Author: Hamdi Kumanova

Hamdi Nuhiju Referendumi i 30 shtatorit të vitit 2018 në Maqedoni ka nxjerr në pah shumë dilema si për partinë që po udhëheq me shtetin, ashtu edhe me partinë opozitare, VMRO-DPMNE-në. Censusi dukshëm nuk u arrit, ndërsa në opinion u nxorën alternativat e mundshme për dalje nga një krizë e mundshme institucionale dhe arritje e të gjitha afateve për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës. As Zoran Zaev e as Cipras nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të zbatojnë marrëveshjen me qëllim që Maqedonia të i zhbllokoje proceset euro-integruese dhe përfundimisht të bëhet anëtare e NATO-s. Nëse pritet që të mbahen…

Lexo më Shumë

Dimçe Arsoski i OBRM-PDUKM-së thotë se “heqja e akuzës penale për dhënien e sekreteve zyrtare të këshilltarit të Oliver Spsovskit, Dragan Simonovski, nga ana e Prokurorisë Publike është edhe një shembull se në Republikën e Maqedonisë nuk ka drejtësi dhe se nuk janë të gjithë të barabartë para drejtësisë”. Sipas Arsoskit ligjet vlejnë për disa, ndërsa për tjerrit nuk vlejnë, gjegjësish ligjet nuk vlejnë vetëm për LSDM-në dhe Qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Që kur, në mënyrë popullore thënë e “shpërlau’ nga kriminaliteti Zoran Zaevi për një euro për Vicen – skandalin, më pastaj e uli dënimin e kryetarit të tyre…

Lexo më Shumë

Ky është objekti i çerdhes “Borëbardha” në Çair të Shkupit ku brenda ditës zhvillohen edhe tre ndërrime të mësimit për nxënësit e klasave të para. Këta të fundit ndonëse janë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” nuk mësojnë në objektin e saj për shkak se shkolla amë nuk ka hapsirë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ta. Numri i filloristëve në objektin e çerdhes arrin thuajse në 40 në secilën prej gjashtë paraleleve kurse edhe numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe është shumë më i lartë nga kapacitet e saj. Zgjidhja e këtij problemi sipas drejoreshes së re të…

Lexo më Shumë

Analisti politik Albert Musliu thotë se në këtë periudhë të shkurtër që mazhoranca ka në dispozionin, do t’i nevojitet ndihma e faktorit ndërkombëtarë të ndikojë ndaj VMRO-së në të kundërtën pasojnë zgjedhjet. “VMRO-ja pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë nuk mund të bindet si parti. Variant I dytë është që të binden deputetët e VMRO-së për nevojën që të votohen ndryshimet kushtetuese se përndryshe i vetmi opsion është që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh analisti politik Albert Musliu Analisti Hasan Jashari kategorik se VMRO s’do ndryshojë mendjen, pasi pas referendumit është më e konsoliduar. “Tash VMRO është e sforcuar,…

Lexo më Shumë

Në periudhën e riemërtimit të “Maqedonisë së Vetme,” dhe Qeveria e frikësuar nga orientimi i partisë për bashkim me Rusinë,  ku  populli në mënyrë masive e pranon, siguria shtetërore, sipas kësaj partie, e inflirton Micovin në parti me qëllim minimin e aktiviteteve kyçe partiake. Sipas tyre Vllahov – Micovi është angazhuar në mos dalje në protestat para Kuvendit në muajin korrik, ai ka kundërshtar të mos ketë kumtesa dhe konferenca shtypi, me qëllim sa më pak të jetë aktive partia. Ata thonë se Micovi ishte kundërshtar edhe i formimit të Shtabit të Krizave “Maqedonia Bojkoton”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vllagov Micov…

Lexo më Shumë

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rrezikon ish kryeministrin Nikolla Gruevski që të vuaj dënimin e plotfuqishëm me burg të konfirmuar nga gjykata e Apelit për rastin Taku, nëse Kërkesa për marrjen e imunitetit nuk kalon në Kuvend. Këtë e theksoi eksperti juridik Qebir Avziu, i cili sqaron se dënimi i plotfuqishëm që parasheh dënim me burg prej më pak se pesë vitesh për deputetët parasheh procedurë për marrjen e imunitetit. “Në këtë rast bëhet fjalë për një person i cili gëzon ende imunitet kështu që aktgjykimi i gjykatës fillimisht duhet të dorëzohet në Kuvendin Republikan që t’i merret imuniteti…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp Komiteti Komunl i OBRM-PDUKM-së thanë se “të dielën, qytetarët e Komunës së Vinicës treguan ndërgjegje të lartë demokratike dhe patriotike që nuk e përkrahën marrëveshjen nga Novaci për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, identitetit, historisë dhe traditës”. Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët zëshëm thanë jo shitjes së interesave kombëtare në llogari të karrierës politike të Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit. Ata shtojnë se LSDM-ja në Vinicë për një vit të plotë ka humbur thuajse 2000 vota. KK i OBRM-PDUKM-së thotë se dalje prej 24% ose 3629 vota për, në krahasim me 5570 votat të…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickovski duhet të dalin nga matrica e Nikolla Gruevskit dhe të shprehen qartë nëse janë për BE dhe NATO ose janë kundër. Këtë sot e deklaroi nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri. “Përzgjedhja është e qartë. Vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim dhe pasiguri. Nëse janë për BE dhe NATO është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesa për amnisti për Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët dhe t’i ftojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kuvendit”, tha Zeqiri. Ai theksoi se asnjëherë më parë në 20 vitet e kaluara…

Lexo më Shumë

Përderisa vazhdojnë përplasjet në mes të pozitës dhe opozitës maqedonase nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo dhe se nëse mbi 660 mijë qytetarë që votuan për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrin, e legjitimuan ose jo këtë marrëveshje, ekspertët thonë se arritja e pragut që një referendum të jetë i suksesshëm është i pamundur. Ata thonë se nëse duhet të arrihet pragu i daljes prej 50 për qind, Maqedonia duhet të zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili nuk është mbajtur që prej vitit 2002. Mosregjistrimi i popullsisë për një kohë kaq të gjatë, sipas tyre e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme që ta sigurojnë shumicën e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nëse opozita “mundohet ta pengojë ardhmërinë e Maqedonisë” drejt BE-së dhe NATO-s, do të duhet të shkohet në zgjedhje, ka thënë Zaev në një intervistë për BHTV1, përcjell Portalb.mk.  Në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit dhe nëse ajo ka qenë arsyeja e daljes së ulët më 30 shtator, Zaev thotë se pyetja ka qenë e parashtruan në atë formë pasi pa marrëveshjen me Greqinë nuk është e mundur hyrja në BE…

Lexo më Shumë

Asgjë zyrtare nga bisedimet e përfolura mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për sigurimin e 2/3 në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Data e fundit deri kur partia e kryeministrit Zaev do të presë opozitën është 10 tetori. Nga LSDM-ja shprehen se proceset nuk guxojnë të bllokohen dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për socialdemokratët në pushtet, një ndër opsionet për zgjedhje të parakohshme është edhe lista të përbashkëta e partive që ishin PËR në referendumin e 30 shtatorit. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe asgjë nuk është mbyllur. Po presim afatin a do të mund të…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar pothuajse një javë nga zbatimi i referendumit në vend, Hyrja në NATO dhe BE e Maqedonisë është prioritet, nga i cili nuk heqin dorë as pushteti, as shumë organizata ndërkombëtare. Maqedonisë, siç theksohet nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme, por zbatim i Marrëveshjes me Greqisë me sigurimin e dy të tretës së shumicës në Kuvend. Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Johanes Han konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Në deklaratën për gazetën…

Lexo më Shumë