Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një replikë ndaj deputetes Sonja Mirakovska, potencoi se pas Marrëveshjes së Prespës nuk mund të thirren në trashëgiminë kulturore në territorin e Greqisë. “Shumë këngë maqedonase që i këndojmë dhe kërcjemë kanë origjinë nga Maqedonia e Egjeut. Përfundimisht, Kërste Misirkov ndaj të cilit e bazojmë identifikimin gjuhësor dhe nacional, asnjëherë nuk ka jetuar në territorin e Maqedonisë së tanishme”, tha Dimovski. Ai shtoi se maqedonasit në shtetet fqinje nuk mund të trajtohen si diasporë, sepse siç thotë ai kushtetuta i njeh si pjesë aktoktone në këto territore.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryetari i Kuvendit nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanovski ka deklaruar sot se nëse qytetarët kanë dhënë vendimin e tyre, ne nuk kemi mandat as qëllim që të marrim pjesë në votimin e ndryshimeve kushtetuese. “Nuk do ta keni shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE, gjatë fjalimit të tij në Komisionin për Çështje Kushtetuese të Maqedonisë. Gjatë fjalimit, Veljanovski, Marrëveshjen me Greqinë e cilësoi të dëmshme dhe jolegjitime.
Republika e Maqedonisë më 18 dhe 19 tetor në selinë e Aleancës Veriatlantike në Bruksel edhe zyrtarisht i fillon bisedimet hyrëse për anëtarësim në NATO, njofton Portalb.mk. Në seancën e djeshme, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për formimin e Komitetit Punues i cili do të jetë i obligueshëm që t’i zbatojë bisedimet hyrëse. “Ne jemi të përgatitur plotësisht dhe Komiteti Punues për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO punon tanimë gjatë kohë”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Ai shtoi se proceset po zhvillohen paralelisht për anëtarësim të plotë dhe theksoi se për të…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përfunduar kontrollin e jashtëzakonshëm inspektues në kopshtin “Buba Mara” në Liciçe të Re, të realizuar dje me kërkesë me shkrim të prindit. Gjatë kontrollit, përveç që janë marr deklarata me shkrim nga drejtori, psikologu dhe pedagogu, MPPS e detyroi udhëheqësinë e kopshtit që sa më shpejtë ta zbardh rastin. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kumtesën e sotme thekson se po punon me përkushtim në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e fëmijëve dhe se nëse vërtetohet autenticiteti i këtij rasti, të gjithë do të sanksionohen menjëherë. “MPPS nuk do të tolerojë çfarëdo…
Në seancën e sotme të Komisionit për çështje kushtetuese, Propozimin për inkuadrim drejt ndryshimeve të Kushtetutës që erdhi nga Qeveria do ta elaborojë kryeministri Zoran Zaev. Nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të marrin pjesë në Komision dhe kush do të mbajë fjalim do të dihet pas koordinimit të grupit të deputetëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, paradite nuk morën pjesë në seancën e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, ndërsa në hapjen e Dhomës së grave, që e bëri kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka pasur asnjë prej deputeteve të tyre të cilët janë ndër më aktivët në…
Me titull “Hajvar i Referendumit”, gazeta proqeveritare e Serbisë “Politika” të martën doli me komente në të cilat vlerëson se “në vend se të pranojnë se referendumi ka dështuar, funksionarët evropian, amerikan dhe të NATO-s e kanë shpallur si fitore, që i përkeqësoi me tej pasionet politike”, transmeton Meta.mk. “Dyfytyrësia e elitave politike qeveritare perëndimore dhe përpjekja për ta rishkruar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë që nuk u pajtuan të votojnë, relativizmi i rezultateve që u vlerësua si konsultativ, me presione diplomatike, ndryshimi i emrit po hyn në Kuvend, vetëm ta përforcojë rezistencën e maqedonasve”, shkruan Aleksander Apostollovski në komentin…
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp lidhur me vendimet nga seanca e 93-të e mbrëmshme të Qeverisë, i ka përsëritur pritjet e Qeverisë për arritjen e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria. Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin do të ketë kryeministri Zoran Zaev. “Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike…
E përballur me të vërtetën, kreu i VMRO-DPMNE-së vazhdon me lajme të rreme, deputetët t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, që i garantojnë identitetin dhe sjellin anëtarësim në NATO dhe BE. Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së e përballur me të vërtetën dhe vullnetin e shumicës së madhe të qytetarëve, përhap vetëm lajme të rreme. Qytetarët e kanë thënë qëndrimin e tyre, 80 për qind e të gjithë qytetarëve dhe mbi 90 për qind e atyre që kanë votuar në referendum, thanë qartë se janë për të ardhmen në BE dhe NATO, thekson LSDM. “Procesi vazhdon…
Sanksionet e caktuara, dënimi me burg, dënimi në para – gjoba ose ndonjë lloj tjetër i masave alternative të caktuara nga gjykata përkatëse për vepra penale të kryera, ekzekutohen kur vendimi me të cilin është caktuar dënimi do të hyjë në fuqi dhe kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e të njëjtit për shkak të parashtrimit të çfarëdo lloj ankese ligjore. Procesi është urgjent dhe e realizon gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. Sipas dispozitave të ligjeve maqedonase për procedurë penale dhe ekzekutim të sanksioneve, gjykimeve dhe vendimeve hyjnë në fuqi kur nuk mund më tej të hidhen…
Prokuroria themelore publike Shkup mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër aktivistes Monika Ristevska për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, dhe i caktoi paraburgim 30-ditor. “Me propozim të prokurorit kompetent publik, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata penale në Shkup një personi të dyshimtë i përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si masë për sigurimin e pranisë gjatë procedurës penale”, kumtoi Prokuroria publike. Ristevska është e dyshuar se gjatë viteve 2017 dhe 2018, disa herë, duke përdorur raste të njëjta, në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar drogë narkotike…
Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kështu theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel në letrën dërguar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, transmeton lajmi.net. “Më 30 shtator një shumicë e madhe e qytetarëve, mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan “pro” marrëveshjes me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo gjithashtu e largon pengesën kryesore për afrimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapa shumë…
Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë. Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore. Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë…

