Tendenca është e qartë – Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhët anëtare e BE-së, por ka detyrë shtëpie që duhet bërë, ai është implementimi i reformave, ka thënë ambasadori spanjoll në Maqedoni, Emilio Lorenco Sera. Ai ka theksuar se është gënjeshtër se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, duke aluduar në një pjesë të fushatës që u zhvillua para referendumit. “Shumë nga reformat që BE i kërkon nga Maqedonia t’i implementojë, janë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Qëllimi është të bëhet sistem i bazuar në sundimin e së drejtës, që do të mbrojë qytetarin e…
Author: Hamdi Kumanova
Punonjësit e “Sjekurikom” protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Siç thonë nuk janë të kënaqur nga mosplotësimi i premtimit se do t’ju paguhen tre pagat e mbetura nga muaji korrik, gusht dhe shtator. Theksojnë se javën e kaluar u është premtuar se do të bëhet pagesa e pagave, ndërsa tani siç theksojnë, u është thënë se pagesa do të fillojë për dy deri në tre ditë. Policia e orienton komunikacionin para Qeverisë në pjesën nga urra Goce Dellçev në drejtim të Karposhit, ndërsa komunikacioni në anën tjetër të bulevardit zhvillohet lirshëm.
Dimovski: Propozimi i Qeverisë është i papranueshëm “Kuvendi i RM-së nuk ka legjitimitet të sjell vendim për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së. Obligim i jonë sot është që të konstatojmë se nuk kemi arsye për ndryshime kushtetuese. E dyta mendoj se përgjegjësia për sjelljen e këtyre proceseve nuk bie mbi opozitën por mbi pushtetin”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në fillim të seancës kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimet kushtetuese, megjithatë deputetët me 67 vota kundër dhe 39 për e hodhi poshtë propozimin e Dimovskit. “Koalicioni i VMRO-së ka shkruar se…
Në fjalimin para deputetëve kryministri Zaev ka bërë thirje deputetëve të votojnë “PËR” ndryshimet kushtetuese. “Ju mund të votoni, si të doni, është e drejta juaj. Mund të votoni edhe kundër. Por duhet të mendoni për ardhmërinë tonë, ardhmërinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Duhet ta pyesim veten nëse do të fitojmë shumë ose do të ngelemi në izolim. Kësi raste janë të rralla dhe nuk i jepet rasti çdo gjenerate. Duhet të jemi të sinqertë dhe të vendosim për ardhmërinë e vendit. Është koha që gjithë deputetët e zgjedhur të reflektojnë atë që do populli. Jet më të mirë…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, ka thënë se deputetët e opozitës do të jenë në seancë gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese. Dimovski tha se ata do të jenë kundër këtyre ndryshimeve. “Po do të jemi në sallë. Sot situata nuk është e tillë, ajo që duhet të konstatojmë sot është vullneti i qytetarëve. Në situate të tilla as kuvendi e as qeveria nuk marrin vendime të tilla. Ajo që duhet të bëjmë është të artikulojmë zërin e qytetarëve, gjegjësisht të konstatojmë se këto ndryshme kushtetuese nuk do jenë pjesë e kushtetutës së Maqedonisë, Nëse respektohet kushtetuta e Maqedonisë këtë qëndrim…
Sipas listës joformale të Ministrit për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, emri i anëtarit të përjashtuar të LSDM-së, Vllado Buçkovski është i rezervuar për postin e ambasadorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton “Magazin”. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, në përputhje me rrethanat, është kandidati potencial për ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Buçkovski, i cili është i njohur edhe për çështjen e “Magjar Telekom” dhe “Pjesët të tankut”, u largua nga partia në vitin 2012, por kohëve të fundit marrëdhëniet me partinë janë të ngrohta./Telegrafi/
Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë. Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit. Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja. Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet. Cili do të jetë çmimi i pikë-pagesave të reja do…
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në sy i ka thënë “se i është afruar koha”, edhe atë gjatë seancës në rastin “Shuplakat në komunën Qendër”. Këtë deklaratë Gazeta Lajm e ka zgjedhur si deklaratë të javës që po lëmë pas. Tashmë ka një vendim gjykate, ku Gruevski duhet të paraqitet në repartin e burgut, pasi Gjykata e Apelit të konfirmojë vendimin e dënimit me dy vjet burg në rastin “Tank” me Mercedesin e blerë. Nikolla Gruevski në seancëm për “Shuplakat në qendër”, komentoi se prokurorja Fetai flet pa ia dhënë të drejtën e fjalës, ku më pas…
Komisioni kadrovik i Rilindjes Demokratike të Maqedonisë (RDM) e ka përkrahur propozimin e organizatave komunale dhe Forumit të grave në kuadër të kësaj partie, që deputeten Maja Morançanin ta kandidojë për kryetare të partisë. Vendimin përfundimtarë për këtë propozim pritet ta jep Bordi Qendror i kësaj partie, para Kongresit më 28 tetor, njofton Portalb. Moraçanin ka njëzet vjet përvojë pune në sektorin privat në shëndetësi, e cila ka punuar në ordinancë të saj si specialiste për mjekësinë fizike dhe rehabilitim. Ajo ka qenë pjesë e DOM-it që nga fillimi, kështu që ka qenë aktiviste dhe zëvendëskryetare e organizatës komunale në Karposh,…
Autostrada Shkup – Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do të ndikojë mbi dinamikën e ndërtimit, sepse NPRRSH nga viti 2013 nuk është shfrytëzues buxhetor. Këtë sot e theksoi ministri i Financave Dragan Trevdovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp në Qeveri për Propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2018. “Autostrada Shkup-Bllacë është një ndër prioritetet të cilat tentojmë t’i realizojmë si Qeveri. Për momentin përgatitet dokumentacioni teknik, ndërsa kërkuam edhe financim për ndërtimin e autostradës nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me çfarë i…
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në konferencën për shtyp të qeverisë shpjegoi ribalancin e buxhetit të propozuar për vitin 2018 të paraqitur në Kuvend dhe tha se arsyeja kryesore për ribalancimin është vendimi i mundshëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjë që do të parandalonte procedurën për rishkrimin e arkës së shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me paratë nga ribalanci i buxhetit, do të mbështetën financiarisht komunat në vend, Agjencia e Punësimit, Fondi i Sigurimit Shëndetësore dhe Fondi Pensional. Mjetet nga ribalanci më shumë janë shpërndarë në komunat, për shlyerjen e boxheve”, tha Tevdovski. Paratë e siguruara për gazifikimin dhe ndërtimin…
Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt, për këtë ekzistojnë programe që monitorojnë, si dhe program i posaçëm për ushqim të sigurt të ndarë në shumë segmente. Të gjitha analizat e deritanishme tregojnë se në Maqedoni konsumohet ushqim kualitativ konkretisht i sigurt, deklaroi Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov, njofton Medial.mk. “Në periudhën prej janari e deri më tani janë kryer rreth 33.500 kontrolle nëpër objekte. rekomandimet e shpeshta të qytetarëve janë rreth higjienës dhe skadimit të afatit të produkteve, deklaroi Atanasov në shënimin e manifestimit tradicional 16 tetorit, Ditës ndërkombëtare të ushqimit.

