Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Mitko Jançev, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka ftuar deputetët e Kuvendit që të amnistojnë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit. Ai thotë se me ngritjen e dorës (votë) mund të lirohen personat të cilët sipas tij, më 27 prill në eufori dhe pa qëllim kanë bërë marrëzira. “Thirrjen e Zaevit unë e kuptova si amnisti. Dhe hajde ta bëjmë atë amnisti. T’i lirojmë njerëzit, të cilët në eufori të 27 prillit, pa qëllim ose organizim, bënë marrëzira. Kjo punë duhet të përfundojë në Parlament, me ngritjen e dorës për amnisti të të gjithëve. Unë kështu do…

Lexo më Shumë

“Pas referendumit të pasuksesshëm rreth 15 miq të mi deputetë, mes të cilëve edhe unë janë ftuar nga ana e PSP-së për lëndë të ndryshme dhe mendoj se me këtë tregohet se Prokuroria Speciale ka qëllimin e saj politik, gjegjësisht gjithë këto raste dhe procedura kanë për qëllim të shtyjnë disa deputetë të votojnë kundër vullnetit të popullit, “pro” ndryshimeve kushtetuese”. Këtë e deklaroi deputeti Antonio Milloshoski, pasi është marrë në pyetje nga ana e PSP-së për rastin “I fuqishmi”, duke shtuar se më e rëndësishme se gjithçka është të respektohet vullneti i popullit. “Lëndët nuk do t’i komentoj, por…

Lexo më Shumë

Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovksa, duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev, thotë se duke marrë parasysh nevojën për të siguruar dy të tretën e shumicës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, kryeministri në deklaratën e tij qartë ofron amnisti për pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend më 27 prill, njofton Portalb.mk. “Unë nuk e di çka domethënë pajtim nacional, në kushte kur të gjithë e dimë se po zgjidhet çështje në mes deputetëve e cila do të thotë ose shkuarje në zgjedhje ose votim të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Nuk e di, ne…

Lexo më Shumë

Përmes sekretarit të përgjithshëm të partisë, Igor Janushev, OBRM-PDUKM-ja e ka hedhur poshtë ofertën për amnesti, të cilën kryeministri Zoran Zaev e ka ofruar nga Kuvendi i Maqedonisë. Sipas tij, para se gjithash kërkohet drejtësi për rastet gjyqësore të ish-funksionarëve të kësaj partie politike. Janushev shprehet se në bazë të argumenteve do dëshmive, paanshëm institucionet duhet të sjellin vendim të drejtë për të akuzuarit. Me vendosmëri, Janushev tha se nuk bëhet fjalë për amnesti, dhe se kërkohet drejtësi për raste të fabrikuara dhe të montuara. https://www.facebook.com/a1onmk/videos/273367139953917/

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë në rend dite diskutimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni. Ferid Muhiq, deputet i pavarur, si duket ka ndryshuar mendje rreth Marrëveshjes së Prespës, dhe shprehet se do të votoj “për”. Në debatin që mbahet në Kuvend, ai tha se marrëveshja është e keqe dhe se përmban çështje serioze. Muhiq thotë se marrëveshjen do ta votojë një qeveri tjetër, nëse nuk do ta…

Lexo më Shumë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Michael Roth përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, ka dërguar përkrahje për Maqedoninë lidhur me debatin që sot deputetët po e bëjnë për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. “Fat i mirë për të gjithë miqtë e mi maqedonas. Vazhdoni përpara. Dera e Evropës patjetër duhet të mbetet e hapur. Marrëveshja e Prespës është mundësia e vetme”, ka shkruar Roth. https://twitter.com/MiRo_SPD?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1051790858230669312&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F563573-roth-ne-twitter-fat-i-mire-per-te-gjithe-miqte-e-mi-maqedonas-vazhdoni-perpara%2F

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e rëndësishme dhe e favorshme për Greqinë dhe për rajonin dhe do të marrë shumicë të deputetëve në Parlamentin grek, tha ministri grek i Detarisë, Fotis Kuvelis në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke. “Vlerësimi im është, por do të thoja edhe bindje se Marrëveshja e Prespës, është një marrëveshje veçanërisht e rëndësishme dhe volitshme për Greqinë dhe për rajonin më të gjerë dhe do të kalojë. Vlerësimi im është se numri i deputetëve në Parlamentin grek të cilët do të votojnë për Marrëveshjen e Prespës, gjithsesi nëse gjithçka përfundojnë, siç është…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA, me kryetar Afrim Gashin, në lidhje me ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, për t’i falur dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, thotë se politika nuk duhet të përzihet në punën e gjyqësorit, ndërkaq pajtimi është i mundur pasi të kërkohet falje dhe të ketë përgjegjësi, njofton Portalb.mk. “Parimisht jemi në qëndrimin se politika nuk ka të drejtë dhe nuk do të duhej në asnjë mënyrë të përzihet në punët e gjyqësorit. Çlirimi i drejtësisë nga politika është parakusht i shtetit të së drejtës dhe i perspektivës evropiane. Pajtimi është i mundur kur të kërkohet…

Lexo më Shumë

Deputeti Pavle Bogoevski nga koalicioni i LSDM-së, gjatë debatit të sotëm në seancën kushtuar ndryshimeve kushtetuese, duke i replikuar deputetit të VMRO-DPMNE-së,  Ilija Dimovski, i mohoi akuzat se qeveria nuk e ka ftuar opozitën në procesin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk. ” Thoni që opozita nuk ka qenë e konsultuar gjatë rrjedhës së bisedimeve, por nuk është e vërtetë, keni qenë të konsultuar në proces, përveç asaj asnjëherë nuk e keni pyetur opozitën e atëhershme kur ju biseduat. Pakënaqësia juaj rrjedh nga fakti që dikush tjetër është duke e zgjedhur një çështje që ju…

Lexo më Shumë

Edhe pse ruta e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor është e mbyllur, megjithatë përmes kanaleve kontrabanduese qindra emigrantë çdo ditë e kalojnë kufirin e Maqedonisë dhe nisen drejt BE-së. Ende ka rreziqe të sigurisë nga një valë e re eventuale e emigrantëve nëpër rutat e vjetra, si dhe hapje e rutave të reja. Këtë e konkluduan pjesëmarrësit në Sesionin e tretë të Grupit punues- 4 – (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MK) që u mbajt sot në Shkup. Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, tha…

Lexo më Shumë

Tome Axhiev, ish kryetar i Komisionit për lustrim, të hënën është paraqitur për intervistim në zyrat e Prokurorisë Speciale Publike. Prezenca e Axhievit në PSP mendohet të jetë në cilësinë e të dyshuarit për lëndën “I forti”, ku i dyshuar kryesor është deputeti aktual i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshevski. Më 18 mars të këtij viti, PSP njoftoi se ka hapur lëndë hetimore kundër Milloshevskit, babait të tij, një ish-kryetari të Makedonski Brodit dhe 11 personave tjerë. Në rastin “I forti”, Milloshevski dyshohet se të afërmve të tij, për çmime të ulëta u ka mundësuar blerjen e një prone shtetërore. Gjatë prezantimi…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev ka thënë se e vlerëson dorën e zgjatur për pajtim nga kryeministri Zoran Zaev, mirëpo ai nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese. “Keni vendosur që këtë çështje nacionale ta zgjidhni vet. E pranojmë kritikën se kemi mundur për 10 vite ta zgjidhim, Por, para se të nënshkruhet marrëveshja nuk kërkuat konsensus”, ka thënë Danev, duke shtuar se ai do ta respektoj vendimin e qytetarëve të dhënë në referendum, i cili, sipas tij ka dështuar për shkak të censusit.

Lexo më Shumë