“Nuk ka mundësi tjetër për të dy popujt përveç marrëveshjes së Prespës”, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras në fjalimin e tij në Këshillin e Lartë të Partisë qeveritare Syriza vetëm disa ditë para se parlamenti i fqinjit verior të Greqisë, Maqedonia, të votojë për ndryshimet kushtetuese që kërkon kjo marrëveshje. “Marrëveshja e Prespës është një mundësi unike dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt dhe për stabilitetin në Ballkan. Nëse fqinjët tanë nuk e aprovojnë atë, duhet të dinë, dhe unë them me sinqeritet, se nuk ka alternativa të tjera”, tha Tsipras, shkruan tch. Në të njëjtën kohë, Tsipras…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i folësve të gjuhës gjermane çdo ditë e më shumë po rritet në Maqedoni, ndërsa rreth 70% të studentëve në Gjermani janë nga vendet e sh Jugosllavisë. Raport i publikuar nga “Quartz”, bazuar në të dhënat e siguruara nga aplikacioni për mësimin e gjuhëve të huaja “Duolingo”, tregon se vendet e Ballkanit përpiqen që ta mësojnë më shumë gjuhën gjermane, shkruan gazeta KOHA. Gjermania konsiderohet njëra ndër fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian, ndërsa gjuha gjermane është gjuha më e folur në Europë. Shumë të rinj në Maqedonia edhe më gjerë në rajon, po përpiqen të mësojnë gjermanisht dhe…
Rezultatin e referendumit te ne, por edhe Marrëveshjen e Prespës, në bisedë për MIA-n i analizon gazetarja greke e radios “Athina 98.4” dhe “Makropolis.gr”, Aleksandra Vuduri. Ajo shpreh befasi nga përqindja e ulët e jehonës në referendum dhe thotë se kjo u jep argumente atyre të cilët janë kundër marrëveshjes edhe në të dyja vendet. Në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, për zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, gazetarja me përvojë thotë se ky është kompromis i ndershëm, marrëveshje e mirë që hap perspektiva edhe për të dyja vendet, por edhe zgjidhje e cila gjithsesi është vonuar dhe ka…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për herë të parë për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ta nea”, Zaev ka thënë Maqedonia përkrah një zgjidhje pozitive për Kosovën, mirëpo se Ballkanit nuk i duhen luftëra të reja, transmeton lajmi.net. “Qeveria e Maqedonisë mendon se Ballkanit nuk i duhen konflikte të reja. Vetëm të bashkuar ne mund të përparojmë më shpejt, dhe të përmbushim aspiratat tona për në BE. Maqedonia po ashtu përkrah një zgjidhje e cila do të ishte pozitive për Kosovë”,…
“Nga ju kërkoj që të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar integritetin fizik të deputetëve pavarësisht nga cila parti politike ata vijnë dhe për të informuar Zyrën e Prokurorit Publik Themelor sipas detyrës zyrtare për të hetuar të gjitha kërcënimet drejtuar deputetëve”, shkruan në letër deputetja Remenski, nëkryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Medial.mk. Ndërkaq, më shumë se një vit, mjedisi shoqëror në të cilin deputetët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të shprehura publikisht për jetën e tyre, sigurinë e familjeve të tyre, fëmijëve dhe përdorimin e gjuhës së…
Sekretari ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev u takua me Jan Eric Surotchak, drejtorin e ri të IRI-it për strategjinë transatlantike dhe drejtorin aktual të IRI-it për në Evropë. Gjorçev e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën aktuale politike në Maqedoni pas përfundimit të referendumit të pasuksesshëm më 30 shtator. Qytetarët mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por është e qartë se në mesin e njerëzve ka mosbesim të madh drejtë politikave të Zoran Zaevit. Gjorçev shtoi se treguesit ekonomikë po përkeqësohen, së bashku me persekutimin politik dhe lirinë e medias, si dhe prapambetjen e përgjithshme të Maqedonisë në shumë fusha.…
Në seancën e jashtëzakonshme të djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-të, i cili siguron fonde shtesë për Fondin e Sigurimeve Pensional dhe të Aftësive të Veçanta, Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencisë e Punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndryshimet e propozuara nga qeveria që do të miratohet nga Kuvendi, bëri një rishikim në anën e të ardhurave të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 për 0.5 për qind më pak, domethënë 1 miliard denarë “Procedura për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për…
Nuk ka paraburgim për Tome Gllavçev, Ratko Dimitrovskin dhe Kole Smilevskin, të dyshuar në hetimin për larje të 5 milionë eurove për rastin “Banka Postare”, për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje e kërkoi këtë masë, njofton Portalb.mk. Pas dëgjimit të të dyshuarve, gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë vendosi që të mos u shqiptojë paraburgim. Gjykata ua ka marrë pasaportave Kole Smilevskit, ndërkaq Tome Gravçev dhe Ratko Dimitrovski duhet që të paraqiten në gjykatë. Prokuroria Speciale menjëherë e ka ankimuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake deri te Këshilli Penal, për shkak të rrezikut për arratisje të tre të…
Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, foli për ndryshimet kushtetuese që janë para deputetëve dhe nëse qeveria pret miratimin e tyre. Ai u përgjigj edhe pyetjes së deputetit të shumicës parlamentare, Ferid Muhiq, dhe nëse qeveria është duke pritur votën e tij tani. “Interesi i fortë i kësaj shoqërie është që të gjithë deputetët kanë lirinë për të vendosur sipas ndërgjegjes dhe urtësisë së tyre, sepse zëri i tyre është me përgjegjësi të madhe. Dhe zëri i tyre “për”, por edhe zëri i tyre “kundër”. Unë mendoj se kjo nuk është çështje shqetësimi, as…
Nuk ka zgjidhje alternative për anëtarësim të vendit fqinj në NATO dhe në BE, Marrëveshja e Prespës është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, duke folur para anëtarëve të Komitetit Qendror të SYRIZA-s. “Dua të theksoj se këtë Marrëveshje që e kemi para nesh është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, për edhe për stabilitetin e Ballkanit. Nëse fqinjët tanë e hedhin poshtë këtë marrëveshje përmes proceseve të cilat plotësisht janë për t’u respektuar dhe të parashikuara nga Kushtetuta e tyre, do të duhet ta dinë, dhe…
Republika e Maqedonisë është duke hyrë në një krizë sociale, ekonomike dhe politike. Pamundësia për të menaxhuar proceset politike, të përmbushë premtimet e premtuara dhe të cilat janë të nevojshme për qytetarët, qeveria dhe Zaevi e shtynë vendin në një krizë më të madhe dhe më të rrezikshme. Bëhet fjalë për një qeveri me legjitimitet të humbura, një qeveri që nuk ka dhënë asnjë rezultat të vetëm. Marrëveshja me Greqinë është parashuta pas së cilës fshihet vjedhja e dekadës, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një video të filmuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kriza nuk është një pengesë…
Ndonëse nuk arriti të marrë 51 përqind të votave të qytetarëve, referendumi për emrin e Maqedonisë po shihet i suksesshëm për faktin se nga 36.79 përqind sa votuan, 91.37 përqind votuan në favor të ndryshimit të emrit. Tash i mbetet Kuvendit të vendosë nëse do të miratojë rezultatin e referendumit për emrin. E për këtë nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muamet Hoxha është shprehur optimist se edhe deputetët e opozitës do t’i përgjigjen pozitivisht propozim-vendimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë, të cilat kjo e fundit qysh të hënën i ka nisur…

