Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të shqyrtojë ribalancin e buxhetit. Siç mëson Alsat-M nga shqyrtimi i buxhetit synohet që paratë e pa shfrytëzuara të rishikohen dhe ridestinohen për investime kapitale. Mbledhja do të mbahet sot në orën 18:00.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit me një reagim për hetimin më të ri të PSP-së “Banka Postare”, për të cilën thotë se nuk ka qenë i informuar se po zhvillohet para hetim, por as që ka qenë i pyetur për diçka. Ai në hetim përmendët në kuadër të ministrit të financave në qeverinë e Ljupço Georgievskit. “Sot përsëri, edhe pse unë nuk jam futur në hetimin e PSP-së me përmendin se 17 vjet më parë kam marrë pjesë në diçka që në atë kohë, as si ministër kam pasur kompetenca për të marrë pjesë, as shumica e njerëzve në atë…

Lexo më Shumë

Të gjitha gjeneratat e reja të nxënësve duhet të edukohen të jetojnë bashkë në një shoqëri dhe një bashkësi, pasi ajo është përparësi dhe bazë e prosperitetit të përgjithshëm, nuk është diçka e padëshirueshme dhe rrezik për konflikt, ka porositur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në manifestimin “Bashkë ndërtojmë ura” që sot u realizua në qytetin e Shkupit në bashkëpunim me OSBE-në, njofton MEDIAL. “Fokusi kryesor në projektin janë nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, arsimtarët dhe drejtuesit e saj të cilët organizojnë aktivitete të ndryshme përmes së cilës të rinjtë njoftohen me vlerat më të larta…

Lexo më Shumë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Pens i ka dërguar letër kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në të cilën shpreh bindje për mbështetjen e tij të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Në letër, kumtoi pres shërbimi qeveritar, nënpresidenti Pens shkruan se ka pasur nder të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe se e vlerëson mundësinë që bashkërisht të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës me Republikën e Greqisë. Në letrën e tij nënpresidenti Pens e ka theksuar mirënjohjen e tij për…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski shpreson se seanca parlamentare mund të sjellë një kthesë. “Nëse e dëgjon udhëheqësinë e LSDM-së, duket se gjithçka ka mbaruar. Nëse dëgjon atë të VMRO-DPMNE-së, asgjë nuk do të ndodhë. Dëshiroj që të gjendet një gjuhë e përbashkët”, ka thënë Georgievski gjaë emisionit Top Tema. Më tej, ish-kryeministri Georgievski nuk beson se zgjedhjet do të sjellin një zgjidhje. “Në zgjedhje përsëri do të ketë pyetje se kush është për PO dhe kush është kundër Marrëveshjes, sikur në referendum. Mendoj se me zgjedhjet do të konfirmojmë vetëm bllokimin. Zgjedhjet janë rrezik, sepse ata mund të varrosin marrëveshjen dhe…

Lexo më Shumë

Banka Botërore do t’i vendosë në dospozicion  rreth 400 milion euro  Maqedonisë për projektet në katër vitet e ardhshme.  Kjo ishte theksuar në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në të cilat merr pjesë delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e BPRM-së Anita Angelovska Bezhoska. Për pakon e projekteve dhe strategjinë e re për bashkëpunim me Bankën Botërore, siç kumtoi Ministria e Financave, është biseduar në mbledhjen e delegacionit të Maqedonisë me nënkryetarin e Bankës Botërore, Siril Muler dhe drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder. Me këto…

Lexo më Shumë

Kuvendi dhe udhëheqësit politikë duhet të marrin vendime në lidhje me perspektivat e ardhshme të vendit. Kur pyetje të tilla vijnë në Kuvend, deputetët kanë një përgjegjësi për të vënë interesat e vendit mbi çdo gjë tjetër, thotë kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja. Ai në intervistë për AIM-në tha se me kërkesën e opozitës për të zgjedhur kryeprokuror të ri si një kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilën nga qeveria thonë që kërkojnë amnisti për ish-udhëheqësin Nikolla Gruevskin, OSBE në vazhdimësi do ta mbështet përgjegjësinë, duke përfshirë të gjitha abuzimet e pretenduara…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike hapi një hetim të ri të koduar me emrin “Posta e Bankës”. Bëhet fjalë për hetim financiar, brenda të cilit tre nga nëntë të dyshuarit janë marrë par gjyqtari në procedurat paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1. Hetimi mbulon disa ngjarje të ndërlidhura për kryerjen e veprave penale, pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga një vepër penale, dhe me këtë janë të përfshirë nëntë persona: Kole Smillevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Gjeorgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev. Nga veprat e kryera penale gjatë periudhës 2001-2010, është kryer…

Lexo më Shumë

Një nga profesorët më të kualifikuar të ligjit belg të Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB), Eric David, ka pranuar të japë mendim të jashtëm ekspert për përmbajtjen e marrëveshja së Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Profesori, i cili në nivel personal beson se “kërkesat greke janë të ekzagjeruar”, nuk sheh asnjë kërcënim për popullin maqedonas të kësaj Marrëveshjeje dhe nuk pajtohet me akuzat se është shkelur e drejta për vetëvendosje të popullit të Maqedonisë, sepse në rastin e emrit ky koncept nuk është i zbatueshëm, shpjegon ai. Në mosmarrëveshjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, nuk bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Të hënën në Maqedoni do të mbahet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Seanca do të tregojë se do të vazhdohen procedurat për realizim të marrëveshjes së Prespës, apo Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Portalb.mk. Dje Komisioni për Çështje Kushtetuese i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kurse i njëjti do të jetë në rend dite të seancës plenare të hënën, me fillim prej ora 11:00. Dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është largë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. “Nuk jemi larg vendimit…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për zgjedhje. Ndryshimet kushtetuese kanë përfunduar dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i votojnë. Këtë sonte e deklaroi anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministër i Financave, Trajko Slaveski. Para seancës së KE të partisë, Sllaveski tha se do të bisedojnë për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme dhe për datat për mbajtjen e tyre: më 25 nëntor, 2 dhjetor, 9 dhjetor apo në pranverë. “Çështja e parë është përgatitja e infrastrukturës partiake, e cila ka filluar. E dyta është përgatitja e një programi inovativ me të cilin VMRO-DPMNE do të prezentohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare…

Lexo më Shumë

Edhe njëherë, kryeministri Zoran Zaev i ka bërë thirrje opozitës maqedonase që të mendohen edhe njëherë para se para tyre të dalin ndryshimet kushtetuese qe duhet të votohen nga dy e treta e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Seanca është caktuar për ditën e hënë, kurse Zaev shprehet se e ka të qartë pozicionin kundërshtues të opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai madje rithekson se është e qartë se pa votat e tyre nuk ndryshohet Kushtetuta e vendit, mirëpo kërkon që ta dij nëse ka diçka që mund të ndryshoeht te opozita. Zaev iu qas edhe njëherë rezultatit të referendumit, duke…

Lexo më Shumë