Author: Hamdi Kumanova

Partia “Maqedonia e Bashkuar” e përcaktuar si parti proruse dhe simotër e partisë “Rusia e Bashkuar” e Vlladimir Putin është përfshirë në përplasje të brendshme, që çuan në largimin e nënkryetarit të saj Stefan Vllahov Micov, informon INA. Ky i fundit që njihet si një historian kontrovers ka akuzuar kryetarin e partisë, Janko Baçev se ka qenë në lojë me kryeministrin Zoran Zaev, gjoja me orientime proruse, me qëllim që siç thuhet për të rritur presionin ndaj NATO-s. Ai ka shkruar se Baçev e kishte lutur për tu bërë pjesë e kësaj partie të re. Micov e ka quajtur “udbash”…

Lexo më Shumë

Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale që është parave vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit e refuzoi si të pa bazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen e kryerjes së veprës penale për furnizimin e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove. Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmës ministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me burg…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit dje konfuirmoi dënimin me burg prej dy viteve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por akoma i dënuari për veprimtari kriminale nuk ka përfunduar në burgun e Idrizovës ose të Shutkës. Njohësit e çështjeve juridike japin versione të ndryshe se përfundimisht kur Gruevski do të përfundojë prapa grilave, përcjellë INA. Avokati Aleksandar Tortevski thotë se për 20 ditë i akuzuari do të marrë ftesën për fillimin e kryerjes së burgut, dhe pas kësaj ai mund të ankohet. Këto ditë do të jenë procedurale, pasi që Apeli do ta njoftojë Gjykatën Penale, e cila më pas ka afat prej 8…

Lexo më Shumë

Për shkak të një gare rrugore, gare automobilistike dhe marsh qytetar në kuadër të një kampanje, gjatë dy ditëve të fundjavës në Shkup do të jenë të mbyllura disa rrugë të rëndësishme dhe do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit, informojnë nga MPB, përcjell Portalb.mk. Gjatë kohës së garën ndërkomëbate për automobila “Shkupi 2018” nën organizim të AKK Primo AVJ- Shkup, sot dhe nesër në periudhën nga ora 7 deri në orën 17, do të jetë i mbyllur bulevardi Goce Dellçev, si dhe rrugët e arëfrta përrreth. Gara do të mbahet përgjat udhëkryqit tek Mavrovasja deri tek ish panairi…

Lexo më Shumë

Në një kumtesë të lëshuar sot, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “Popullin maqedonas nuk kanë arritur ta shkatërrojnë dhe ta frikësojnë as tiranët që në mënyrë brutale i kanë likuiduar patriotët vetëm për dashurinë e tyre ndaj Maqedonisë. Këtë nuk mund ta kalojë as Zoran Zaevi i cili është kundër popullit vetëm për shkak se nuk fitoi përkrahje për politiken e tij e heqjes dorë nga gjithçka që është Maqedonase”. Sipas OBRM-PDUKM-së Zoran Zaevi është i gatshëm ta heq identitetin maqedonase, emrin, kulturën, historinë dhe traditën që ta shpëtojë karrierën e tij dhe të fitojë amnisti për kriminalitetin dhe…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Qendrën për gazetari hulumtuese Scoop, ambasadori gjerman në Maqedoni, Tomas Gerberih ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni. Në pyetjen për interesimin e madh të qytetarëve të Maqedonisë për të migruar në Gjermani, ai konfirmoi se numri i aplikimeve për viza pune është jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh numrin total të banorëve. Geberih theksoi se shumica e aplikimeve vijnë nga punëtorët sezonal, mjeshtrit dhe një numër i madh i nga punonjësit shëndetësorë. “Për momentin, nuk e di numrin e saktë të aplikantëve sepse nuk mbajmë statistika, por e di se në Gjermani jetojnë rreth 100,000…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilat ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Ljubço Georgievski, flet për çështjen e identitetit të maqedonasve. Çështja e identitetit është çështje e një pakic. Një çështje e tillë mund të diskutohet nga kurdët në Turqi, në asnjë shtet tjetër të pavarur askush nuk i kërkon dikujt tjetër të njohë identitetin e tyre. Më tregoni një vend që kërkon dikush tua njohë identitetin, ne po jetojmë në disa prej frustrimeve tona, thotë Georgievski. Përveç kësaj, ai shton se identiteti është muzika që gëzohesh dhe këngët që këndoni. Unë dua të pyes të gjithë…

Lexo më Shumë

Është më se e qartë se Republika e Maqedonisë kalon nëpër një periudhë të rëndësishme dhe të vështirë. Në këto raste në shprehje duhet të vjen karakteri shtetëror i partive politike, por edhe i individëve, konsideron Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) që drejtohet nga Enes Ibrahim. “Vendimet kapitale sillen nga ana e politikanëve të guximshëm, ndërsa ata që kalkulojnë për interesa personale partiake në asnjë rast nuk guxojnë të jenë pjesë e qeverisë teknike. PLT konsideron se duhet të ketë ndryshime në Ligjin e Qeverisë, ose të mos lejohet partitë politike që nuk kanë kapacitet shtetëror të jenë pjesë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, ka realizuar takime me kryeministrin çek Andrej Babis dhe me kryetarët e Senatit dhe të Dhomës së Poshtme së Parlamentit çek, Milan Shteh dhe Radek Vondraçek. Në takimin me kryetarin e qeverisë çeke, Andrej Babis, është konfirmuar gatishmëria për avancimin e miqësisë së ndërsjellë dhe përkrahjes në planin dypalësh dhe shumëpalësh, përcjell telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë posaçërisht e çmon përkrahjen konzistente dhe parimore nga Çekia për qëllimet tona kryesore strategjike – anëtarësimi në NATO…

Lexo më Shumë

Ekspertët juridik Xvonko Davidoviq dhe Besa Arifi, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vlerësojnë se asgjë nuk mund ta ndalojë ekzekutimin e dënimit me burg, përveç mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Ata thonë se Gruevski mund t’i shfrytëzojë këto mjete vetëm në rast të përmbushjes së kushteve të caktuara të parapara me ligj, njofton Portalb.mk. Eksperti juridik Davidoviq, thotë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka të drejtë për ankesë dhe kërkesë për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Megjithatë Davidoviq konsideron se kjo ankesë përsëri nuk do ta vonoj ekzekutimin e dënimit.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, ka kërkuar nga Këshillit i Komunës dorëheqje të parevokueshme për arsye morale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dje deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov i kërkoi Stojçev të japë dorëheqjen dhe njoftoi se ishte iniciuar një procedurë për përjashtimin e tij nga partia. “I bëjmë thirrje Boro Stojçevit që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Komunës së Novo Sellës. Për ne, ligjet janë ligje dhe duhen të respektohen nga anëtarët dhe funksionarët e cila do qoftë parti politike”, deklaroi Kostadinov.

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot publikoi verifikimin e propagandës publike për referendumin e 30 shtatorit, që u mbajt për marrëveshjen e arritur me Greqinë. Të dhënat nga verifikimi për minutazhin e ndarë, siç informojnë nga ASHMAA, janë marrë në bazë të analizës së programit të plotë që radiodifuzuesit në nivel shtetëror e kanë transmetuar në periudhë prej datës 10 deri më 27 shtator. Më shumë detaje mund të gjeni në verifikimin, i cili mund të shikohet në linkun e ardhshëm./Telegrafi/

Lexo më Shumë