumicë prej dy të tretave duhet të sjellë vendim…
Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në intervistë për “Standardin” austriak thotë se është i njohur me kanosjet nga ana e opozitës kundër deputetëve që dëshirojnë ta dalin nga vija partiake dhe ta përkrahin Marrëveshjen me Greqinë në Kuvend. Ai nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi që të heqin dorë, nga siç tha ai, qasja konstruktive dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve t’i vendosin para interesave partiake. Shton se partia do të mbajë tërësisht përgjegjësinë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë, nëse marrëveshja nuk kalon. “Kjo është tërësish e papranueshme për një parti e cila thotë se është proevropiane, një parti…
Propozimi për hapjen e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me 4 ndryshime thelbësore, që të hyjë në fuqi Marrëveshja me Greqinë mbrëmë ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Me këtë, procedura është transferuar në shtëpinë ligjvënëse. Në Rregulloren, në pjesën për ndryshime kushtetuese nuk parashihet afat në të cilin kryetari i Komisionit për Çështje Kushtetuese duhet ta thirr Komisionin. Sipas paralajmërimeve, Talat Xhaferi, do ta aplikojë nenin 12 të Rregullores e cila ka të bëjë me caktimin e trupave punues, i cili thotë “Ftesën për seancë me propozim të rendit të ditës…
Aleksis Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, ashtu siç asnjë pushtet paraprak nuk ishte e përgatitur ta bëjë, kështu konsideron lideri i partisë opozitare greke, Kirjakos Micotakis, transmeton Portalb.mk. Gjatë vizitës së tij në qytetet Elir, Arta dhe Preveza, lideri i partisë më të madhe opozitare mbajti konferencë për media dhe e akuzoi kryeministrin grek se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit. “Nëse do të kishte biseduar me popullin grek, do t’i dëgjonte shqetësimet e tyre dhe nuk do të vazhdonte me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Do ta kuptonte se lejimi i gjuhës dhe nacionalitetit…
Populli i Maqedonisë zgjodhi që mos ta ndryshojë emrin e shtetit dhe identitetin kombëtar. Vendimi i Zoran Zaevit që t’i iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së. “Zaevi me siguri është tmerrësisht i kushtëzuar për krimet që i ka bërë, pasi hoqi dorë nga populli dhe shkon në kundërshtim me zgjedhjen e qytetarëve. LSDM-ja vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutën. Qeveria e Zaevit në mënyrë të turpshme vendosi të mos e respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët i thanë jo…
Në emisionin “360 shkallë”, është thënë se jozyrtarisht janë siguruara vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Përndryshe, në lidhje me deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë vendosur që të të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese, eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han ka deklaruar se ka informacione se të njëjtët janë kërcënuar. Sigurimi i votës “për” i deputetëve opozitarë, vjen si rezultat i nevojës për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas asaj që deklaroi Qeveria e Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene.

