Ndërtimi i një komplesi banesash dhe objekti afarist në komunën Aerodrom të Shkupit është bllokuar nga grupe qytetarësh, të cilët kanë thënë se nuk lejojnë ndërtimin për shkak të uzurpimit të hapësirave gjelbëruese. Investitori i këtij projekti të ndërtimit të banesave është biznesmeni shkupjan Fatmir Etemi. Ai në një intervistë për “Studio 1” theksoi se bllokimi i ndërtimeve në lokalitetin “Shtëpia e Nënës” po i shkakton dëme të mëdha në biznesin e tij, informon INA. Ai ka theksuar se për projektin ndërtues deri tani ka harxhuar 5.5 milionë euro, prej të cilave 3 milionë është blerë toka dhe 2 milionë…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi në replikën e këtij të fundit për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dimovski i ka thënë Ademit se edhe maqedonasit kanë hequr dorë nga ëndrra e Maqedonisë së madhe. “Ne kemi hequr dorë nga Maqedonia e madhe, me kufinj më të mëdhenj 10 here se këto aktualët. Njejtë edhe ju keni hequr dorë. Tani duhet me përgjegjësi t’i themi jo kësaj marrëveshje” tha Dimovski. Ademi tha se e ardhmja është e të gjithëve. Përndryshe, në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë, realizohet debati për…
Pas informacioneve për supozimet për prezentimin e një plani B të prezentuar nga Kamenosi në Uashington për marrëveshje ndërshtetërore, burime të kabinetit Cipras, komentuan se Qeveria greke mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe i mbështet angazhimet e kryeministrit të Maqedonisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Qeveria greke mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës. I respekton proceset kushtetuese në vendin fqinj dhe i mbështet angazhimet e zotëri Zaevit për t’i implementuar parakushtet që Marrëveshja të hyjë në fuqi”, komentojnë burime të kabinetit të kryeministrit grek, Aleksis Cipras.
Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ende ka mekanizma që mund t’i shfrytëzojë për t’i ikur burgut, dhe një prej tyre sipas ish gjykatësit Sejfulla Osmani, është edhe falja e mundshme e presidentit Gjorge Ivanov, sikurse para dy vjetësh kur nisën hetimet masive të Prokurorisë Speciale ndaj zyrtarëve të lartë të VMRO DPMNE-së. Sejfulla Osmani, ish gjykatës “Ne kemi patur rast kur presidenti i shteti ka bërë falje, që nga faza e hetuesisë, ju e dini më mirë. Ndodhi shumë shpejt. Njëherë e dha dhe pastaj e tërhoqi. Kjo e drejtë e kryetari ekziston ende dhe kjo mundësi është shumë…
Më 18 tetor, në Gjykatën e Apelit në Shkup do të bahet diskutim publik për ankesën e të akuzuarit, Jane Çento që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit, konfirmuan të afërmit e tij për “Makfax”. Motra e Çentos ka konfirmuar se Gjykatës i kanë ofruar garanci prej 530 mijë euro që vëllai i saj të mbrohet në liri, njofton Portalb.mk. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore paraprakisht e ka refuzuar kërkesën për shfuqizim të paraburgimit të Jane Çentos, kryetarit të Shoqatës Patriotike Maqedonase “Pere Toshev”. Seanca e Gjykatës së Apelit, do të mbahet me kërkesë të Çentos.Avokatja e tij, Valentina Todorovska, tha se…
Të drejtën e ndihmës sociale në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë që me aktivitetin e tyre mbulojnë Qendrën ndërkomunale për punë sociale e realizojnë 1.388 shfrytëzues. Numri më i madh i takon të drejtës për ndihmë sociale në para të cilët e realizojnë 621 përdorues, me rreth 2.000 anëtarë të amvisërive. “Numri më i madh i shfrytëzuesve janë nga komuna Dibër, derisa 20 për qind janë nga komuna Qendër Zhupë. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i shfrytëzuesve është më i vogël si rezultat i asaj që një pjesë e ish përdoruesve janë punësuar, janë pensionuar ose…
Sot papritmas u nda nga jeta, në moshën 73 vjeçare, Muharrem Idrizi, njëri nga kuadrot më të shquara të Radio Televizionit të Prishtinës. Ai nisi punën e tij në TVP, që në hapjen e këtij mediumi dhe punoi në redaksinë e programit arsimor-shkollor deri në mbylljen e TVP-së, në vitin 1990. Ai gjithashtu ka punuar një kohë të gjatë edhe në Tv ART Tetovë dhe së fundmi punoi edhe në komunën e Tetovës.
Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend filloi debatin për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Në komision u paraqitën të gjithë anëtarët përfshirë edhe ata të opozitës. Shumica mbivotoi opozitën e cila kundërshtoi rendin e ditës. Në ekspozenë e tij, kryeministri Zoran Zaev foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e konsensusit brenda-parlamentar me qëllim realizmin e aspiratave të Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE. Bëj thirrje për unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare. Të japim mbështetje të fuqishme për progresin e vendit dhe të sjellim vendim të fuqishëm. Bëhuni ata që do ta coni…
Komuna e Tetovës përmes një komunikate për medie ka bërë publike të dhënat e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” për analizat e ujit të kryera gjatë ditës së sotme në Tetovë, transmeton Almakos. “Të nderuar qytetarë, Sipas rezultateve të ditës sotme (10.10.2018) nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së…
Republika e Maqedonisë ka numrin më të vogël të personave të infektuar me HIV, gjithsej 390 në këtë moment, e cila është rezultat i aktiviteteve parandaluese që ndërmerren vazhdimisht. Kjo është për shkak të realizimit të suksesshëm të aktiviteteve të programit për parandalim të sëmundjes HIV, e cili ka ekzistuar që nga viti 1987. Edukimi e kryhen një punonjës shëndetësor dhe një institucion shëndetësor i përfshirë në programin e parandalimit të HIV-it në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Parandalimi i HIV është i domosdoshëm për çdo individ. Brenda përdorimit të perzevativit, lubrifikanti ka një rol kryesor në parandalimin e infeksionit…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Ekselencën e saj, zonjën Rachel Galloway. Temë diskutimi në këtë takim ishte situata aktuale politike dhe mënyrat e zgjidhjes së kësaj krize. Kryetari Gashi fillimisht falënderoi Britaninë e Madhe për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi dhe e siguroi Ambasadoren se Lëvizja BESA është duke bërë gjithçka që është në mundësinë e saj për t’u tejkaluar kriza dhe për të filluar implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Kryetari Afrim Gashi gjithashtu edhe një herë shprehu qëndrimin e prerë se Lëvizjes BESA është e…
Dhjetëra bastisje policore u zhvilluan në Belgjikë dhe gjashtë vende të tjera evropiane në një hetim të madh mbi mashtrimin dhe kurdisjen e ndeshjeve, përcjell “Press Associtation”. Prokuroria Publike Federale në Bruksel raportoi se 44 bastisje ndodhën në Belgjikë dhe 13 të tjera në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Zëdhënësi tha se hetimi vjetor gjeti prova të “veprimeve të dyshimta financiare” nga agjentët, si dhe indikacionet e “ndikimit të mundshëm mbi ndeshjet” gjatë sezonit të kaluar. Hetimi fokusohet në “aktivitetet që lidhen me organizimin kriminal, pastrimin e parave dhe korrupsionin privat”.

