Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Evropian është bashkësi e vendeve më të mëdha dhe më të vogla, të vogla në raport me ndikimin në botë, por si bashkësi, të gjithë jemi të fuqishëm. Do të jemi më të fuqishmi me juve pranë nesh, ndërsa ju do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë. Ne si donatorët më të mëdhenj në vend do ju ofrojmë mbështetje akoma më të madhe, ka aq shumë gjëra që duhet të bëhen, me qëllim të përmirësimit të jetëve të qytetarëve. Këtë e porositi ambasadori i bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, mbrëmë në një akademi solemne…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski qëndroi për vizitë pune në Podgoricë në suaza të së cilës mori pjesë në takimin e ministrave dikasterial nga Ballkani Perëndimor përgjegjës për administratën dhe shoqërinë informatike me temë “Agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor”. Në takim, kumtuan nga Ministria është biseduar për obligimet të cilat dalin nga agjenda digjitale, të cilat janë pjesë edhe prej konkluzioneve nga Samiti i parë digjital që u mbajt në Shkup. Krahas ministrit Mançevski, në takim kanë marrë pjesë eurokomisarja për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel, ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, Suzana Pribiloviq,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja akuzon kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se përsëri flet me zërin e Gruevskit. “Për qytetarët është e qartë se çfarë dëshiron Mickoski: e para, Maqedonia t’i mundësojë amnisti Nikolla Gruevskit dhe e dyta, Maqedonia të heq dorë nga NATO dhe BE, të heq dorë nga interesat madhore strategjike”, thonë nga LSDM duke shtuar se as njëra dhe as tjetra nuk do të ndodhin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas LSDM-së shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe ky përcaktim strategjik i Maqedonisë është interes madhor dhe duhet të respektohet. Mickoski, sipas LSDM-së, mbetet në…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, ka dërguar letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën e akuzon për qeverisje kriminale dhe frikë nga zgjedhjet fer dhe demokratike. Mickoski në letër thekson se LSDM ka pasur mundësinë që të tregojë se lufta kundër krimit ka qenë prioritet për qeverinë e tyre, ndërsa në vend të kësaj sipas Mickoskit, Zaev ka treguar tre punë. “E para përmes mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e një prokurorie të pavarur, ai është bërë mbrojtës i krimit, padrejtësisë dhe joligjshmërisë në këtë shtet. E dyta, me atë që…

Lexo më Shumë

Komuna e Shtipit ka plan se si ta zgjidh problemin e shpronësimit për nevojat e ndërtimit të gazsjellësit, informojnë për “Meta”, transmeton Portalb.mk. Nga komuna shtojnë se posa të përcaktohet saktësisht traseja e gazsjellësit me projektin bazë, do të përcaktohet nëse ka nevojë për shpronësim apo jo. “Komuna, gjatë projektimit të trasesë së naftësjellësit, do të kujdeset që traseja të kalojë nëpër tokë shtetërore, ashtu që të mos kemi kosto të larta për shpronësim. Nëse ndonjë pjesë bie që të kalojë nëpër ndonjë pjesë të tokës private, atëherë do të ketë nevojë për shpronësim,” thonë nga komuna. Nga komuna janë të kujdesshëm…

Lexo më Shumë

Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Zgjedhje do të ketë vetëm nëse janë të domosdoshme”, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Euronews” në gjuhën greke dhe shtoi se në vijim janë konsultimet me deputetët. Kryeministri i Maqedonisë ka thënë se nëse nuk kanë sukses të gjitha mënyrat e mundshme për arritjen e shumicës së dy të tretave në Kuvend, vetëm atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, ndërsa paralelisht u bëri thirrje deputetëve “ta bëjnë atë që është detyrë e tyre ndaj shtetit”. “Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Maqedonia tani është në rrugë të drejtë. Do të hapim një kapitull…

Lexo më Shumë

Partia “Maqedonia e Vetme” kërkon nga Zoran Zaevi ta anulojë marrëveshjen me Greqinë si zgjidhje e vetme e mundshme për tejkalimin e krizës aktuale dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. “Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin tonë të thellë nëse LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja shtetin përsëri e shpijnë në sytë e shteteve demokratike dhe të paraqitet si demokraci jo e pejkur, ku nuk mund të sigurohen zgjidhje, pa monitorimin ndërkombëtar”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se për partinë “Maqedonia e Vetme” dhe popullin maqedonas, nuk ka dilemë në raport me tejkalimin e kësaj krize nga mos pasja e shumicës së…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 16:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite pika e vetme do të jetë “propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Deri tani ende nuk dihet se a ka siguruar Qeveria dy të tretën e shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese me qëllim të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës. Ndryshe, nëse deri të premten ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, atëherë ka shumë gjasa që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot është dënuar me gjashtë muaj burg në lëndën “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”. Gjatë ditës së sotme kundër Jankulloskës ka qenë e caktuar edhe një seancë në Gjykatën Penale, për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, ndërsa jashtë objektit të gjykatës ajo është takuar nga gazetarët dhe u pyet për aktgjykimin e sotëm në lëndën “Tanku”, njofton Telegrafi Maqedoni. Jankulloska shkurt komentoi vendimin e Gjykatës Penale duke thënë se do të dorëzojë ankesë. “Nuk kam çfarë të komentoj. Gjitha i kam thënë në fjalët përfundimtare. Vendimin do ta komentoj…

Lexo më Shumë

Eshtë fakt se për opozitën kërkesë e vetme është të ketë zgjedhje, por të mos jenë këtë vit. Të shmangen zgjedhje të shpejta dhe të shmanget ballafaqimi i tyre me realitetin. Nëse nuk ka zgjidhje të disa prej problemeve të cilët qytetarët presin t’i zgjedhim, atëherë zgjedhjet ndoshta janë zgjidhja e vetme. Këtë e deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku iu drejtua gjeneratës së re të kadetëve të vitit akademik 2018/2019. Në pyetjen nëse do të ketë Qeveri teknike, Shekerinska ka thënë se…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor e pranoi propozimin e prokurores speciale publike, Fatime Fetai që t’i shqiptohet masë për përkujdesje ish-ministres, Gordana Jankullovska, gjegjësisht ndalesë që ta lëshojë vendbanimin, transmeton Portalb.mk. “Masa për përkujdesje është në fuqi deri në aktvendimin e fuqishëm”, tha gjykatësja Dobrilla Kacarka, e cila shtoi se nëse e akuzuara nuk e respekton këtë masë, mund t’i përcaktohet masë tjetër.

Lexo më Shumë

Nxënësit e vitit të dytë që janë pjesë e EVN klasës speciale pranë SHMET „Mihajllo Pupin“ nga Shkupi morën kontrata për kompensim mujor. Kompensimi do të ju paguhet për trajnimin praktik që do ta realizojnë në hapësirat e EVN Maqedoni gjatë vitit shkollor. Nxënësit deri tash kanë pranuar kompensim për praktikën verore, ndërsa ky kompensim shtesë është motivim dhe vlerësim i mundit dhe angazhimit të nxënësve gjatë kohës së të mësuarit nëpërmjet punës në EVN. Ky projekt është mënyrë e suksesshme e të ndërtuarit të aftësive që janë të nevojshme në tregun e punës. Kontratat i ndanë ministresha e Ministrisë…

Lexo më Shumë