Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot njoftoi se sërish është anuluar shpallje publike për ndihmë financiare të kompanive ajrore, që u publikua më 13 shtator të këtij viti. Në konferencë për shtyp nga qeveria, Sugareski tha se deri në fund të afatit është dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, e cila nuk ka përkuar me kushtet dhe kriteret e tenderit.
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e deputetit Ljuben Arnaudov, me garancion që të mbrohet në liri, gjegjësisht i ndërpritet masa e burgut shtëpiak. Deputeti Arnaudov sot pas seancës për rastin “27 prilli” tha se kërkesën kusht e kishte bërë që në korrik, ashtu që ngeli të vendos gjykata. Ai u pyet se a është për ndryshime kushtetuese në këmbim të amnistisë, Arnaudov tha se “deri më tani ende nuk kam menduar, por sigurisht do të punojmë për interesin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas” Në informacionin për “Tv24” që e kanë konfirmuar nga Gjykata e Apelit thonë se edhe…
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë e konsideron për vendimin të paligjshëm të trupit gjykues të Gjykatës Penale për të përjashtuar publikun nga seanca e sotme për rastin “27 prill”, për të cilën, siç thonë ata, shkelin të drejtën për gjykim të drejtë dhe parimin e publicitetit të procedurës si një komponent i pashmangshëm i kësaj të drejte dhe si garanci për sjelljen e drejtë dhe të ligjshme të gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komiteti i Helsinkit sugjeron se në të ardhmen publiku duhet të përjashtohet vetëm kur të plotësohen kushtet e përcaktuara shprehimisht në…
Takim i fshehtë, sipas gazetës greke “Ta nea”, kanë pasur dje kryeministri grek Aleksis Cipras dhe partneri i tij i koalicionit dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Takimi nuk është realizuar në pallatin e kryeministrit, por në Klubin e personave ushtarak, ku shkurt pas orës 15 kishin edhe drekë pune. Sipas “Ta nea”, dy partnerët e koalicionit, e kanë konfirmuar marrëveshjen e tyre për të vazhduar së bashku deri në mars, gjegjësisht deri në momentin kur Marrëveshja e Prespës të arrij në Kuvendin grek. “Gjatë drekës, që ishte pas sulmeve të fuqishme ndaj kryetarit të Grekëve të pavarur nga numri…
“Bisedimet parainkuadruese për hyrjen e Maqedonisë në NATO fillojnë zyrtarisht të enjten dhe të premten në Bruksel, me vizitën e anëtarëve të Komitetit për integrim në NATO dhe të Komitetit punues për integrim në selinë e Aleancës ku do të takohen me përfaqësues të saj, të cilat do të jenë të kyçura në procesin e vërtetimit të harmonizimit të vendit me standardet e NATO-s. Me këtë sesion të bisedimeve në Bruksel, Maqedonia de fakto e hap fazën e fundit në raportet me NATO-n para anëtarësimit në Aleancë për çka vendit mori ftesë në Samitin në korrik në Bruksel këtë vit”.…
Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni i kanë hedhur poshtë raportet në shtypin vendas sipas të cilave kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për kompromise të dhimbshëm siç do të ishte falja e sulmit të 27 prillit ndaj ligjvënësve në Parlament. Mediat i kanë keqkuptuar fjalët e tij deklaroi ministri pa portofol përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi. Thirrja e Zaevit për pajtim kombëtar sipas Ademit nuk nënkupton në asnjë mënyrë një aministi. “Gjyqet që përfshijnë episodin e dhunshëm të prillit të kaluar nuk kanë lidhje me apelin për pajtim, deklaroi ministri.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski si i dyshuar për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvend, me vendim të Këshillit Penal do të mbrohet në liri. Për ta shfuqizuar masën e burgut shtëpiak Vasilevski si garanci ka ofruar rreth 400 mijë euro dhe pronë të patundshme njofton Portalb.mk. “Këshilli Penal për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 –Shkup, me vendim në kuadër të propozimit të S.V i akuzuar në lëndën KOK nr. 40/18 lidhur me ngjarjet nga 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka sjellë vendim me të cilën e ka miratuar ofertën…
Për shkak të mungesës së të pandehurit Aleksandar Brajkovski gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhuna në Qendër” është anuluar për më 29 tetor. I pandehuri në gjykatë ka dorëzuar parashtresë me të cilën i njofton se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në Komunën e Gazi Babës, në të cilën ai është këshilltar. Prokurorja Fatime Fetai, tha se shkaqet për mungesë të Aleksandrit nuk janë të justifikuara dhe janë me qëllim të zvarritet gjykimi. Ajo propozoi që gjykatësi të urdhërojë arrestim të detyrueshëm edhe atë menjëherë. Avokati Boro Tasevski, tha se kërkesa e PSP-së është e pabazë sepse…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka refuzuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së që t’i mundësojë fjalim para deputetëve liderit të kësaj partie, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev e lexoi kërkesën e partisë, por Xhaferi tha se nuk ekziston mundësi e tillë në Rregullore që do të mund ta ftojë Mickoskin. Përveç kësaj, Xhaferi reagoi edhe për faktin që letra nuk është dërguar te kryetari i Kuvendit. “Nëse keni ndonjë kërkesë ose ndonjë letër për Xhaferin dorëzojeni në adresën në fshatin Forinë ku jeton ai. Këtë që po e flisni ju nuk ka lidhje me Rregulloren. Së pari,…
Me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarit të rrezikuar S1 dhe identitetit të tij kryetarja e këshillit gjyqësor, Dobrila Kacarska e përjashtoi publikun nga seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Gjykatësja Kacarska në seancën e stome lejoi praninë vetëm të OSBE-së dhe një përfaqësuesi të Ambasadës së SHBA-së. Para fillimit të seancës gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për mënyrën e posaçme të marrjes në pyetje të dëshmitarit të rrezikuar, si dhe kërkesën e mbrojtjes të mundësohet pauzë pas marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje nga Prokuroria Publike për përgatitjen më të mirë të mbrojtjes për marrjen…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Karl Johan Hedberg dhe Edin Çollak, përfaqësues të “Suedisë së Biznesit”, roli i të cilëve është të eksplorojë dhe promovojë potencialet e biznesit për kompanitë suedeze. “Maqedonia dhe Suedia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore politike, që paraqet potencial të gjerë për bashkëpunim të dy ekonomive”, theksoi Osmani në takim, duke theksuar aktivitetet e shtetit suedez si në progresin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, ashtu dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë bilaterale që Suedia siguron për Maqedoninë. “Maqedonia është në fillim të fazës së fundit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin…
Ka vazhduar trendi negativ në tregun e telefonisë celulare. Me 1.98 milionë përdorues aktiv në fund të çerekut të parë të vitit 2018, është shënuar rënie prej 0.98 deri 1.78 për qind në periudhën brenda një viti. Sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike, depërtimi është 95.81 për qind e popullsisë, që paraqet rënie prej 1.85 për qind për një vit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm, 953.963 kanë qenë përdorues me parapagesë (-6.15%), 779.811 kanë qenë përdorues me kontratë (+4.58%) dhe 254.603 kanë qenë përdorues afarist me kontratë (-3.60%). Numri i linjave fikse është 366.436, që është…

