Author: Hamdi Kumanova

Me dhënien e dëshmive materiale të PPS-së sot vazhdoi debati kryesor për lëndën “T.N.T.”. Prokurori Burim Rustemi për 1,5 orë prezantoi marrëveshje, ankese, vendime, kërkesë për mendime dhe elaboratet lidhur me kompleksin “Kozmos”. Rustemi me kërkesë të mbrojtjes vazhdoi me leximin e detajuar të 129-të prej gjithsej 684 dëshmive, të cilat janë me rëndësi esenciale për këtë lëndë. Gjykatësi Ognen Stavrev dha gjysmë ore pushim pas së cilit duhet të vazhdojë nxjerrja e edhe 30-të dëshmive. Në Gjykatën Penale të pranishëm janë të akuzuarit ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i mëparshëm i Gazi…

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shqerinska tha “Gjithçka që do të thosha se çfarë përmbajnë amendamentet do të ishte spekulim për shkak se ende jemi në proces të përpunimit të ndryshimeve kushtetuese. Për këtë shkak them sa ka mendime të ndryshme, propozime të ndryshime, megjithatë nëse dalim menjëherë me propozim do të ishte rëndë të sigurohet shumica e dy të tretave pa konsultime dhe për këtë shkak i udhëheqim këto konsultime më gjerësisht” “Amendamentet i përpunojmë jo vetëm bashkërisht me grupet e deputetëve, por edhe me disa ekspertë që njohin materjen kushtetuese. Gjithçka mund të jetë spekulim. Kryeministri kryesonte…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, pak çaste para skadimit të afatit, ekipi i avokatëve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka dërguar lutje deri tek Gjykata Penale që t’i shtyhet vuajtja e dënimit prej dy viteve burg. Avokatët e Gruevskit kanë thënë se përgatitja e lutjes ka kërkuar kohë dhe për këtë arsye është dërguar vonë. Gruevski kërkon që për tre muaj t’i shtyhet vuajtja e dënimit ndërsa si arsyetim për këtë ka theksuar se ka obligime si deputetë por edhe rreth doktoraturës së tij. Gjykata për zbatimin e sanksioneve ka afat deri të enjten t’i përgjigjet kërkesës së avokatëve të Gruevskit.…

Lexo më Shumë

Daniella Rangellova ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së. “Përkundër propozimit të kryetarit Hristian Mickovski, që të mbetem dhe të drejtoj UG deri në fund të mandatit tim, unë kam sjell vendim që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetare e UG të VMRO-DPMNE. Unë japë dorëheqje për shkak të mospajtimeve të qarta me politikat e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE. Unë nuk mund të pranoj të jem pjesë e lojërave të prishura toksike të udhëhequra nga ambicia që të ushqehen disa sedra. Të kesh ambicie është diçka pozitive, por që të jesh i gatshëm të…

Lexo më Shumë

Dëshmitari Veton Kiki duke dëshmuar për rastin gjyqësor “Titanik 3” tha se në momentin kur ka shkuar për të dorëzuar materialin zgjedhor në Këshillin Zgjedhor Komunal, i akuzuari Ismet Guri dhe Qani Toçi i kanë thënë se materiali duhet përmirësuar për shkak se ashtu janë marrë vesh me VMRO-DPMNE-në. Ai tha se ka nënshkruar korrigjimet për shkak se kishte kërcënime indirekte. Kjo dëshmi e nevrikosi të akuzuarin Ismet Guri i cili tentoi të konfrontohet me dëshmitarin duke iu drejtuar me tone të larta, por u ndalua nga ana e gjyqit. Për rastin “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri…

Lexo më Shumë

Zaev dhe njerëzit e tij janë në panik të madhe. Qytetarët panë se si ky pushtet kriminal e kidnapon shtetin, ndërsa karteli i politikanit të vetëm të amnistuar në Evropë, Zoran Zaev vazhdon të pasurohet në kurriz të popullit, ka reaguar sot VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media. Sipas tyre, ligjet, shteti juridik, emri, identiteti, gjuha dhe historia janë viktimë e interesave personale dhe biznesore të personit të amnistuar, Zoran Zaev. “Qytetarët në kryetarin Mickoski dhe në VMRO-DPMNE e shohin shpresën e vetme për shpëtim dhe mbrojtje të interesave nacionale dhe ky fakt e frikëson pushtetin kriminal. Maqedonia nuk mund…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se, pas pranimit të një informacioni, kanë hapur lëndë për ndarjen e një koncesioni për qendrat për dializë. Nga Prokuroria thonë që do të hulumtojnë dyshimet se procedura ka qenë jo transparente dhe se persona juridikë e fizikë kanë qenë të favorizuar tërthorazi. “Duke i ndjekur reagimet e “Nefron”- Shoqata e qytetarëve të sëmurë prej veshkave dhe shkrimet në disa media të cilët tregojnë për një sërë parregullsish në zbatimin e procedurës sipas Njoftimit për ndarje të koncesioneve të qendrave për kryerje të dializave, Prokuroria publike themelore për…

Lexo më Shumë

Dhjetëra banorë të lagjes Teqe të Tetovës, mbrëmë kanë shprehur revoltën e tyre kundër hapjes së një bastoreje sportive në mes të lagjes. Ata u shprehën të mllefosur ndaj institucioneve që japin leje të këtilla, ndërkohë që vite me radhe nuk i përgjigjen kërkesës së tyre për hapjen e një shkolle, apo rregullim të rrugës. “Në Teqe bëhet masakër me hapjen e kazinove bilardove e lloj lloj bizneseve, duke e ditur se Teqeja çfarë halle dhe çfarë probleme me punësimin ka. Mirëpo, këtu si duket dikush ka dorë më të madhe se sa neve, se sa banorët e Teqesë dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “T.N.T”, transmeton Portalb.mk. Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë. Gjykata e Apelit më…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike do të ngrit hetim kundër kryetarit Gjorgje Ivanov për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Ivanov refuzoi të nënshkruajë Ligjin për gjuhë, si dhe ratifikimin për marrëveshjen e Prespës, që sipas Kushtetutës ishte i obliguar ta nënshkruajë. Ndërkaq, ditën e premte pritet që në Kuvendin e Maqedonisë të dorëzohen draft-amendamentet nga Qeveria që dalin nga marrëveshja me Greqinë që u nënshkrua në Prespë ndërmjet dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me tetë deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese, tha se ka biseduar për tre nga katër pika që janë kërkuar nga to. Zëvendësi i trupit kombëtar për pajtim do të jetë deputet nga grupi i ri parlamentar. Zaevi thotë se kërkesa për amnisti nuk është e pranueshme dhe se pajtimi kombëtar bëhet në Kuvend. “Bashkërisht me ministren Renata Deskoska u konsultuam me grupin e ri parlamentar. Konstatoj se gjetën drejtime konkrete në pjesën e garancisë se procesi do të kryet nga ana e Greqisë. Identiteti maqedonas do të përforcohet”, tha Zaev. Ai shtoi…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadiniov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrim e LSDM-së në lidhje me propozim-ligjin për amnisti tha se “nuk do ta lejojmë këtë ndërhyrje brutale në drejtësi duke pranuar këtë ligj”. “Maqedonia është shtet i së drejtës dhe këtë princip e kemi për obligim ta respektojnë. E dimë saktë se çfarë fshihet pas Ligjit për amnisti dorëzuar nga kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, e kjo është amnisti për kriminalitetet të regjimit të Nikolla Gruevskit. Këtë nuk mundemi dhe nuk do ta lejojmë”, tha Kostadinov. Më parë, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, dorëzoi…

Lexo më Shumë